Jesus2Me top graphics
Never fear. If you love Me and believe in Me what is there to fear? For love is not fearful. Love is joy, happiness and for all of you who believe in the eternal life in Heaven, there is nothing to fear. I love you all.

E Premtja e Madhe është dita që Unë dëshiroj, dhe në veçanti këtë vit, që të kujtohet për çfarë ajo me të vërtetë do të thotë

e enjte, 5 prill 2012 8:00

Volume 2God the Father offers His Son JesusHoly Fridaythe Last SupperSacrament of CommunionApostlesEucharistJesus Saviour

E Premtja e Madhe është dita që Unë dëshiroj, dhe në veçantikëtë vit, që të kujtohet për çfarë ajo me të vërtetë do të thotë.

Ati Im më dërgoi Mua në botë dhe më ofroi Mua si një shpërblesëpër ta shpëtuar botën nga Zjarret e Ferrit.

Unë erdha për t’ju shërbyer fëmijë dhe jo për t’ju dënuar.Vdekja Ime ishte një hir i veçantë, pa asnjë detyrim tjetër nga ana juajpërveçse të pranonit dorën e Mëshirës, të dhënë juve nga Ati Im i Përjetshëm.

Kjo dhuratë u ofrua për ta lejuar njerëzimin të merrte dhuratëne faljes së mëkateve, që të mund të bëhen të denjë për të hyrë në Mbretërinë eAtit Tim.

Përpara se të kryqëzohesha, Unë kreva një Darkë Pashke shumë tërëndësishme me Apostujt e Mi, natën përpara Vdekjes Sime në Kryq.

Kjo Darkë e Fundit siguron një tjetër dhuratë të veçantë.Dhurata e celebrimit të Eukaristisë së Shenjtë është një sakrament dashurie përt'ju pajisur me një dhuratë unike ku ju me të vërtetë mund të më merrni Mua nëKungimin e Shenjtë.

Prania Ime e vërtetë, që gjendet në Eukaristinë e Shenjtë sot nëbotë, gjatë celebrimit të Meshës së Shenjtë, iu siguron hire shumë të veçantaatyre që janë në një gjendje hiri, që më duan Mua, e që më marrin Mua.

Prania Ime mund të ndjehet në një mënyrë të tillë që do t’juaforcojë besimin tuaj, kur ju e pranoni se Unë Jam me të vërtetë i pranishëm nëEukaristinë e Shenjtë.

Nëse ju e refuzoni praninë Time në Eukaristinë e Shenjtë, jurefuzoni një nga dhuratat më domethënëse që Unë e lashë pas, kur erdha në tokëpër të shlyer mëkatet tuaja.

Unë vdiqa për t'ju shpëtuar dhe kjo është, në vetvete, njëdhuratë e madhe.

Por unë ju lashë një dhuratë shumë të veçantë ku ju mund të mëmerrni Mua në mendje, trup dhe shpirt.

Pranojeni praninë Time dhe shpirti juaj do të afrohet në bashkimtë vërtetë me Mua.

Më pranoni Mua.

Mos më braktisni Mua.

Mos më mohoni Mua.

Besojeni, pa asnjë dyshim në zemrat tuaja, se ishte për shkak tëdashurisë së Hyjit Atë që këto dhurata u dërguan tek ju.

Reflektoni tani mbi të vërtetën reale të mësimeve të Mia.

Mos e pranoni Kryqëzimin Tim pa i pranuar dhuratat qëgjithashtu u ofruan për ju, në Darkën Time të Fundit. Nëse e bëni, ju do t'iamohoni shpirtit tuaj ushqimin e jetës.

Jezusi juaj i dashur

Shpenguesi i Njerëzimit




Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara