Jesus2Me top graphics
I love you and await your response to My pleas for prayer.

Virgjëra Mari: Koha që Unë ta shtyp gjarprin po afron

e martë, 10 prill 2012 20:45

Volume 2Immaculate Heart of Our Ladyto cardinalsto bishopsOur Lady as Co-Redemptrixangelsantient serpent - devilcall to prayerpersecution of this Missionrole of fastingBibleto prieststactic of antichristdo not be afraidBenedict XVIfight against this Missionthe False ProphetRosary as a protection against sinNew Paradiseto clergyArmageddonpower of prayerschism

Unë jam Nëna juaj e dashur, Mbretëresha e Tokës. Unë jam Zonja ePapërlyer, Virgjëra Mari, Nëna e Jezusit i cili erdhi në mish.

Fëmija im, koha përtriumfin e Zemrës sime të Papërlyer është pranë.

Koha që unë ta shtyp gjarprin po afron. Por deri ditën kurSatani dhe djajtë e tij të hidhen në shkretëtirë, shumë rrëmujë do shpërthejëmbi tokë.

Për besimtarët e BiritTim do të jetë një periudhë mundimi. Ata do të tërhiqen në dy drejtime tëndryshme nga Kisha Katolike.

Njëra gjysëm do tëbesojë, për shkak të detyrës, në nevojën për të ndjekur Profetin e Rremë, Papënqë do të ndjekë Papa Benediktin XVI.

Ai, bisha, është i veshursi një qengj por nuk vjen nga Ati im, Hyji Më i Larti, dhe do të mashtrojëshpirtra të gjorë, duke përfshirë priftërinj, peshkopë dhe kardinalë.

Shumë do ta ndjekin atë dhe do të besojnë se ai është dërguarnga Hyji për të sunduar mbi Kishën e Tij në tokë.

Për fat të keq, shumë shpirtra do të ndjekin mësimet e tij, tëcilat do të jenë një fyerje për Atin Tim.

Të tjerët, të mbushur me Shpirtin e Shenjtë dhe dukei pasur hiret e dijes, për arsye të shpirtrave të tyre të përulur,

do ta kuptojnë menjëherë, se një mashtrues është ulur nëKishën në Romë.

Papa i ri i rremë tashmëështë duke thurur intriga, akoma më parë se ai të ngjitet drejt fronit tëSelisë së Pjetrit, për t’i nëpërkëmbur mësimet e Birit tim. Pastaj ai do të mënëpërkëmbë mua, Nënën e Bekuar të Hyjit, dhe do ta vërë në lojë rolin tim siBashkë-Shpenguese.

Fëmija im, roli yt ka për t’u bërë akoma dhe më i vështirë se mëparë. Sepse shumë nga fëmijët e mi janë shumë të paqartë. Fyerjet që ti i ndeshçdo ditë, shqetësimet që ti i duron për hir të Birit tim, do të shtohen.

Kurrë mos ki frikë që t’ia tregosh botës të vërtetën fëmija im.

Ti je duke u bërë më e fortë si rezultat i vuajtjeve fizike dhemendore që i pranon në emër të Birit tim për të shpëtuar shpirtrat.

Çdo përpjekje, sidomosnga një grup në Kishën Katolike, do të bëhet për t’i hedhur poshtë mesazhet emia që të janë dhënë ty.

Bindja dhe besnikëria jote ndaj meje dhe Birit tim të dashur dotë vihen në provë si kurrë më parë. Kjo mund të çojë ty që të tërhiqesh por,nëse kjo do ndodhë, nuk do të zgjasë shumë.

Lutu, fëmija im, për të gjithë fëmijët e Hyjit që, pa pasur farefaj, po tërhiqen brenda betejës përfundimtare për shpirtra.

E gjithë kjo duhet tëndodhë, sepse është e përmbajtur në Librin e Atit tim.

Të gjithë engjëjt në Qiell të mbrojnë ty, fëmija im, në këtëmision disi të vetmuar.

Gjithmonë kujto se sa e rëndësishme është lutja.

Lutu, lutu, lutu sepse pa lutje, dhe sidomos pa recitimin eRruzares sime të Shenjtë, Satani mund të të largojë nga Fjala e Shenjtë e Birittim të Çmuar.

Kujto gjithashtu rëndësinë e agjërimit sepse mund ta mbajëmashtruesin larg.

Pa lutje të rregullt, fëmijët e mi, do ta keni të vështirë që tëqëndroni pranë Birit tim.

Kurrë mos e kini frikë të ardhmen fëmijë sepse kur ju qëndronipranë Birit tim ju do të jeni të mbrojtur.

Dhe do t'ju jepen hiret e nevojshme për t’i përgatitur shpirtrattuaj dhe ato të familjeve tuaja për Epokën e Re të Paqes, të parathënë kaq kohëmë parë.

Nëna juaj e dashur


Mbretëresha e Tokës


Nëna e Shpëtimit


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara