Jesus2Me top graphics
I love you like no other creature on this Earth. No one will or can love you like I do. Remember this, at all times.

Virgjëra Mari: Epoka e Paqes për të cilën unë fola në Fatima është harruar

e hënë, 9 prill 2012 10:00

Volume 2Mary as Intercessor Our Lady as Advocateprayer for the popeOur Lady as Co-Redemptrixconsecration to Our Ladyantient serpent - devilprayer for the clergy1000 yearsBenedict XVIFatimaCatholic Churchtactic of satanNew ParadiseMother of Salvationschism

Fëmija im, bota është gati për të kaluar ndryshimet e funditndërsa beteja për shpirtrat intensifikohet.

Satani do ta lëndojëKishën Katolike dhe Unë, Nëna e Hyjit, do të implikohem në përçarjen e Kishës.

Roli Im siBashkë-Shpenguese, Ndërmjetëse, Pajtimtare nuk është duke u pranuar nga disagrupe në Kishën Katolike.

Unë nuk jam e pranuar në shumë qarqe për sa i përket

rolit që duhet të luaj nëshpëtimin e shpirtrave

.

Biri im i gjorë është shumë i lënduar nga mënyra se si Unë, Nënae Hyjit, jam lënë mënjanë.

Roli Im si shkatërruese e gjarprit nuk është kuptuar.

Unë kam qenë bekuar mehiret, dhe fuqinë, për ta mundur dhe shkatërruar të Ligun.

Ai, i Ligu, ka shumë ndjekës nga brenda Kishës Katolike të cilëtduan ta kundërshtojnë fuqinë që më është dhënë mua nga Hyji Më i Larti.

Epoka e Paqes për të cilën unë fola në Fatima është harruar.

Kjo Epokë e Paqes do tëndodhë pas Ardhjes së Dytë të Birit tim dhe do të zgjasë 1,000 vjet.

Kjo do të ndodhë kur Qielli dhe Toka do të bashkohen si njëParajsë e Re e lavdishme.

Për shkak të besimit të fëmijëve të mi dhe të përkushtimit tëtyre ndaj meje, Nënës së tyre të dashur, shumë shpirtra do të hyjnë në Parajsëne Re.

Satani po punonfort tani për të bindur pjesëtarë të Kishës Katolike që kjo të mos ndodhë.

Roli im si Nënë e Shpëtimit, dhe Bashkë-Shpenguese që punojpërkrah Birit Tim të Dashur për të lajmëruar Ardhjen e Dytë, është duke umohuar.

Fëmijë lutuni që ata shpirtra, viktima të mashtruesit brendaKishës Katolike, të mos i largojnë fëmijët e mi nga momenti i tyre i shpëtimit.

Lutuni që PapaBenedikti të mund ta ndalojë këtë ligësi që të mos depërtojë nëpër KishënKatolike.

Kurrë mos u dorëzoni në luftën tuaj që të ngriheni për tëvërtetën.

Premtimi i Birit Tim për t’u kthyer që ta çojë njerëzimin drejtjetës së përjetshme ne Parajsë është gati për t’u përmbushur. Por Ai do tëkundërshtohet në çdo hap të udhës nga ata shpirtra që e kanë lejuar mashtrimine të ligut për t'ua kthyer mendjet.

Besnikëria, brenda Kishës, përkundrejt Birit tim do tëdobësohet.

Roli im siBashkë-Shpenguese, Ndërmjetëse, Pajtimtare nuk do të pranohet.

Lutuni që priftërinjtë eBirit Tim të qëndrojnë të fortë dhe ta mbrojnë të vërtetën.

Nëna juaj e dashur


Nëna e Hyjit


Nëna e Shpëtimit


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara