Jesus2Me top graphics
I love you, children, every single one of you.

Virgjëra Mari: Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë kundërshtime ndaj mesazheve hyjnore

e hënë, 12 mars 2012 19:00

priestslast days of satanhatred to this Missionfight against this Missionprayer for discermentHoly Spiritbattle among Christianspreparition to persecution

Fëmija im, kjo është koha kur të gjithë vizionarët e Hyjit,profetët dhe shpirtrat e zgjedhur do të vuajnë persekutimin më të madh.

Ditët e Satanit pothuajse po përfundojnë dhe ai do të përdorëçdo armë, në veçanti disa priftërinj të shenjtë, për t’u përpjekur ta zhvlerësojëfjalën time, të Nënës suaj të dashur dhe të Birit tim të çmuar, Jezu Krishtit.

Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë kundërshtime ndaj mesazhevehyjnore sa ç‘ka sot.

Errësira vazhdon ta pushtojë Kishën dhe shumë njerëz brendaKishës po bëjnë gjithçka që të munden për ta heshtur fjalën e vizionarëve.

Ata nuk duan që e vërteta të dalë në shesh dhe do të bllokojnëshpalljen e lutjeve, që iu jepen vizionarëve për të shpëtuar shpirtrat.

Lutuni fëmijë që përpjekjet e tyre të mos e bllokojnë punën e Birittim, apo t’i verbojnë besimtarët ndaj dhuratës së Shpirtit të Shenjtë ndërsa aivazhdon të derdhet mbi shpirtrat që i shikojnë këto mesazhe.

Lutjet dhe besnikëria juaj ndaj Birit tim të çmuar, kurrë nukkanë qenë më të rëndësishme se tani kur kjore e errësirës vazhdon të bjerë përmbi Kishën e Birit tim.

Lutuni, lutuni, lutuni që drita e Birit tim të shkëlqejë, nëmënyrë që shpirtrat e humbur të mund të ndriçohen përmes Fjalës së Tij më tëShenjtë.

Faleminderit për përgjigjen ndaj thirrjes sime, fëmija im,sidomos në këtë periudhë të trishtimit të madh në shpirtin tënd, të shkaktuarnga mundimi që t’u desh të duroje në duart e atyre që pohojnë se flasin në emërtë Zotit.

Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara