Jesus2Me top graphics
I love you. I thank you for the love you show My Son and I bless you.

Martesa midis të njëjtit seks – një mëkat i rëndë

e premte, 16 mars 2012 22:20

Volume 2sin of homosexual marriagehumanitarismSacrament of MatrimonyhomosexualityChruch will fallprayer for sinnerssinful lawchastisement from Godwarning of the HellGod's Law does not come from man

Bija ime fort e dashur, dhimbja dhe vuajtjet e ndjekësve të Mitë gjorë, të cilëve iu duhet të shikojnë të pafuqishëm ligjet e reja nëkundërshtim me mësimet e Mia, po arrijnë nivele të papara në botë. 

Jo vetëm që ju duhet ta dëshmoni mëkatin, fëmijë, por jupastaj duhet të shikoni se si jua paraqesin mëkatin duke ju detyruar ta pranoni atësikur të ishte njerëzore.

Unë i referohem një mëkati në veçanti, martesës midis tënjëjtit seks, e cila po paraqitet si një e drejtë e natyrshme.

Më pas do të pritet që ju ta pranonit këtë neveri të vënë paraFronit të Atit Tim në një kishë.

Duke mos mjaftuar për këta njerëz që ta lejojnë martesën midistë njëjtit seks në sytë e ligjit, ata më pas duan ta detyrojnë Hyjin Atë qët’iu japë atyre bekimin e Tij. Ai kurrë nuk do ta bëjë këtë sepse është njëmëkat i rëndë në sytë e Tij.

Si guxojnë këta njerëz të mendojnë se është e pranueshme që taekspozojnë këtë akt të neveritshëm në Kishat e Atit Tim?

Fëmijë , Unë e dua çdo shpirt.

Unë i dua mëkatarët.

Unë e përçmoj mëkatin e tyre por i dua mëkatarët.

Aktet seksuale midis personave të të njëjtit seks janë tëpapranueshme në sytë e Atit Tim.

Lutuni për këta shpirtra sepse Unë i dua ata, por nuk mundt’ua jap hiret që ata dëshirojnë.

Ata duhet ta dinë, se pavarësisht se sa shumë të përpiqen përt’i lejuar martesat midis të njëjtit seks, ata nuk janë të pranuar që të marrinpjesë në Sakramentin e Shenjtë të martesës.

Një Sakrament duhet të vijë prej Hyjit. Rregullat për marrjen eSakramenteve duhet të dalin prej Mësimeve të Atit Tim.

Ju nuk mund ta detyroni Atin Tim, Hyjin Më të Lartin, që t’jujapë bekimin e Tij, apo të merrni pjesë në Sakramentet e Tij të shenjta, nëseato nuk respektohen sipas mënyrës së përcaktuar për to.

Mëkati tani po iparaqitet botës si një gjë e mirë.

Siç e kam thënë edhe mëparë, bota tani është mbrapsht.

E mira është eparaqitur si e ligë dhe ata njerëz që përpiqen të jetojnë sipas ligjeve tëHyjit Atë, pësojnë tallje.

E liga, pavarësisht se si ju e vishni, nuk mund të kthehet nënjë vepër mirësie në sytë e Atit Tim.

Ati Im do t'i ndëshkojë ata që vazhdojnë t’i valëvisin mëkatet etyre përpara Tij.

Kijeni parasysh këtë paralajmërim, sepse mëkatet tuaja, të cilatkryhen kur ju refuzoni që t’i bindeni Hyjit, nuk do të falen dhe nuk mund tëfalen.

Kjo sepse ju refuzoni që ta pranoni mëkatin për atë çfarë është.

Shpëtimtari juaj


Jezu Krishti


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara