Jesus2Me top graphics
I love you. Trust in My Son and await My Call.Your FatherGod the Most High

As edhe Paralajmërimi nuk do t’i kthejë në besim të gjithë Jo-besimtarët

e diel, 25 mars 2012 15:30

prayer for unbelieversatheismthe Warningrole of sufferingThe Remnant Armywarning of the Hell

Bija Ime fort e dashur, sot Unë i thërras të gjithë ndjekësit eMi që ta kushtojnë kohën e tyre për t’u lutur për ata që nuk besojnë tek Unë,Jezu Krishti, apo në shpëtimin e përjetshëm.

The holy Veronica (detail) - Mattia Preti (1613-1699)

Këta shpirtra janë pranë zemrës Sime dhe janë ata që kanë nevojëpër t’u kthyer në besim, në mënyrë që të mund të shpëtohen të parët.

Ata që janë të verbër nuk arrijnë ta shikojnë se jeta e tyre nukmbaron në tokë.

Shumë nuk e pranojnë se ata do të ekzistojnë në përjetësi.

Këto shpirtra më lëndojnë thellësisht dhe Unë ndjej tmerr ndërsai shikoj ta shkatërrojnë jetën në shpirtrat e tyre, në këtë jetë mbi tokë.

As edhe Paralajmërimi nuk do t’i kthejë në besim shumë prejatyre që deklarojnë të jenë ateistë.

Shpëtimi i vetëm i tyre është përmes lutjeve dhe vuajtjeve tëshpirtrave viktimë.

Unë ju kërkoj që të luteni për këto shpirtra përmes kësaj Lutjejetë Kryqëzatës (41) Për shpirtrat e jo-besimtarëve:

O Jezusi im, ndihmoji fëmijët e Tu të shkretë që janë të verbërndaj Premtimit Tënd të Shpëtimit.

Unë të kërkoj Ty, me ndihmën e lutjeve dhe vuajtjeve të mia, t’ihapësh sytë e jo-besimtarëve që të mund ta shohin Dashurinë Tënde të butë dhetë vrapojnë në Krahët e Tu të Shenjtë për mbrojtje.

Ndihmoji ata të shohin të Vërtetën dhe të kërkojnë falje për tëgjitha mëkatet e tyre, në mënyrë që të shpëtohen dhe të jenë të parët për tëhyrë në Portat e Parajsës së Re.

Unë lutem për këta shpirtra të gjorë, duke përfshirë burra, gradhe fëmijë dhe të kërkoj Ty që t’i shfajësosh ata nga mëkatet e tyre.

Amen.

Shkoni tani ushtria Ime e shtrenjtë dhe përqendrohuni tekfëmijët e Mi të gjorë që janë të humbur. Më ndihmoni Mua, Jezusin tuaj, për t’ishpëtuar shpirtrat e tyre.

Shpëtimtari juaj i dashur


Jezu Krishti


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara