e martë, 13 mars 2012 18:30
Volume 2trial in faithrejection by the clergyadorationChruch will fallfight against this MissionCrucifictionphariseesto clergyschismDivine MercyJesus' stay on EarthBija Ime fort e dashur, sot më në fund e kuptove se sa shumëFjala Ime Më e Shenjtë jo vetëm që është e kundërshtuar por edhe e hedhur poshtë nga anëtarë të caktuartë kishës Sime.
Ata që nuk janë as në gjendje të bien tek këmbët e Mia dhe tëkërkojnë mëshirë, e shpallin veten në gjendje për t’i gjykuar fjalët e Mia tëshenjta të dhëna njerëzimit për t’i shpëtuar shpirtrat e tyre.
Unë jam një Hyj plot memëshirë, plot me dëshirë për t’i shpëtuar të gjithë fëmijët e Mi dhe jam ingadaltë në zemërim.
Sot, durimi Im u vu në provë pasi një tjetër sulm, këtëherë nga një njeri që pretendon se flet në emrin Tim, u bë për t’i minuar këtomesazhe.
Ti, bija Ime, duke filluar që nga kjo ditë, nuk duhet tëangazhohesh me përfaqësues të tillë pa kërkuar lejen Time më parë.
Ka tani një përpjekje tëorganizuar për të të heshtur ty, që po bëhet nga një fragment i caktuarbrenda kishës Sime.
Fëmijët e Mi, këto janë kohët ku besimi i ndjekësve të Mimë të flaktë, përfshirë pjesëtarët e Kishës Time, do të vihet në provë në njëmënyrë të paparë që nga kryqëzimi Im.
Ashtu si Unë u trajtovadhunshëm dhe u dënova me vdekje sepse guxova të flas të vërtetën, kur Unë erdhaherën e parë, po kështu, i njëjti trajtim do t’iu rezervohet profetëve të Mideri në Ardhjen Time të Dytë.
Ata do të tallen, do të vihen në lojë dhe do të bëhen të dukenqesharakë kur ta përhapin fjalën Time.
Ata do të akuzohen përherezi nga ata që i shpallin mësimet e Mia por që dështojnë për ta njohurfjalën Time që i jepet botës sot.
Të kini frikë ju që përpiqeni për ta bllokuar rrugën që unë tanie shtroj para jush për të shpëtuar njerëzimin.
Ju do të ndëshkoheni.
Ju do të duhet të përgjigjeni tek Unë për padrejtësitë që ishkaktoni mbi ata që janë të dërguar për ta shpallur fjalën e Hyjit në këto,kohët e fundit.
Refuzojini profetët eZotit dhe ju po refuzoni fjalën e Zotit.
Arroganca juaj po ju verbon ndaj të vërtetës dhe ju nuk e kenitë drejtën të më përfaqësoni Mua.
Ju më fyeni Mua rëndëdhe refuzimi juaj i fjalës Sime të shenjtë më plagos Mua thellësisht.
Unë derdh lot për refuzimin tuaj mizor ndaj Meje ndërsa, në tënjëjtën kohë, ju predikoni një version të shpërlarë të të vërtetës së mësimevetë Mia.
Ju duhet të kaloni kohë tani në Adhurim Eukaristik përpara se tëmund të komunikoni me Mua për të më mundësuar që t’ju udhëzoj për në udhën edijes.
Shqyrtojini arsyet tuaja se pse i refuzoni fjalët e Mia.
A është sepse ju nukdoni ta dëgjoni të vërtetën e përçarjes, që ka për ta mbërthyer KishënKatolike?
A është sepse ju nuk e pranoni se Kisha është e pushtuar ngamashtruesi?
A nuk e kuptoni se e gjithë kjo ka qenë parathënë?
Ju duhet të luteni me qëllim që ta shikoni të vërtetën dhe tëvini tek Unë për udhëzim përpara se të jetë tepër vonë.
Jezusi juaj
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit