e enjte, 29 shtator 2011 20:15
prayer to defeat satanlast days of satanliepreparition to the WargningPurgatorysatanismthe Warningcall to conversionConfessionto defeat eviltactic of satanslavery of sinafter the Warningwarning of the Hellfree willGod's LoveUnëJam Alfa dhe Omega. Unë Jam Hyji Atë.
BijaIme e dashur, koha po afron që bota ta dëshmojë Mëshirën që do t’i tregohetnjerëzimit nga Biri Im i shtrenjtë, Jezu Krishti.
Shumëforca të së keqes gëlojnë tek ata shpirtra të humbur që i kushtojnë besnikërimashtruesit, Satanit. Edhe ata gjithashtu janë të përgatitur për Paralajmërimindhe me arrogancë besojnë se pushteti i premtuar atyre nga Satani do t’i çojëata tek një parajsë e re botërore e krijuar prej tyre. Kjo është gënjeshtra mëe madhe e kryer nga Satani ndaj të cilës ata janë dorëzuar. Errësira e shpirtittë tyre do të thotë se zemrat e tyre nuk do të tregojnë asnjë mëshirë ndajatyre që besojnë tek Unë, Hyji Krijuesi i të gjitha gjërave. Megjithatë fuqiaqë ata ushtrojnë, është më e dobët tani.
Ditëte Satanit janë pothuajse në përfundim mbi këtë Tokë. Por ai, Satani, nuk do tëpushojë derisa ai të ketë vënë në grackë miliona prej këtyre shpirtrave tëçorientuar dhe të gënjyer. Lutu për ta, bija Ime, sepse ata enden kot. Ata janëtë shkëputur dhe përmes panikut të tyre, ata do të përpiqen me gjithçka të mundenpër t’i kontrolluar fëmijët e Mi nëpërmjet pronave të tyre materiale.
Dëgjonitani Fjalën Time. Njerëzimi nuk ka asnjë fuqi. E vetmja fuqi do të jetë përmeslutjes, mburoja kundrejt këtyre njerëzve të ligj. Ata, në mëkat mortor, më kanëfyer Mua dhe Krijimin Tim të çmuar dhe për këtë ata do të vuajnë. Kaq shumëngjarje do të shpalosen tani përpara syve të një bote mosbesuese. Kaq shumë ngafëmijët e Mi do të jenë të hutuar dhe të tronditur thellë kur ata të ndjejnëvuajtjet e Purgatorit dhe Ferrit.
Tëgjithë mëkatarët, gjatë dhe pas Paralajmërimit, do të përjetojnë atë që ata dotë përjetonin po të humbnin jetën e tyre. Ata në mëkat do të vuajnë të njëjtinpastrim përcëllues si ata shpirtra në Purgator, të cilët presin të hyjnë nëMbretërinë Time të Lavdishme. Ata në mëkat mortor do të përjetojnë dëshpërimindhe errësirën e thellë të zjarreve të Ferrit. Kjo vuajtje nuk do të zgjasëshumë gjatë dhe pastaj ata do ta ri-shijojnë botën që e kishin përjetuar paraParalajmërimit, përsëri. Kjo botë do të jetë shumë e ndryshme nga ajo më parë.Sepse më në fund, sytë e tyre do të hapen ndaj të Vërtetës së Parajsës, Ferritdhe Purgatorit. Atyre pastaj do t’iu duhet që të zgjedhin se cilën udhëdëshirojnë të ndjekin. Ti do të mendoje, bija Ime, se ata do të ndjekin udhëndrejt Dashurisë dhe Dhembshurisë Sime Hyjnore, por kjo gjë nuk do të ndodhë meaq shumë mëkatarë të ngurtë. Kaq të infektuar do të jenë ata nga premtimet erreme dhe boshe të bëra atyre nga mashtruesi saqë ata do të kthehen prapa përtë ndjekur drejtimin e tij. Ata do të luftojnë, do të përpiqen dhe përmesndikimit të djajve të lëshuar nga Satani, të çliruar nga thellësitë e Ferrit,do të bëjnë që shpirtrat e tyre të tërhiqen brenda planit të tij të lig përdominim global.
Kjoështë një thirrje urgjente për t’ju nxitur të gjithëve që të kërkoni shpengim,nga zemrat tuaja, për jetët tuaja të paudha. Ju e keni kohën për ta bërë këtë,por bëjeni atë shpejt.
Përgatitunipër të kërkuar Mëshirë. Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi. Ngjarja Madhështoreështë për të mirën e të gjithë fëmijëve të Mi. Prandaj në vend të frikës,lejojeni Dashurinë Time që t’ju mbështjelli, që t’ju forcojë. Në këtë mënyrë judo t’i bëni ballë vuajtjeve që gjenden përpara.
Ati juaj i dashur iPërjetshëm
Hyji Më i Larti