Jesus2Me top graphics
I will never desert you, children. That is why I Am coming. It is because I Love you so much that I do this.

Ju nuk keni shumë kohë përpara se Unë të vij për të Gjykuar

e shtunë, 24 mars 2012 11:45

Volume 2Jesus always presentpreparations to the Last Daythe Last JudgementHellthis generationCrusade PrayersPurgatoryguidance from GodJesus Saviourhumilityprayer for discermentthe Second Comingto clergyDivine MercyGod's Justice

Unë vij tek ju sot, bija Ime fort e dashur, që ta informoj botënpër Mëshirën Time të Madhe.

Unë gjithashtu dëshiroj ta informoj botën për Drejtësinë Time.

Fëmijë ju nuk keni shumëkohë përpara se Unë të vij për të Gjykuar.

Është periudha midis së tashmes dhe Ditës Sime të Gjykimit që dotë ndodhë në Ardhjen Time të Dytë, të cilën ju duhet ta përdorni me zgjuarsipër t’i përgatitur shpirtrat tuaj.

Si Shpëtimtari juaj Hyjnor, është detyra Ime që t’ju udhëzoj,t’ju mësoj dhe të zbuloj udhë në të cilat ju të mund të siguronipërshtatshmërinë për të hyrë në Parajsën Time.

Mos i refuzoni profetët e Mi. Po i referohem, veçanërishtShërbëtorëve të Mi të Shenjtë.

Ju duhet të më kërkoni Mua që t’ju mbuloj me Shpirtin Tim tëShenjtë për të dalluar qartë me përulje dhe me pastërtinë e shpirtit.

Kur ju ta bëni këtë, Unë do t’jua zbuloj të vërtetën e FjalësSime Më të Shenjtë që ju jepet tani përmes këtij profeti.

Pas kësaj do të jetë detyrajuaj për të siguruar që të gjithë ato shpirtra që shikojnë nga ju për udhëzim,të ndihmohen për t’i përgatitur shpirtrat e tyre për Ardhjen Time të Dytë.

Kurrë mos kini frikë të shqiptoni shprehjen Ardhja e Dytë eKrishtit, sepse shumë prej grigjës Sime nuk e dinë se çfarë do të thotë.

Shumë pak prej atyre iuështë mësuar mbi këtë ngjarje madhështore dhe të lavdishme apo mbi rëndësinë epërgatitjes së shpirtrave të tyre që ata të jenë në një gjendje hiri.

Kurrë mos kinifrikë të predikoni mbi ekzistencën e Purgatorit apo të Ferrit.

Është përgjegjësia juaj që t'ia tregoni njerëzve të Mi tëvërtetën.

Më kërkoni Mua për udhëzim nëpërmjet kësaj Lutjeje të Kryqëzatës (40), Lutje për Klerin që t’i përgatisinshpirtrat për Ardhjen e Dytë

O Jezusi im, unë jam veçse një shërbëtor i përulët dhe kamnevojë për Ty të më udhëzosh, që të mund t’i përgatis shpirtrat për ArdhjenTënde të Dytë të Lavdishme.

Më ndihmo t'i kthej shpirtrat dhe t'i përgatis ata sipasVullnetit Tënd të Shenjtë, për të qenë të denjë të hyjnë në Qiellin dhe Tokën eRe, që Ti ia premtove gjithë njerëzimit përmes vdekjes Tënde në Kryq.

Më jep Hiret e nevojshme, që të arrij ta përcjell Fjalën Tëndendër shpirtra të etur dhe që kurrë të mos luhatem në detyrën time për Ty, idashur Jezus, që të premtova besnikërinë time përmes betimit tim të shenjtë.

Amen.

Shkoni tani Shërbëtorët e Mi të Shenjtë dhe pranojeni rolin përtë cilin keni qenë zgjedhur.

Sfida e përgatitjes sëshpirtrave për Ardhjen Time të Dytë është më e madhja e të gjithave nëshërbesën tuaj dhe ju duhet ta pranoni këtë me dashuri dhe gëzim në zemrattuaja.

Pranojeni gjithashtu edhe dhuratën që jeni zgjedhur sishërbëtorë të shenjtë në këto, kohët e mbarimit, kur Qielli dhe Toka e Re tëdalin si Parajsa Ime e Re.

Ju jeni të bekuar që pojetoni në këto kohë.

Por, ju do tëmundoheni dhe pengoheni në çdo pjesë të udhëtimit tuaj,

kur të ndihmonipër të shpëtuar shpirtrat e Mi mbi tokë, nga mashtruesi dhe të gjithë ata që aii tundon për t’jua larguar zemrat nga Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor.

Kurrë mos u dorëzoni nëMisionin tuaj të Shenjtë dhe dijeni se Unë, Jezusi juaj, do të eci me ju çdohap të udhës.

Jezusi juaj i dashur


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara