Jesus2Me top graphics
I love you all. I am thankful and touched that you immediately responded to Me through this important Mission

Kisha Ime e mbetur, Dy Dëshmitarët, të referuar në Librin e Zbulesës

e diel, 15 prill 2012 19:16

Volume 2two witnesses of the Book of Revelation Apocalypse 1260 days of abandonement pregnant women of the Book of Revelation end timesto practise faith in hiddenGift of The Holy SpiritGospelto those who believe in these MessagesHoly Masstrue faithIsraelTrue Churchfaithfulness to the faithBibleJewsthe WarningJesus Saviourthe False Prophetprayer for discermentNew Paradiseto clergyApocalypseThe Remnant Armypreparition to persecutionwarning of the Hellfree willGod's LoveGod's Grace

Bija Ime fort e dashur, Unë e kuptoj se disa ngakëto mesazhe nuk kanë kuptim për ty, por ti duhet të kesh besim tek Unë dhe tadish se

Unë duhet të zbulojpërmbajtjen e Librit të Zbulesës, që shpirtrat ta dinë se çfarë të presin nëkëto kohë.

Ju që keni pak besim por që e pranoni Fjalën Time, e cila po jujepet përmes këtij profeti, dijeni se përulësia dhe dëshira juaj, e lindur prejnjë dashurie të pastër për Mua, ju ka sjellë më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.

Ju jeni Kisha Imee Mbetur. Ju jeni Kisha, e referuar në Librin e Zbulesës.

Ju jeni produkt i gruas që lindi një mashkull dhe që udërgua në shkretëtirë ku ju do të jeni të izoluar, por të bashkuar në një, përta shpallur Fjalën Time të Shenjtë dhe për të predikuar Ungjillin e vërtetë.

Gruaja lind Kishën Timetë vërtetë, grigjën Time besnike, e cila nuk do të gënjehet nga Profeti iRremë.

Ju, Kisha Ime, dotë hidheni mënjanë në shkretëtirë për 1,260 ditë, ku ju do të gjenistrehë.

Por me dhuratën e Shpirtit të Shenjtë ju dotë ushqeheni me frytet e dashurisë Sime.

Do të jenë pjesëtarët besnikë të kishave të Mia të Krishtera,duke përfshirë shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe ndjekësit e Mi që do tarefuzojnë Profetin e Rremë, ata që do ta mbajnë Kishën Time të bashkuar.

Juve do t’ju duhet të mënderoni Mua në fshehtësi sepse Mesha do të ndryshojë përtej njohjes nëndrejtimin e Profetit të Rremë.

Ju, jeni ndjekësit e Mi të vërtetë dhe të gjitha hiret e Qiellitjanë duke u derdhur mbi shpirtrat tuaj të çmuar.

Sa shumë Unë ju dua fëmijë dhe sa shumë ma qetësoni vuajtjenTime. Por sa shumë dhimbje ka në zemrën Time për shkak të atyre ndjekësve të Miqë do të refuzojnë të më dëgjojnë Mua.

Ata do të tërhiqen në rrjetë nga Profeti i Rremë drejterrësirës dhe Unë nuk do mund t'i shpëtoj ata.

Me vullnetin e tyre atado të më godasin Mua me shuplakë në fytyrë.

Kishës Sime të Mbetur do t’i duhet ta përhapë fjalën tek fëmijëte Mi të tjerë, duke përfshirë ata që nuk më njohin Mua fare.

Ju, Kisha Ime e Mbetur,do të duhet t’ua shpallni profecitë e Mia dhe Fjalën Time të Shenjtë atyre, qënuk janë të Krishterë apo që nuk i njohin 10 Urdhërimet.

Detyra juaj do të jetë të siguroni që Bibla e Shenjtë të lexohetdhe të kuptohet.

Do t’ju takojë juve për ta informuar botën mbi kuptimin e plotëtë vulave që përmbahen në Librin e Zbulesës, të cilat Unë do t’ia zbuloj Mariassë Mëshirës Hyjnore. 

Dy Dëshmitarët në Librin e Zbulesës:

Ju,ndjekësit e Mi, jeni njëri nga Dy Dëshmitarët

e referuar në Librin e Zbulesës dhe që do tëmbroheni prej Qiellit.

Fjala Ime që ju jepet juve, Kishës Sime të Mbetur, mund tëhidhet mënjanë si një kufomë, por Fjala Ime kurrë nuk do të vdesë.

Hebrenjtë do të jenë i dyti nga Dy Dëshmitarët.

Dy llambat janë Kishat eMia të Krishtera, Kisha tradicionale e vërtetë dhe ata ndjekës të Mi që do tëhidhen mënjanë nga Profeti i Rremë.

Dy Pemët e Ullirit janëIzraeli i Jerusalemit të Vjetër dhe Izraeli i Ri.

Ata, Hebrenjtë, do ta njohin më në fund se Unë jam Mesia dhepredikimi i tyre i të vërtetës do të lihet mënjanë dhe do të flaket ngaProfeti i Rremë dhe Anti-Krishti, që të kalbet si një kufomë. Përsëri, kjoracë e zgjedhur nuk do të vdesë.

Të dyja palët do të ndjehen të mundura, por kjo nuk do të jetë evërtetë sepse ju do të formoni, së bashku me të gjitha fetë e tjera, Kishën evetme të vërtetë – Jerusalemin e Ri, që do të ngrihet nga hiri.

Ju do t'i mbijetoni monarkisë së ligë që do të ngrihet nënudhëheqjen e dyfishtë të Profetit të Rremë dhe Anti-Krishtit, të cilët që të dydo të hidhen në liqenin e zjarrit që është Ferri.

Ky persekutim nuk do tëzgjasë shumë dhe ju do të merrni forcë dhe mbrojtje të madhe.

Do t'ju jepet ndihmë dhe shumë udhëheqës do të dalin midis jushpër t'ju udhëzuar gjatë kësaj periudhe.

Shumë prej jush do të bëhen shenjtorë në Parajsën Time të Redhe, ngaqë keni ndihmuar në ndërtimin e Kishës Sime të Mbetur mbi tokë, do tëmbretëroni me Mua në Qiellin dhe Tokën e Re që do të shfaqet në Ardhjen Time tëDytë.

Atyre prej jush që nuk janë me Mua, do t'iu jepet një kohë shumëe shkurtër për të zgjedhur.

Ju ose do të jeni për Profetin e Rremë dhe kundër Meje, ose dotë jeni për Mua.

Zgjidhni të parën dhe shpirti juaj do të vidhet nga mashtruesi.Sado ashpër të tingëllojë, kjo është e vërteta.

Prova e Pranisë Sime do t'iu jepet të gjithë fëmijëve të Hyjitgjatë Paralajmërimit.

Lutuni që ju ta pranoni të vërtetën se jam Unë, Jezusijuaj i dashur, që ju thërret nga Qielli për t'jua hapur sytë, që të arrinitë shikoni dhe që ju të vini vesh, në mënyrë që të arrini të dëgjoni përpara setë jetë tepër vonë.

Jezusijuaj i dashur




Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara