Jesus2Me top graphics
I love you. I cover you with My Precious Blood.

Dashuria është më e fuqishme se urrejtja

e mërkurë, 14 mars 2012 15:30

Volume 2love for fellow Christiansprayer to avoid abortioncall to unitysuicidelove is answer to hatredtorturesGod and his childrencall to prayerfamilypersecution of ChristianityCrusade Prayersthe Seal of The Living GodmurderHoly Spiritlove to neighbourshatredGod's Love

Bija Ime fort e dashur Unë të përqafoj fort në gjirin Tim ndërsati e duron këtë dhimbje së bashku me Mua.

Fëmijët e Mi, dhesidomos ndjekësit e Mi, ndjejnë një ngrohtësi ndaj njëri-tjetrit të cilën atanuk mund ta shpjegojnë.

Ata mund të jenë të panjohur që jetojnë në anë të kundërta tëbotës por dashuria që ata e ndjejnë është dashuria Ime.

Ata e duan njëri-tjetrin ashtu siç bëjnë vëllezërit dhe motrat evërteta në një familje të dashur.

Unë jam drita që e krijon këtë dashuri spontane e cila isjell shpirtrat së bashku.

Është Shpirti Im iShenjtë që i bashkon të gjithë fëmijët e Hyjit si një familje.

Ju, fëmijët e Mi, jeni familja Ime.

Trinia e Shenjtë e drejton këtë familje dhe, kur dashuria juajështë e pastër dhe e përulur, ju automatikisht bëheni pjesë e kësaj familjejetë shenjtë.

Dashuria e Atitështë përmes Meje.

Kur ju më doniMua, Unë do t’ju çoj në krahët e Atit Tim i Cili do ta vendosë vulën e mbrojtjesrreth jush dhe rreth familjes suaj.

*(shikoni Lutjen eKryqëzatës 33 për vulën e mbrojtjes)

Zemra Ime zbutet ndërsa e shikoj me gëzim, dashurinë qëkeni për njëri-tjetrin.

Ju më sillni kaqshumë ngushëllim nga vuajtja që më duhet të duroj ndërsa fëmijët e Mi tëshkretë në vende të copëtuara nga lufta janë duke u persekutuar.

Bashkohuni me Mua tani në mënyrë që familja Ime e ndjekësve tëdevotshëm të bashkohet në një, pa marrë parasysh se cila është e shkuara e tyreapo nga cili vend ata vijnë, me qëllimin për ta mposhtur urrejtjen në botë.

Dashuria është mëe fuqishme se urrejtja.

Urrejtja dobësohet nëse i jepet përgjigje me dashuri.

Nëse dikush ju trajtonpadrejtësisht ju duhet t’i përgjigjeni me dashuri dhe satani do të struket medhimbje.

Nëse ndjeheni të tunduarpër t’u hakmarrë mbi ata që ju lëndojnë, atëherë ju duhet të luteni për ta, t’ifalni dhe të tregoni ndaj tyre dashuri në vend të urrejtjes.

Dashuria, e ciladepërton përmes familjes Sime në tokë, është një forcë shumë e fuqishme.

Ju kurrë nuk duhet tabesoni, për as edhe një çast, se urrejtja mund ta mposhtë dashurinë.

Fuqia që urrejtjaushtron, megjithëse e shëmtuar dhe e dhimbshme për t'u parë, mund të mposhtetme anë të fuqisë së dashurisë.

Si mundet dashuria tadobësojë urrejtjen në botën sot? Lutja është përgjigja.

Duamëni Mua.

Dëgjomëni Mua.

Përgjigjuni ndajkërkesave të Nënës Sime të dashur dhe ndaj Meje, Birit të saj, nëpërmjetlutjeve të ndryshme që ju janë dhënë.

Këtu është një Lutje eveçantë e Kryqëzatës për bashkimin fëmijëve të Hyjit.

Ajo do të përhapëdashuri në çdo skaj të tokës dhe do të largojë urrejtjen që rritet çdo ditë.

Kjo urrejtje, eshkaktuar nga satani përmes dobësisë se njerëzimit, dhe që çon në mizori tëtilla si tortura, vrasja, aborti dhe vetëvrasja, mund të shmanget me anë tëkësaj

Lutjeje tëKryqëzatës (37) për bashkimin e gjithë fëmijëve të Hyjit

OJezus i dashur, bashkoji në dashuri të gjithë ndjekësit e Tu të dashur, që tëmund ta përhapim të Vërtetën e Premtimit Tënd për Shpëtimin e Përjetshëm nëpërgjithë botën.

Nelutemi që ato shpirtra të vakët, që kanë frikë ta ofrojnë Ty veten e tyre nëmendje, trup dhe shpirt, ta hedhin poshtë mburojën e tyre të krenarisë dhe t’ihapin zemrat e tyre ndaj Dashurisë Tënde dhe të bëhen pjesë e familjes Tënde tëShenjtë në Tokë.

Përqafojitë gjithë ato shpirtra të humbur, i dashur Jezus, dhe lejoje dashurinë tonë, sivëllezërit dhe motrat e tyre, që t'i nxjerri ata nga shkretëtira dhe t'i sjelliata me ne në Gjirin, Dashurinë dhe Dritën e Trinisë së Shenjtë.

Ne evëmë gjithë shpresën, besimin dhe dashurinë tonë në Duart e Tua të Shenjta.

Netë lutemi Ty ta zgjerosh përkushtimin tonë, që të mund të ndihmojmë tëshpëtojmë më shumë shpirtra.

Amen.

Unë ju dua fëmijë.

Ju kurrë nuk duhettë ndjeheni të demoralizuar kur shikoni ligësinë që është rreth jush.

Lutjet tuaja mund ta dobësojnë këtë ligësi.

Dashuria juaj do ta mposhtë atë.

Shpëtimtari juaj i dashur

JezuKrishti


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara