Jesus2Me top graphics
My Heart embraces you, My cherished and loyal disciples. I love you. I Am with you now, in a way, which you will find hard to deny.

Hyji Atë iu kërkon fëmijëve të Tij që të bashkohen në Lutje

e martë, 15 nëntor 2011 11:00

Volume 1call to prayeradditional prayerlove to Godimmoralitycall to spread the Wordgreedhumilitymurdertactic of satanhatredpower of prayerwarsGod's LoveDivine MercyGod's Justice

Unëvij sot, bija Ime, për t’i mbledhur bashkë fëmijët e Mi të shtrenjtë dhe tëgjithë ata që besojnë tek Unë, që të luten të bashkuar për të shpëtuar tëgjithë shpirtrat mbi Tokë.

Ështëdëshira Ime që ju ta vërtetoni dashurinë tuaj të pafund për Trininë e Bekuarduke treguar përulësi, në dashuri për njëri tjetrin, në mënyrë që mëkati tëmund të falet për të gjithë njerëzimin.

UnëJam Hyji i Drejtësisë, por Jam së pari dhe mbi të gjitha, Hyji i Dashurisë dhei Mëshirës. Dashuria Ime Hyjnore prej Ati për ju reflektohet në Mirësinë TimeMëshiruese.

Prandaj,është qëllimi Im për t’i shpëtuar të gjithë shpirtrat, në këto, kohët e funditsiç ju i njihni mbi Tokë. Mos kini frikë, fëmijë. Qëllimi Im nuk është për t’jufrikësuar, por për t’ju përqafuar brenda gjithë Dashurisë Simegjithëpërfshirëse për çdo fëmijë Timin.

Unëiu bëj thirrje gjithë fëmijët të Mi, sidomos atyre shpirtrave kaq të mbushur medashuri për Mua, Krijuesin e tyre, që të bashkoheni me vëllezërit dhe motrat etuaja dhe të ngriheni kundër të ligut në botë.

Satanidhe çdo djall në Ferr tani enden në Tokë në mosbindje ndaj Meje, gjatë këtyrekohëve të fundit, fëmijë. Ata janë shpërndarë nëpër botë duke persekutuarshpirtra dhe duke i çuar ata në prag të çmendurisë.

Influencae djallit po ndjehet nga pothuajse çdonjëri prej jush në këtë kohë. Është përarsyen se Ekzistenca Ime dhe ajo e Birit Tim të dashur janë mohuar, refuzuardhe hedhur mënjanë, që errësira tani e mbulon botën tuaj. Duke mos e pranuar tëVërtetën e Krijimit tuaj mbi këtë Tokë, ju, fëmijët e Mi të dashur, jeni bërëpa dashur një shënjestër e Satanit.

Judo të vini re një numër ndryshimesh në jetën tuaj pasi ky infektim e kambërthyer botën tuaj. Vrasje, urrejtje, pakënaqësi për shpalljen e Lavdisë Simeapo për pranimin e Ekzistencës Sime, luftë, persekutim, lakmi, kontroll dheshthurje morale. E gjithë kjo ligësi ka qenë krijuar në botën tuaj nga Satanidhe është përhapur nga mëkatarë tepër të hapur ndaj premtimeve të tij boshe dhetë rreme.

Ai,Satani, tundon më parë ata mëkatarë të etur për pushtet dhe ata me besim tëdobët. Pasi i ka joshur ata, ai më pas i pushton ata. Ata, më tej, infektojnëdhe shkaktojnë dhimbje të tmerrshme duke kryer abuzime mbi vëllezërit dhemotrat e tyre.

Ju,besimtarët e Mi të dashur, tani po thirreni nga Unë për t’u ngritur dhe për tambrojtur Fjalën Time të Shenjtë, që njerëzimi të mund të shpëtohet. Ju do tabëni këtë në dy mënyra. Së pari, përmes lutjes së vazhdueshme, dhe së dyti,duke e përhapur Fjalën Time Më të Shenjtë. Lutja jo vetëm që do të ndihmojë tëshpëtojë njerëzimin nga Ferri dhe braktisja e plotë nga Unë, por ajo gjithashtudo të zbusë Dorën Time të Ndëshkimit. Kjo Dorë e Ndëshkimit, do të bjerë, dhemos kini asnjë dyshim për këtë, mbi ata mëkatarë të ligj që e kanë lejuarshpirtin e errësirës t’ua kontrollojë sjelljen e tyre ndaj atyre vartësve tëpafajshëm, mbi të cilët ata ushtrojnë kontroll.

Unë,Hyji Atë, iu bëj thirrje fëmijëve të Mi nga Qielli që ta dëgjojnë kërkesën Timekur Unë ju kërkoj që të ngriheni menjëherë. Bashkohuni në lutje duke recituarkëtë lutje të mëposhtme:

“HyjiMë i Larti, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, të Cilin Ti esakrifikove për të na shpëtuar ne, fëmijët e Tu të shkretë, prej zjarreve tëFerrit, dëgjoje lutjen tonë. Le t’i ofrojmë sakrificat tona të përulura dhe tëpranojmë sprovat dhe mundimet si një mjet për të fituar Shpëtimin për të gjithëshpirtrat gjatë Paralajmërimit. Ne të lutemi Ty t’i falësh mëkatarët që e kanëtë vështirë të kthehen dhe të pranojnë Mirësinë Tënde të mëshirshme për të bërësakrificat e nevojshme, ashtu si Ti kërkon, për t’i shëlbuar ata në Sytë e Tutë Shenjtë.”

Dukem’u lutur Mua, Atit tuaj qiellor, Hyjit Më të Lartit, Krijuesit të universitdhe njerëzimit, Unë do ta dëgjoj lutjen tuaj dhe do të siguroj imunitet për tëgjithë ata shpirtra për të cilët ju luteni.

Faleminderit,fëmijët e Mi të dashur, për njohjen e kësaj, thirrjeje Time Hyjnore nga Qielli.Faleminderit për përulësinë tuaj të zemrës që e njihni Zërin Tim kur ai flitet.

Mbajenimend, Unë Jam një oqean Dashurie dhe ju Dua të gjithë me një butësi prej Ati.Unë mundohem vetëm për të shpëtuar secilin dhe çdonjërin prej jush ngambërthimi i të ligut, në mënyrë që ne të mund të bashkohemi si një familje evetme e shenjtë.

HyjiAti i Përjetshëm


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara