Jesus2Me top graphics
I love you, My beloved followers. How I rejoice at the love and purity of heart I witness amongst you. You bring Me so much comfort and ease My suffering.

Kundërshtimi ndaj Ardhjes Sime të Dytë do të jetë i ashpër

e enjte, 22 mars 2012 23:00

Volume 2those who suffer will reignthe Way of the Cross to Calvaryend timespower of sufferingrejection of Saviour1000 yearspersecuton of prophetsBiblethe Book of DanielBenedict XVIacceptance of sinCrucifictionto suffering peopleafter the Warningphariseesthe Second ComingApocalypserole of sufferingThe Cup of Jesus' SufferingJesus' stay on Earth

Bija Ime fort e dashur, dhimbja Ime tani është bërë edhe e jotjanë bashkim të plotë me Mua. Edhe pse kjo do të jetë shumë e vështirë për ty, dotë të sjellë shumë gëzim dhe shumë hire të reja.

Unë tani po të jap dhuratën që të jesh e aftë t’i lexoshshpirtrat. Unë ta jap këtë dhuratë të veçantë për dy arsye. E para është për tëtë ofruar mbrojtjen që të duhet kur të fillosh të përzihesh me disa prejndjekësve të Mi.

E dyta është për t’i kthyer në besim ata me zemra tëngurtësuara, të cilët do të të kundërshtojnë ndërsa do ta sfidojnë Fjalën TimeMë të Shenjtë.

Ti duhet ta pranosh këtë vuajtje të re të cilën po e përjetondhe dije se po intensifikohet për shkak të ligësisë së rritur nëpër botë.

Ti bija Ime dheshumë nga shpirtrat e Mi të tjerë të zgjedhur, të gjithë tani po përjetoni nëtë njëjtën kohë vuajtje edhe fizike edhe të brendshme.

Kjo është për shkak tëvuajtjeve që Zëdhënësi Im Më i Shenjtë po i përjeton gjithashtu në këto ditëkur ai do të përballet me sprovën e tij më të madhe.

Pranoje kupën Time, bija Ime, dhe për ata që e pranojnë FjalënTime të Shenjtë, përmes këtyre mesazheve, dijeni se bujaria e shpirtit tuaj poshpëton miliona shpirtra çdo ditë.

As edhe një minutë e vuajtjeve tuaja nuk shkon dëm.

Unë e kuptoj, fëmijët e Mi, se kur ju e merrni Kryqin Tim dhe mëndiqni Mua, ju do të vuani si rezultat i kësaj.

Por dijeni se duke e bërë këtë ju po më ndihmoni Mua të shpëtojshumicën e njerëzimit. Ju gjithashtu do të më ndihmoni Mua në mbretërinë Timenë tokë kur mashtruesi të jetë dëbuar dhe ndërsa Parajsa Ime e Re mbi tokë tëdalë në pah.

Dijeni gjithashtu se ju që vuani me Mua, duke ndjekur udhën Timedrejt Parajsës, do të merrni po të njëjtën udhë për në Kalvar kur Unë erdhaherën e parë.

Të krishterët sot mund të besojnë, se po të vija Unë përsëri përherë të dytë, Unë kurrë nuk do tëtrajtohesha me kaq mizori përsëri. E pra ata e kanë gabim.

Kundërshtimi ndajArdhjes Sime të Dytë do të jetë i ashpër.

Fjala Ime e Shenjtë dotë tallet dhe do të vihet në dyshim, dhe tashmë kjo po ndodh.

Fëmijët e Mi, sidomos ata me besim të fortë dhe të palëkundurnuk arrijnë ta kuptojnë se profetët e Mi do të refuzohen nga shumica, ashtu siçqenë refuzuar ata në të shkuarën.

Fjala ime, e dhënë juve këtë herë, tashmë është duke u shpërfillur nga shumë qarqe të Kishës dhe duke uhedhur poshtë ashtu siç u bë nga Farisenjtë gjatë kohës Sime në tokë.

Të vërtetat e mësimeve të Mia, të cilat kurrë nuk kanëndryshuar, do të trajtohen sikur të ishin gënjeshtra.

Përse ndodh kjo? Unë juthem se kjo ndodh sepse shumë e kanë shtrembëruar të vërtetën e Mësimeve të Miaderi në atë masë saqë ata nuk besojnë më në mëkatin mortor.

Sa shumë zgjedhin tashpërfillin të vërtetën e përmbajtur në Biblën e Shenjtë.

Përse e mohoni, përshembull, ekzistencën e 1,000 vjetëve të Qiellit dhe Tokës së Re?

Kjo zbulesë është shumë specifike dhe e vërteta është atje që tëgjithë ta shikojnë.

E megjithatë Fjala Ime e Shenjtë është e sfiduar.

Libri i Zbulesës, ashtusi dhe profecitë e përmbajtura në Librin e Danielit, ju kanë qenë dhënë vetëmnë pjesë. Shumë prej jush janë të paqartë.

Por kjo ndodh sepsepërmbajtjet e zbuluara tek të dy këta profetë qenë mbyllur dhe fshehur deri nëmbarim të kohëve.

Vetëm Unë, Jezu Krishti,Qengji i Hyjit, kam autoritetin për t’ia zbuluar përmbajtjen njerëzimit.

Si mund të deklaroni sedini gjithçka rreth Ardhjes Sime të Dytë kur ju dini vetëm pjesë të saj? Kurato nuk janë zbuluar akoma?

Ju duhet ta dëgjoni Fjalën Time të Shenjtë sepse ajo po ju jepetqë t’i shpëtoni shpirtrat tuaj.

Nëse ju do të vazhdoni ta mohoni fjalën Time, pasi qëParalajmërimi të ketë ndodhur, ndërsa këto mesazhe të Mia për botën do tëvazhdojnë të shpalosen, ju do të bëheni fajtorë për refuzimin e Dorës Sime tëMëshirës.

Pavarësisht se sa shumë ju besoni tek Unë, apo pohoni të mënjihni Mua, ju do të kryeni mëkatin e mohimit ndaj Meje. Si të tillë ju do tëjeni të humbur për Mua dhe nuk do të jeni në gjendje për të hyrë në portat eParajsës.

Është detyra Ime, që ju është dhënë prej dashurisë dhedhembshurisë së pastër, që Unë tani përpiqem t'ju përgatis për kohët e fundit.

Ju lutem mos më refuzoni Mua, këtë herë të dytë, sepse Unë vijpër ta shpëtuar njerëzimin nga dënimi i përjetshëm dhe ju ofroj çelësat për nëshpëtimin e përjetshëm.

Është për shkak të dashurisë që Unë e kam për ju, që Mua mëduhet të jem i prerë dhe t’ju udhëheq drejt të vërtetës.

Mos prisni deri në Ditën Time të Gjykimit për ta zbuluar tëvërtetën.

Ejani me Mua tani dhe më ndihmoni Mua të shpëtoj shpirtrat egjithë njerëzimit.

Mësuesi dhe Shpenguesijuaj


Jezu Krishti


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara