e premte, 30 mars 2012 23:45
Volume 2Our Lady as Advocateprayers for peaceHoly Weekprayer for the poperejection of Saviourcall to prayerpersecution of this MissionPassion of ChristCrucifictionFëmija im ti duhet të dish që, ndërsa mesazhet e Birit Tim tekti ndryshojnë dhe zbulojnë ngjarje të së shkuarës dhe të ardhmes, ti do tësulmohesh më shumë.
Fjala e Shenjtë eBirit tim gjithmonë nuk do të pranohet nga ata që refuzojnë ta dëgjojnë Atë.
Opinioni i njeriut nuk është i rëndësishëm.
Komunikimi i Birit tim me botën, në këtë kohë, është tepër irëndësishëm për të lejuar që, ata që i refuzojnë këto mesazhe të të vonojnë dhetë devijojnë nga kjo punë.
Tani është koha për reflektim të përulur mbi Mundimin e Birittim në Kryq.
Fëmijët e mi duhet tanderojnë sakrificën që Ai bëri për gjithë njerëzimin, duke e bërë sakrificën etyre personale për Të, gjatë Javës së Shenjtë.
Lutuni, lutuni, lutuni fëmijë për paqe në botë.
Lutuni, gjithashtu, edhepër mbrojtjen e Papës gjatë këtyre kohëve të kundërshtimit të ashpër ndajKishës Katolike.
Lutja, përulësia dhe besnikëria e thjeshtë kundrejt Birit timështë e nevojshme që ju të afroheni pranë zemrës së Birit tim.
Unë jam ndërmjetësja.Nëpërmjet meje, lutjet tuaja do të sillen para Birit tim të Çmuar.
Nëpërmjet meje, unë do t’ju ndihmoj që ta doni Atë më shumë dhet’i jepni Atij ngushëllimin që Ai kërkon në këtë kohë kur bota e përkujtonVdekjen e Tij në Kryq.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit