Jesus2Me top graphics
Never resist My Mercy, never fear Me, never feel anger towards Me, and especially when you suffer in this life. For soon, I will bring you home.

Mrekullitë e Mia të reja do t’i paraqiten botës

e shtunë, 31 mars 2012 11:00

Volume 2ChristiansHoly Weekchanges on the Earththe Last JudgementGod and his childrenlast days of satanJesus Kingother religions1000 yearsJewsPassion of Christthe WarningCrucifictiontactic of satanthe Second Comingrole of sufferingchanges of wheather patternsfree willDivine MercyGod's Truth

Bija Ime tejet e dashur, ti duhet të qëndrosh trime përgjatëvuajtjeve të tua dhe të mos e lejosh frikën të të hyjë në zemër.

Me të vërtetë, së bashku me Mua, vuajtja jote përkon me javën qëpërkujton Vdekjen Time në Kryq.

Kjo nuk është një rastësi. Sepsevuajtja që ti dhe shpirtra të tjerë të zgjedhur po duroni gjatë kësaj jave, dotë shpëtojë miliona shpirtra nga flakët e Ferrit.

Ashtu si Unë durova dhimbje, torturë dhe vdekje për ta shpëtuarnjerëzimin nga dënimi i përjetshëm, në të njëjtën mënyrë edhe shpirtratviktimë i shpëtojnë shpirtrat e tjerë, me qëllim që atyre të mund t’iu jepetdhurata e jetës së përjetshme.

Pavarësisht se sa e vështirëdhe e frikshme është kjo vuajtje, gjithmonë kujtoni dhuratën që ajo përfaqësonpër njerëzimin.

Fëmijë, ndërsa Java e Shenjtë të fillojë, ju lutem meditoni mbiMundimin Tim në Kryq.

Jo vetëm mbi vuajtjen por mbi dhuratën e lirisë që ajo iaofron të gjithë njerëzimit.

As edhe një shpirt, përfshirë edhe mëkatari mizor dhe i thekur,i ndikuar nga Satani, nuk do të përjashtohet nga Mëshira Ime.

Mëshira, e cila ka qenë bërë e mundur, për shkak të dhuratës qëAti Im i Dashur i dha botës.

Kur Ai më dërgoi Mua, një të vetmin Bir të Tij, Ai bërisakrificën më të madhe nga të gjitha.

Kjo sakrificë, provë e dashurisë së Tij të zjarrtë për të gjithëfëmijët e Tij, ka treguar se është e mundshme për ta shkatërruar Satanin njëherë e përgjithmonë.

Për shkak të vullnetit të lirë që i është dhënë njerëzimit ngaAti Im, çdo njeriu do t'i jepet që të zgjedhë.

Ju ose do të jeni për Atin Tim ose kundër Tij.

Ju do të zgjidhni ose Parajsën e Jetës së Përjetshme ose tmerrine Ferrit.

Satani, meqenëse ditëve të tij pothuajse po iu vjen fundi, nukdo të qëndrojë ulur ndërsa mrekullitë e Mia të reja do t'i paraqiten botës nëkëtë kohë.

Jo vetëm që ai do të sulmojë shpirtrat e errët, për t'i tunduarata më tej brenda errësirës dhe më pranë territorit të tij, por do të shënjestrojëedhe të Krishterë të devotshëm.

Mrekullitë për të cilatUnë flas janë së pari komunikimet e Mia përmes teje, bija Ime. Zëri Im podëgjohet dhe kthimet në besim po shumëfishohen.

Miliona shpirtra po pranohen tani nga Unë përmes këtyremesazheve.

Mrekullitë e tjerapërfshijnë dhuratën e madhe të Mëshirës Sime, që Unë do ta sjell në botë sëshpejti, kur Paralajmërimi të ndodhë.

Për herë të parë çdo burri, gruaje dhe fëmije do t’i jepet provase, jo vetëm që Hyji Atë ekziston, por që edhe Unë, Jezu Krishti, Biri iTij i vetëm, gjithashtu ekzistoj.

Kjo do të thotë se të gjitha fetë, përfshirë edhe populli Hebre,populli Im i zgjedhur, nga i cili Unë erdha, do ta kuptojë të vërtetën.

Mrekullia e konvertimit global do ta tërbojë Satanin, i cili nukdo të dorëzohet as edhe në atë fazë. Ato shpirtra të shkretë, që janë tashmë nëmëkat të tmerrshëm, do ta kenë shumë të vështirë për t’u shkëputur prej tij.

Mrekullitë e tjera do të përfshijnë ngjarje globaletë lidhura me

çudiraekologjike, të cilat do të jepen nga Ati Im prej dashurisë së Tij për dydëshmitarët e Tij, të Krishterët dhe Hebrenjtë.

Këtyre dy besimeve dot’iu jepet fuqi, kur ato të jenë duke u persekutuar.

Armiqtë e tyre do të vuajnë, kur të ushtrojnë keqtrajtim tëtmerrshëm mbi ta.

Dhe pastaj do të jetëArdhja Ime e Dytë, mrekullia më e madhe që nga Ringjallja Ime.

Kjo do të jetë dita kur Unë të vij për të gjykuar të gjallët dhetë vdekurit.

Kjo është dita kur Unëvij për ta mbledhur Familjen Time, që ne të bëhemi një.

Ky do të jetë fillimi i mbretërisë Sime, kur Qielli e toka tëbashkohen në një, për 1,000 vjet.

Në këtë kohë, të gjithëdo të jetojnë sipas Vullnetit Hyjnor të Atit Tim.

Jezusi juaj i dashur


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara