e enjte, 12 prill 2012 11:27
Maria Divine Mercysins of the clergyheresyto cardinalsto bishopscardinalsto those who believe in these Messagesfaithfulness to TruthApostle Simon PeterCrusade Prayersgood as an evilfaithfulness to the faith1000 yearsBibleto priestsChruch will fallcourage to proclaim the TruthBenedict XVICatholic Churchthe False ProphetNew Paradisephariseesthe Second Comingmasonryto clergysinful lawApocalypseJesus I trust in youschismThe Remnant Armysatan's armychanging the interpretation of Holy ScriptureJesus' stay on EarthGod's TruthBija Ime tepër e dashur shumë njerëz akoma më refuzojnë Muanëpër botë dhe kjo ka të bëjë me opinionin publik.
Aq shumë errësirë ka zbritur mbi të gjithë fëmijët e Hyjit, saqëfare pak e kanë guximin për ta shpallur publikisht Fjalën Time.
Besimtarët janë të frikësuar ndaj abuzimeve verbale dhe talljevetë liga që do t’iu duhej të duronin nëse ata do të flisnin hapur për FjalënTime të Shenjtë.
Madje edhe ndjekësit e devotshëm nuk e kanë guximin që tëngrihen dhe t’i luftojnë ligjet e liga të futura në vendet e tyre, të cilat eshpërfillin fjalën e Atit Tim.
Priftërinjve iu vjenturp të shihen duke u ngritur për të vërtetën e mësimeve të Mia, nga frika semos izolohen.
Tani, më shumë se kurrë, për shkak të turpit që atyre iu duhettë durojnë si pasojë e mëkateve të liga të disave prej vetë urdhrave e tyre,ata e gjejnë të pamundur që t’i dëgjohet zëri.
Kur një shërbëtor ishenjtë trim vendos të ngrihet dhe ta mbrojë të vërtetën e mësimeve të Mia, aido të vuajë tmerrësisht. Ata akuzohen për mungesë tolerance, mungesëdhembshurie, mungesë dashurie dhe mungesë respekti për të drejtat e njeriut.
E shikoni pra, fëmijë, se e vërteta e mësimeve të Mia, e folurpërmes shërbëtorëve të Mi të shenjtë, po trajtohet si një gënjeshtër.
Përkundrazi, gënjeshtrat, ato versione të shtrembëruara të sëvërtetës së përmbajtur në Shkrimin e Shenjtë, janë duke u paraqitur si evërteta.
Satani ka fituar mbi kaqshumë shpirtra, përfshirë edhe udhëheqës brenda vetë Kishës Sime, dukerezultuar në faktin se shumë njerëz të pafajshëm e kanë të vështirë që t’ikushtojnë besnikëri Vullnetit Tim të Shenjtë.
Sa shumë Unë kam qenë braktisur dhe lënë mënjanë, për të lejuarqë gënjeshtrat e mbjella në mendjet e Shërbëtorëve të Mi të Shenjtë, tëpranoheshin nga shumica.
Këto gënjeshtra të liga shtrihen përtej kësaj.
E vërteta e Shkrimit Tim, e përmbajtur në Librin e Zbulesës, kaqenë interpretuar nga kishat e Mia të shumta. Kaq shumë variacione, dhe tëgjitha janë të bazuara në interpretimin njerëzor.
Papa Im i dashur Benedikti XVI është Papa i fundit ivërtetë mbi këtë tokë.
Pjetër Romaku, është Pjetri Im, apostulli origjinal i cili do tadrejtojë Kishën Time nga Qielli, nën komandën e Atit Tim të Përjetshëm. Pastaj,kur Unë të vij për të mbretëruar, në Ardhjen Time të Dytë, ai do të qeverisë mbitë gjithë fëmijët e Hyjit, kur të gjitha fetë do të bëhen një Kishë e vetme eShenjtë, Katolike dhe Apostolike.
Unë flas vetëm të vërtetën bija Ime.
Unë duhet të të paralajmëroj së shumë profetë të rinj tëvet-shpallur do të dalin tani, të cilët do ta kundërshtojnë Fjalën Time tëShenjtë që po të jepet ty, profetit të vërtetë të kohës së mbarimit.
Në fillim ata do t'i bindin besimtarët se fjalët e tyre vijnënga Unë.
Fjalët e tyre do të jenë të zgjedhura me kujdes dhe kuptimi ityre do të jetë i paqartë dhe pak ngatërrues. Por shumë nuk do ta vënë re këtëdobësi dhe do t'i përkrahin mesazhet e tyre sepse ato do të duken të jenë nëlinjë me Shkrimin e Shenjtë.
Kur shumë shpirtra të jenë joshur, atëherë do të fillojë sulmi.
Ata, bija Ime, janë duke u dërguar për t’i përgatitur fëmijët eHyjit që ta pranojnë Papën tjetër, i cili vjen pas Zëdhënësit Tim të dashurPapa Benediktit. Ky Papë, mund të zgjidhet nga anëtarët brenda Kishës Katolike,por ai do të jetë Profeti i Rremë.
Zgjedhësit e tij janë ujqër të veshur si dele dhe janë anëtarëtë grupit sekret Masonik dhe të lig që drejtohet nga Satani.
Ja se si Satani do përpiqet ta shkatërrojë Kishën Time.
Për fat të keq, ky Profet i Rremë, do të tërheqë një numër tëmadh ndjekësish. Ata që do ta kundërshtojnë atë, do të persekutohen.
Vraponi fëmijë, për sa ta keni mundësinë. Denoncojinigënjeshtrat që do të paraqiten nga ata që përpiqen për t'ju bindur mbivërtetësinë e Profetit të Rremë.
Jini të fortë. Qëndroni besnikë ndaj Meje, Jezusit tuaj. Kurrëmos e dyshoni Fjalën Time të Shenjtë.
Libri i Zbulesës, është fjala e vërtetë e Hyjit. Ai nuk gënjen.
Jo të gjitha sekretet e përmbajtura në të, janë të njohura përju akoma. Unë do të zbuloj gjithçka përmes Marias së Mëshirës Hyjnore,megjithëse e vërteta do të sulmohet vrullshëm dhe do të trajtohet si herezi.
Mbajeni mend një mësim të rëndësishëm. Fjala Ime, kur isha nëtokë, qe trajtuar si herezi kur Unë erdha herën e parë.
Fjala Ime, që po ju jepet tani në Ardhjen Time të Dytë, do tëtrajtohet gjithashtu si e tillë nga besimtarët, përfshirë edhe shërbëtorët e Mitë shenjtë që përfaqësojnë Kishën Time në tokë.
Satani do të sakrifikojë shumë shpirtra që të kënaqë synimet etij përfundimtare për të shkaktuar dhimbjen më të madhe të mundshme të zemrës.
Të jeni të sigurt se do të jetë Kisha Katolike, e themeluar ngaUnë dhe e vendosur nën komandën e apostullit Tim të dashur Pjetër, ajo e cilado të vuajë më shumë në kohët e fundit.
Të jeni vigjilentë në çdo kohë.
Ju lutem recitojeni këtë Lutjetë Kryqëzatës (44) – Forcë për tëmbrojtur Besimin tim kundër profetit të rremë
I dashur Jezus, më jep forcë të përqendrohem në Mësimet e Tuadhe të shpall Fjalën Tënde të Shenjtë në çdo kohë.
Kurrë mos më lejo të tundohem të adhuroj profetin e rremë, icili do të përpiqet të paraqitet si Ti.
Ruaje të fortë dashurinë time për Ty.
Më dhuro Hiret e dijes, që kurrë të mos e mohoj të Vërtetën epërmbajtur në Biblën e Shenjtë, pavarësisht se sa shumë gënjeshtra do të mëparaqiten për të më inkurajuar që t'i kthej shpinën Fjalës Tënde të Vërtetë.
Amen.
E vërteta është shkruar në Shkrimin e Shenjtë.
Libri i Zbulesës nuk i zbulon të gjitha sepse Unë vij vetëmtani, Qengji i Hyjit, për të hapur librin që bota ta shikojë.
Çdo lloj interpretimi njerëzor në lidhje me 1,000 vjetët, nukështë i besueshëm.
Ju duhet të keni besim vetëm në fjalën e Hyjit.
Jezusi juaj i dashur