e martë, 6 mars 2012 15:20
Volume 2end timesprayer for liberationthe Last Judgementcall to prayertactic of antichristMiddle Eastfalse peacewar in the Middle Eastother propheciesBenedict XVINew ParadiseApocalypseBija Ime fort e dashur, ti duhet të vazhdosh t’i zbatoshudhëzimet e Mia të shenjta dhe mos lejo njeri të të ndalojë në këtë mision,edhe pse do të vazhdosh të sulmohesh nga të gjitha anët.
Kurrë mos e dysho fjalën Time, edhe kur nuk e kupton se çfarë dotë thonë mesazhet e Mia.
Gjithçka që ty po të jepet për botën që ta dëgjojë, ka qenë parathënëbija Ime.
Është vetëm se njerëzimit i duhet ta kuptojë se çfarë përmbanLibri i Gjonit (Zbulesa).
Të gjitha gjërat e parathëna duhet të ndodhin.
Shikoni tani, ndërsanjeriu i paqes do t’i paraqitet botës.
Ai do të duket sikur posjell paqen në Lindjen e Mesme.
Kjo do të jetë një paqe e rreme dhe është një maskë përmashtrimin që ai paraqet, me qëllim që ta mbulojë arsyen e vërtetë të kësajgënjeshtre që po kryhet tani.
Lutuni për ZëdhënësinTim të Shenjtë, Papa Benediktin XVI, sepse ai do të pësojë një persekutim tëtmerrshëm. Kjo kohë është afër tani.
Lutuni të gjithë ju sepse lutjet tuaja do ta zbusin ashpërsinë ekëtyre kohëve, të cilat mund të lehtësohen.
Nuk dihet shumë, bija Ime, rreth kohëve të fundit.
Shumë janë të frikësuar dhe kështu do të jetë, por vetëm nëseshpirtrat e tyre janë të papastër.
Për ata prej jush qëjeni në dritën e Hyjit ju keni shumë të mira përpara sepse kjo do të thotëheqje e mëkatit nga toka.
Më në fund bota do të shfaqet me një fillim të ri të mbushur medritën Time hyjnore.
Nuk ka shumë kohë përpara se këto gjëra të ndodhin.
Gjithçka që ka rëndësi është se të gjithë fëmijët e Hyjit do tashohin të vërtetën në kohën e duhur dhe do të kthehen në besim.
Përndryshe ata nuk do të jenë pjesë e Qiellit të Ri dhe Tokës sëRe, të cilat do të bashkohen për t’u bërë një.
Sepse atëherë Unë do tëvij për të gjykuar.
Prandaj vetëm ata që më pranojnë Mua, Shpëtimtarin e tyre, JezuKrishtin, dhe Atin Tim të Përjetshëm, do të kenë jetën.
Lutuni për të gjithë shpirtrat. Kjo përbën gjithçka për të cilënju duhet të përqendroheni pikërisht tani dhe të keni besim të plotë tek Unë.
Jezusi juaj