e mërkurë, 2 nëntor 2011 10:40
Volume 1about this MissionDivine MercyBija ime, koha për Birin tim që të çlirojë Dhuratën e Tijtë Mëshirës Hyjnore po afron. Prandaj, ti duhet të përqendrohesh në Misionintënd për të shpëtuar shpirtra. Ti nuk duhet të lejosh shpërqendrime, të cilatt’i largojnë sytë nga detyra më e rëndësishme e përhapjes së konvertimit.
Qiejt gëzojnë, ndërsa kjo Dhuratë hyjnore së shpejti do tëshfaqet me Dashurinë e pastër që Biri im mban në Zemrën e Tij për të gjithëshpirtrat. Bija ime, ndërsa kjo punë rritet në intensitetin e vet, i ligu do tëvazhdojë të të shqetësojë përmes njerëzish të ndryshëm në çdo rast. Ti ke qenëudhëzuar që të qëndrosh e heshtur dhe të përqendrohesh vetëm tek Biri im.
Ti, bija ime, je caktuar për ta komunikuar me shumëhollësi dëshirën e Birit tim për të folur me njerëzimin në këto kohë. Të jeshtrime dhe e guximshme, sepse ky Mision i Shenjtë do të ketë sukses. Ai ka qenëparathënë kaq shumë kohë më parë dhe ty po të jepet çdo lloj udhëzimi ngaQielli. Shenjtorët të gjithë të udhëzojnë, sepse ata kanë qenë mbledhur me gjithëforcën për të siguruar që ky Mision të mos dështojë. As dhe nuk mund tëdështojë. Ti duhet të ndalosh së shqetësuari kur gjërat duken pa shpresë, sepseky është mashtrimi me të cilin ti do të përballesh për shkak të punës sëmashtruesit.
Unë, Nëna jote e dashur, punoj me ty gjatë gjithë kohës.Ishte përmes meje që ti u përgatite të vije para Birit tim të Shtrenjtë. Hirete dhuruara ishin për ta mundësuar shpirtin tënd që të pastrohej, në mënyrë qëti të ishte e denjë për të punuar për Shpëtimtarin e njerëzimit.
Ka qenë përmes Birit tim të çmuar që ti u solle përparaTrinisë së Shenjtë. Ky është një nga Misionet më të rëndësishëm që kur Biri imqe dërguar për ta shpenguar botën nga mëkati.
Kurrë mos ia lejo vetes të devijosh nga ky Mision. As edhenuk duhet t’i dorëzohesh tundimit për t’u larguar. Lutu tek unë, Nëna jote, nëçdo kohë, për mbrojtje.
Nëna jote e dashur
Mbretëresha eQiellit
Nëna e Mëshirës