e premte, 30 mars 2012 15:00
Moisesrejection of SaviourAdam and Eveto those who do not believe in the MessagesJewsCrucifictionslavery of sinphariseesGod's CommandmentsBija Ime fort e dashur është e rëndësishme që të gjithë fëmijëte Hyjit ta kuptojnë se Unë vdiqa për ta shpëtuar botën nga dënimi ipërjetshëm.
Satani ka sunduar në zemrat e njerëzve që nga rënia e Adamit dheEvës dhe kjo ka çuar në faktin që ai ka arritur me sukses të vjedhë shpirtra.
Shumica e njerëzimit nuk do që ta pranojë fjalën e Hyjit,sidomos Urdhërimet e dhëna atyre nga Moisiu.
Unë më pas u dërgova përtë siguruar që njerëzimit t’i jepej e vërteta, me shpresën që bota do ta pranonte këtë dhe tëkthehej tek Ati.
Edhe pse shumë e pranuan Fjalën Time të Shenjtë, shumica refuzoitë më pranonte Mua si Mesia.
E vërteta është se ata nuk do të kishin pranuar askënd,përfshirë edhe profetët sepse ata ishin të kënaqur të jetonin në mëkat, i ciliua mbërthente shpirtrat.
Po të më kishin pranuarMua, Unë do të kisha mbretëruar në tokë dhe i gjithë njerëzimi do takishte shijuar shpëtimin e përjetshëm.
Por Unë u refuzova.
Hebrenjtë, vetë populli Im, më përçmonin Mua.
Farisenjtë shikonin me përçmim mbi Mua dhe megjithatë, kur ata edëgjonin Fjalën Time të Shenjtë ata nuk mund të më shpërfillnin Mua kaq lehtë.
Kjo ishte sepse fjalët e Mia lëshonin një shkëndijë në shpirtrate tyre të cilën e kishin të vështirë ta mënjanonin.
Kështu ata vazhduan tëvinin tek Unë përsëri dhe akoma përsëri, për të më hetuar.
E njëjta gjë po ndodhedhe sot. Ju që thoni se e mohoni fjalën Time të dhënë me anë të profetit Tim,nuk mund ta braktisni atë aq lehtë.
Pavarësisht deklarimeve tuaja refuzuese, ju vazhdoni të kthehenipërsëri dhe akoma përsëri.
Me kalimin e kohës ju do ta pranoni fjalën Time që ju jepet sot.
Ju nuk duhet të bëni të njëjtin gabim që bënë ata që jo vetëm mërefuzuan Mua por që edhe më kryqëzuan.
Ju lutem. Mos më kryqëzoni Mua përsëri.
Më lejoni t’ju udhëheq drejt shpëtimit duke më dëgjuar Mua tani,ndërsa ju thërras nga Qielli, për t’ju përgatitur për shpëtim dhe për ParajsënTime të Re.
Jezusi juaj i dashur