e shtunë, 14 prill 2012 15:27
Volume 2hatred of Goddescription of eternal damnationfalse love for neighbourslove to sinner and condemnation fo sinfalse mercypurity of faithSacrament of BaptismJesus who suffersNew Paradiseremorsephariseesdo not judgeprideto clergyrole of sufferingwarning of the HellBija Ime tejet e dashur, pavarësisht se sa e vështirë ështëvuajtja jote fizike, ti duhet ta kuptosh se ndërsa ajo vazhdon tëintensifikohet, po kështu e ndjej edhe Unë.
Vuajtja jote reflekton vetëm një copëz të vetë vuajtjeve të Mia.
Duke qenë e bashkuar me Mua, do ta kuptosh se për çdo dhimbjedhe errësirë të brendshme të shpirtit që ti e përjeton, do të njohësh torturënqë Unë e duroj për shkak të mëkateve të njerëzimit.
Shumë njerëz gabimishtbesojnë se vuajtja Ime filloi dhe mbaroi në Kryq.
Vuajtja Ime nuk do të mbarojë derisa të gjithë fëmijët e Hyjittë jenë të bashkuar në dashuri dhe harmoni, ku asnjë mëkat nuk do tëekzistojë, në Parajsën e Re të Atit Tim.
Pavarësisht se sa shumë njerëzimit i është treguar përekzistencën Time, Unë prapë jam i urryer.
Ndër besimtarë, edhe pse jam i pranuar, mësimet e Mia tolerohenprej tyre vetëm sipas kushteve të tyre.
Shumë do t’i trajtojnëtë tjerët me dashuri dhe mirësi, por vetëm nëse ata të cilëve jua ofrojnë këtëdhuratë, do t’i pranojnë ideologjitë e tyre.
Për shembull, shumë do t'i dënojnë mëkatarët në vend që tëtregojnë mirësi dhe të luten për ta. Ata duhet të udhëheqin me shembullin etyre.
Disa do të hedhin përbuzje mbi të tjerët në vend që të tregojnëdashurinë që pritet prej tyre si të Krishterë.
Kurrë mos i dënonitë tjerët edhe kur të mos jeni dakord me ta, sepse kjo nuk është e drejta juaj.Askush, përveç Hyjit, nuk e ka autoritetin për ta gjykuar tjetrin.
Edhe pse shumë besimtarëvazhdojnë të Më bëjnë nderime, kjo bëhet sipas vetë kushteve të tyre.
Disa ndjejnë nevojën që ta veçojnë veten nga motrat dhevëllezërit e tyre për t'i treguar botës se sa të ditur janë ata në çështjetshpirtërore. Pastaj ata përdorin interpretimet e tyre se çfarë do të thotë metë vërtetë Mëshira Ime.
Sa herë e keni dëgjuar se Hyji është i gjithë-mëshirshëm?
Se Ai është kaq i mëshirshëm sa, ngaqë Ai i do të gjithë, Ai kurrë nuk do t’idënojë ata?
Se Ai nuk do ta çonte kurrë një shpirt në Ferr?
E pra kjo është një gënjeshtër. Kaq shumë gënjeshtra, kuekzistenca e Ferrit mohohet, do të çojnë në rënien e të Krishterëve.
Njerëzit e dënojnë vetene tyre në Ferr. Unë nuk i vendos ata atje. Ata e zgjedhin vetë atë, dukerefuzuar që t'ia kthejnë shpinën mëkatit mortor.
Ata as edhe nuk kërkojnë falje dhe as nuk tregojnëpendesë. Ky lloj tëmenduari është i rrezikshëm dhe është detyra e të gjithë të Krishterëve që t’iparalajmërojnë të tjerët mbi rreziqet e Ferrit.
Kaq shumë, përfshirë edhe ata që ua refuzojnë fëmijëve të tyreSakramentin e Pagëzimit, flasin sikur mëkati të mos ketë më rëndësi.
Ata besojnë se i gjithë mëkati ‘do’ të falet. Kjo nuk është e saktë.
I gjithë mëkati ‘mund’të falet, pavarësisht se sa i zi është, por vetëm nëse mëkatari kërkonfalje.
Tani Unë ju flas nga Qielli për t’i përgatitur të gjithë fëmijëte Hyjit për Ardhjen Time të Dytë dhe çfarë gjej Unë?
Unë ju flas nga prapa mureve të burgut dhe nga një qeli në tëcilën ju më keni hedhur Mua, sepse ju refuzoni të besoni se Unë mund t’juflisja në këtë mënyrë.
Oh sa më ofendoni Mua!
Juve që i keni shpenzuarjetët tuaja të përkushtuara ndaj Meje dhe jeni në dijeni rreth Shkrimeve të Miatë Shenjta, por që tani më refuzoni, Unë ju them këtë.
Refuzimet tuaja ndajMeje tani, do t’ju lënë të shqetësuar dhe në trishtim të madh, kur e vërteta t'juzbulohet.
Sepse atëherë ju do t'injihni shpirtrat që ju i hodhët mënjanë, kur Mua më duhej ndihma juaj përt'i shpëtuar ata.
Sa më bëni të lotoj me trishtim për verbimin tuaj tëshkaktuar nga mungesa juaj e përulësisë.
Ju e vini në dyshim Fjalën Time të Shenjtë kur ju duhet tapërqafonit atë, ta mbërthenit fort atë, sepse ju jeni shpirtra duke umbytur dhe ju mungon bujaria e zemrës.
Ju lutem që t’i përgjigjeni thirrjes Sime.
Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit