e martë, 20 mars 2012 21:20
Volume 2call to unityJesus always presenttrial in faithfaithfulness to Truthsuffering of Godadditional prayerdo not be afraidfalse miraclescourage to proclaim the Truththe False Prophetprayer for discermentthe Second Comingto clergyJesus I trust in youThe Remnant ArmyBija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj t'i përqafoj të gjithëdishepujt dhe ndjekësit e Mi kudo që janë në Krahët e Mi në këtë moment.
Unë kam nevojë për ngushëllimin tuaj fëmijë.
Unë kam nevojë përngushëllimin tuaj në vuajtjet e Mia, ndërsa Unë derdh lot për Kishën Time mbiTokë.
Kaq shumë të larguar janë bërë disa nga shërbëtorët e Mi tëshenjtë, saqë shumë nuk besojnë nëArdhjen Time të Dytë.
Ata priftërinj, peshkopë dhe kardinalë që besojnë, po shtyhenmënjanë dhe po detyrohen të mbajnë heshtjen.
Sa lot derdh Unë për këta dishepuj të Mi të gjorë, të çmuar që ekanë premtuar jetën e tyre tek Unë dhe në përhapjen e Mësimeve të Mia teknjerëzimi.
Shumë shpejt ata do të duhet të kenë kujdes se çfarë thonë përFjalën Time të Shenjtë, sepse ata do të detyrohen të shpallin mësimet e njëgënjeshtari, shpirti i të cilit nuk vjen nga drita.
Bashkohuni tani, fëmijët e Mi, priftërinjtë e Mi të dashur dhetë gjithë ata që më duan Mua dhe më ndihmoni Mua t’i shpëtoj shpirtrat.
Për ta bërë këtë ju nuk duhet të humbisni as edhe një moment. Juduhet t’i tregoni të tjerëve për Lavdinë e Madhe që shtrihet përpara përsecilin dhe çdonjërin prej jush në Ardhjen Time të Dytë.
Kjo Ngjarje Madhështore dhe e Lavdishme do të jetë momenti kurju përfundimisht do të bashkoheni me Mua, Jezusin tuaj të shtrenjtë, I cili judo kaq shumë të gjithëve.
Ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet të qëndroni në gatishmërigjatë gjithë kohës.
Ju do të tundoheni përtë më braktisur Mua, për t'i mohuar mësimet e Mia të Vërteta dhe do tëdetyroheni që ta nderoni dhe t’i bindeni ujkut të veshur me lëkurë deleje.
Kaq shumë shpirtra të shkretë jo vetëm që do të bien pre e Papëssë Rremë – Profetit të Rremë, të parathënë kaq kohë më parë – por ai do t’jubëjë që të besoni se ai ka fuqi hyjnore.
Fëmijë koha për përçarjen brenda Kishës pothuajse ka ardhur dheju duhet të përgatiteni tani.
Bashkohuni në një.
Mbështetuni tek njëri-tjetri.
Mbrojeni njëri-tjetrindhe lutuni për ata që do të ndjekin udhën e gabuar dhe do t'i bëjnë nderimeProfetit të Rremë.
Shumë lutje kërkohet, por nëse bëni ashtu si ju them Unë, jumund të shpëtoni shpirtra.
Ju, ndjekësit e Mi të shtrenjtë, do të formoni Kishën Time tëMbetur mbi Tokë dhe do të udhëhiqeni nga ata shërbëtorë të shenjtë trima, tëcilët do ta njohin Profetin e Rremë për çfarë ai është në të vërtetë.
Mos kini frikë, sepse Unë Jam duke ju dhuruar Hiret e urtësisë,qetësisë dhe dijes për secilin prej jush që ma kërkon ta bëj këtë, me anën ekësaj lutjeje:
O Jezus, më ndihmo ta shoh të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtënë çdo kohë dhe të qëndroj besnik ndaj Mësimeve të Tua, pa marrë parasysh se sashumë jam i detyruar të të refuzoj Ty.
Amen.
Ngrihuni tani dhe të jeni të guximshëm, të gjithë ju, sepse Unëkurrë nuk do t’ju braktis.
Unë do të eci me ju nëudhën me gjemba dhe do t’ju udhëheq të sigurt drejt Portave të Parajsës së Re.
Gjithçka që ju duhet të bëni është të keni besim të plotë tekUnë.
Shpëtimtari juaj idashur
Jezu Krishti