e mërkurë, 4 prill 2012 1:00
Volume 2Novena of Divine MercyHoly Fridaythe Last JudgementGarden fo Gethsemaneto sinnerslove to sinner and condemnation fo sinprayer for unbelieversDivine Mercy ChapletJesus who suffersCrucifictionJesus I trust in youThe Remnant ArmyDivine MercyGod's PromiseBija Ime fort e dashur koha pothuajse ka ardhur që bota tëreflektojë mbi Vdekjen Time në Kryq.
Kjo është koha gjatë 2012-ës në të cilën Unë kam urgjentishtnevojë për lutjet tuaja për ata që nuk do të më njohin Mua dhe për ata që nukdinë gjë rreth Meje.
Do t’ju takojë ju, ndjekësve të Mi të dashur, për të më ndihmuarqë t’i shpëtoj këta shpirtra të gjorë, të cilët kam nevojë t’i sjell pranëgjirit Tim, që të mund t’i përgatis për Parajsën Time të Re.
Fëmijë Unë kërkoj që ju të thoni
Kurorëzën eMëshirës Sime Hyjnoredhe të filloni Novenën 9-ditëshe të Mëshirës Hyjnore që nga ePremtja e Madhe.
Është e rëndësishme që sa më shumë prej jush ta kryejnë deri nëfund këtë Novenë për shpirtrat e tjerë. Ju do të merrni hire të mëdha dhe përkëtë, Unë kurrë nuk do t’ju braktis. Unë do ta shpëtoj shpirtin tuaj kur tëvini para Meje në Ditën e Gjykimit.
Ju kurrë nuk duhet të lodheni së luturi për shpëtimin eshpirtrave të tjerë. Ju jeni Ushtria Ime dhe përmes hireve që Unë ju jap, do tëpunoni me Mua për ta pastruar tokën nga Mëkati përpara Ardhjes Sime të Dytë.
Lutja nuk është e lehtë për të gjithë ju. Mënyra më e mirë ështëqë ta bashkoni veten në Mundimin Tim të Dhimbshëm dhe të meditoni mbi vuajtjenTime dhe, në veçanti, mbi Agoninë Time në Kopësht. Mëshira Ime e Madhe ështëatëherë në fuqinë e saj më të lartë. Ishte pikërisht për mëkatarët, dukepërfshirë ata Paganë që nuk iu dha kurrë rasti të më njihnin Mua, për të cilëtvuajta më shumë.
Për ju që më doni Mua dijeni këtë.
Sa më shumë që ju keni besim të plotë tek Unë, aq më e fortëështë Mëshira Ime. Aq më shumë Unë mund të fal. Mëshira Ime është kaq efuqishme saqë mund t’i fshijë mëkatet e gjithë njerëzimit.
Ata që besojnë tek Unë, që kanë besim tek Unë, mund të arrijnëshenjtërim të madh nëpërmjet ndihmesës për të shpëtuar shpirtrat e vëllezërvedhe motrave të tyre, si një përparësi. Ata e bëjnë këtë për dashurinë që kanëpër Mua sepse e dinë se kjo më sjell Mua shumë ngushëllim.
Ju, ndjekësit e Mi të pastër dhe të drejtë që më doni Mua kaq shumë, dijeni seështë përmes bujarisë së zemrës suaj që Unë mund t’i shpëtoj mëkatarët.
Mëkatarët, ju duhet ta kuptoni, janë ata për të cilët Unë vdiqadhe janë ata për të cilët Unë kam më tepër etje. Unë tregoj dhembshuri të madhepër mëkatarët.
Por, ju ndjekësit e Mi që jeni gjithashtu mëkatarë, duhet tëkeni besim tek Unë plotësisht. Duke e bërë këtë Unë ju jap një numër të madhhiresh të veçanta.
Sa më shumë ta kërkoni ndihmën Time, aq më shumë do merrni.Është nëpërmjet kësaj lidhjeje që ju dhe Unë e mbajmë midis nesh, që ju mund tëmë ndihmoni të shpëtoj shpirtra të tjerë nga mbytja në dëshpërim e në mungesëshprese.
Kujtoni fuqinë që ka Novena e Mëshirës Sime Hyjnore dhe numrin eshpirtrave që ju do të shpëtoni për Mua këtë vit.
Jezusi juaj i dashur