Jesus2Me top graphics
If I love you why then would I not warn you of the consequences of rejecting My Mercy? All I need and desire is to bring all of you into My Kingdom.

Censura në Media dhe të tjera që do të vijnë

e shtunë, 1 janar 2011 2:00

Volume 1to the mediaGarabandalprayer for liberationdictaturechanges in buildings of churchescensorshipso called conspiracy theories global collapse of financial marketspersonal prayerlove to GodPrayer GroupsBibledo not be afraidMiddle Eastcourage to proclaim the TruthloveFatimapersecutionGreat Tribulationtactic of satanNew ParadisemasonryMother of Salvationto clergyApocalypsefree will

Bijaime e dashur, koha ka ardhur edhe për një vit tjetër kur fëmijët e Mi të dashurdo të mësojnë më shumë nga Unë, se si ta përshtatin jetën e tyre me qëllim qëkur Unë të vij si Gjykatës, njerëzimi të jetë gati.

Bijtëe Mi të mrekullueshëm, që të gjithëve Unë ju mbaj pranë Zemrës Sime të Shenjtë,ju duhet të më dëgjoni Mua tani. Unë kurrë nuk do t’ju braktis kur të më njihniMua dhe të Vërtetën e Parajsës së Re – premtimin që Unë ju dhashë të gjithëveju para se të vdisja në Kryq për mëkatet tuaja. Koha po afrohet tani, bijtë eMi të dashur. Kurrë mos kini frikë. Nëse ju më doni Mua dhe besoni tek Unë,çfarë ka për të pasur frikë? Sepse dashuria nuk është e frikshme. Dashuriaështë gëzim, lumturi dhe për të gjithë ju që besoni në jetën e përjetshme nëQiell, nuk ka asgjë për të pasur frikë. Unë ju dua të gjithëve.

Roli i Nënës së Hyjit në Ardhjen e Dytë të Krishtit

NënaIme e dashur, e cila qe përgjegjëse në marrjen e Kupës për ta pranuarEkzistencën Time, në momentin e Ngjizjes, për të lajmëruar një fillim të ri përnjerëzimin, do të lajmërojë gjithashtu Ardhjen Time të Dytë.

Unëdo t’i shpengoj të gjithë ata që kthehen tek Unë për Mëshirë. Nëna Ime, edërguar nga Ati i Përjetshëm për t’i sjellë shpengim dhe shpëtim botës, do tëqëndrojë krah Meje këtë herë të dytë.

NënaIme e dashur, Engjëlli i Dritës, do të triumfojë tani në përhapjen e MëshirësSime dhe në lajmërimin e Ardhjes Sime të Dytë në Tokë. Nëna Ime e përkushtuar,Zonja e Papërlyer, si Ndërmjetëse, do të ndihmojë në përgatitjen e botës përArdhjen Time të Dytë. Ajo e ka përgatitur njerëzimin për shumë shekuj, por taninë 100 vitet e fundit, është përpjekur për të futur dashuri në zemrat tuaja, tandezë dashurinë nganjëherë të fjetur që ju keni për Mua dhe për Atin Tim tëPërjetshëm.

Kaqenë një kohë kur Nëna Ime, e cila, përmes Shfaqjeve Hyjnore, do të ushtrontevëmendje mbi Tokë. Për fat të keq, që nga Fatima dhe Garabandali, pak ngashërbëtorët e Mi të shenjtë i marrin shfaqjet e saja Hyjnore seriozisht. Asedhe vizionarët e saj, të zgjedhurit e paktë, nuk merren seriozisht. Këtë herë,ndërsa viti 2011 fillon, shumë, shumë ndryshime në botë janë tani gati për tëndodhur. Kjo është sepse bota, bijtë e Mi, ashtu si ju e njihnit njëherë, kapër të ndryshuar.

Sekreti i Fatimas – lidhja me të ardhmen

Sa shumë prej jush,shpirtra të pafajshëm dhe besues nuk arrini ta kuptoni ligësinë që ka për t’ushpalosur. Bijtë e Mi, dhe Unë përfshij edhe ata që i lexojnë këto Mesazhe përherë të parë, nga kurioziteti, që mund të ndjeni një boshllëk në mirëqenientuaj shpirtërore, dëgjoni tani.

Judhe bashkë-vëllezërit dhe motrat tuaja jeni duke u çuar drejt një bote tëkomanduar nga grupi, i parathënë në Sekretin e fundit të Fatimas, për të cilinju nuk keni dijeni, ku ju së shpejti do të gjeni gjërat e mëposhtme.

1.   Parajajuaj do të bëhet pa vlerë dhe e vetmja mënyrë për të tregtuar do të jetë me ardhe argjend.

2.   Dot’ju duhet që të luteni në grupe dhe të gjeni një shërbëtor të shenjtë, mjafttrim, për të qëndruar përpara persekutimit.

3.   Juduhet të gjeni streha për lutje sepse kishat tuaja do të shiten për fitimmonetar.

4.   RuaniShkrimet e Shenjta, ju mund të mos i keni lexuar kurrë më parë, por të jeni tësigurt se do të jetë e pamundur të blini kopje në të ardhmen.

5.   NgritniGrupe Lutjesh për t’u lutur për shpëtimin e njerëzimit. Në një kohë prej 3vitesh ju do ta kuptoni përse kjo është e rëndësishme.

Censura e Medias

Mediave,Unë kam këtë për t’i thënë. Si komunikuesit e botës, arroganca që ju shfaqnisot do të kthehet në dëshpërim kur fjala juaj të mos dëgjohet më. Edhe ju gjithashtudo ta kuptoni shpejt rëndësinë e lutjes kur njerëzimi të largohet nga eVërteta. Fjala juaj sot akoma mund të përfaqësojë të vërtetën e rëndësishme tëpavarur. Por kjo dhuratë do të hiqet tani nga ju. Përkundrazi, e Vërteta do tëfshihet tani nga njerëzimi përmes diktaturës që keni për të dëshmuar gjatëMundimit të Madh. Më pas fjala juaj do të mohohet ashtu si u mohua Fjala Ime.

“Kanali Sekret” i Komunikimit

Askushnuk do t’ju dëgjojë sepse e vetmja fjalë që do t’i jepet njerëzimit, e cila dotë ketë njëfarë efekti, do të jetë përmes Kanalit Sekret të dhënë botës përmesteknologjisë. Ju do ta gjeni veten të braktisur dhe do të përfundoni duke upërpjekur të komunikoni me një botë mosbesuese, ashtu si Unë bëj në këtëperiudhë, kur fjala juaj të mos dëgjohet.

The Apocalyptic Woman (The Apocalypse) - Albrecht Dürer, 1498

Kujdes nga Diktatorët

Jumos kini frikë, pavarësisht se sipas cilës udhë ju e ndiqni Hyjin, vetëm mëdëgjoni Mua tani. Luftojini ata që imponojnë diktaturë në botën tuaj, sepse atajanë nga Satani. Kurrë mos u gënjeni prej tyre pavarësisht se sa shumë jupaguajnë për të raportuar gënjeshtra. Ata do të përballen me mallkimin epërjetshëm nëse nuk pendohen; edhe pse koha nuk është në favor të tyre. Luftonipër lirinë për t’i raportuar padrejtësitë që ju dëshmoni. Nuk ka rëndësi që jutë besoni tek Unë, sepse kur ta shikoni këtë profeci të shpaloset, atëherë dota kuptoni të Vërtetën e Mësimeve të Mia.

Libri i Zbulesës

Sot, në një botë qëmund të duket e dërrmuar dhe e lënduar prej rënies ekonomike është e lehtë tëbesoni se gjërat do të rregullohen. Po, bijtë e Mi, në të kaluarën ky do tëishte një supozim i natyrshëm, por nuk është më i tillë. Intrigat e kurdisuranga grupi themelor i organizatave, ngado në çdo vend, me origjinë satanike,tani janë gati për t’u shfaqur. Ata mes jush që nuk besojnë tek Unë, tani, mënë fund do t’i kuptojnë profecitë e përmbajtura në Librin e Atit Tim dhe Librine Zbulesës.

Mosu trembni, bijtë e Mi. Kthehuni tek Unë dhe më flisni Mua privatisht me fjalëttuaja dhe Unë do t’ju jap forcën, shpresën dhe energjinë për ta kapërcyer këtëkalim të errët në historinë e njerëzimit.

Ataprej jush që po e lexojnë këtë Mesazh, mendoni me kujdes. Nëse ju e vini nëdyshim përmbajtjen, atëherë shikoni përreth dhe vendosni nëse do të guxoni t’imerrni në konsideratë shenjat. A e vëreni se liria e vullnetit tuaj të lirë, edhënë juve si një Dhuratë nga Ati Im i Përjetshëm, tani po shtrembërohet? Unëdhe Ati Im i Përjetshëm, nuk do të ndërhynim kurrë me këtë Dhuratë Hyjnore, kaqDhuratë e Shenjtë është ajo. Por nëse njeriu vendos të pranojë Satanin dheflakët e Ferrit, atëherë ashtu le të jetë.

Hyji,Ati Im i Përjetshëm, nuk mund ta ndalojë këtë. Megjithatë Satani do të përpiqetta marrë këtë Dhuratë të vullnetit të lirë nga ju. Kur ta shikoni se vullnetijuaj i lirë po ju rrëmbehet, përmes forcave të fuqishme, mbi të cilat ju nukkeni asnjë kontroll, atëherë ju do ta dini se i ligu është pas kësaj.

Satani nuk do të fitojë kurrë

Julutem, ju lutem të jeni në gatishmëri, bijtë e Mi të çmuar. Mos u dorëzoni.Nëse mjaft nga ju luten dhe qëndrojnë të palëkundur, ju do të shpëtonishpirtra. Satani dhe ushtria e tij nuk do të fitojnë kurrë. Ata nuk munden. Kjoështë e pamundur. Vetëm Hyji e ka fuqinë t’i japi fund këtij konflikti tëtmerrshëm.  

Unë,Shpëtimtari juaj dhe Gjykatësi i caktuar, ju bëj thirrje tani që të ngriheni nëkëmbë, të jeni të guximshëm dhe të luftoni për çfarë është e drejtë në zemrattuaja, edhe nëse ndjeni frikë. Frika ju është dhënë nga Satani. Frika kurrë nukështë vënë në zëmrat tuaja nga Unë apo nga Ati Im i Përjetshëm.

Ulenimburojën dhe hapeni zemrën tuaj ndaj dashurisë, jo ndaj frikës. Dashuria vjenprej Hyjit. Unë jua kam treguar se dashuria nuk është diçka që ju ndjeni, pa ehapur zemrën tuaj. Dashuria dhe Hyji Ati i Përjetshëm, Krijuesi i kësaj Toke,shkojnë krah për krah. Ata nuk mund të ndahen. Kur ata ndahen atëherë Sataniështë në punë.

Shkonitani, bijtë e Mi, dhe ndajeni mendjen. A doni që Dashuria t’ju mbështjellipërmes Zemrës Sime të Shenjtë, apo frika? Ky është vendimi juaj.

Mësuesi juaj Hyjnor,Shpëtimtari dhe Gjykatësi i Drejtë i Mëshirës



Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara