e shtunë, 24 shtator 2011 22:15
Volume 1carefree livemusic industrycommitement of your soul to the devilfalse mercyoccult ritualssatanismwarning of the Hellto atheistsBijaIme e dashur, përse njeriu këmbëngul për ta mohuar ekzistencën e Ferrit?
Shumënga fëmijët e Mi, të cilët e konsiderojnë veten të jenë modernë në pikëpamjet etyre, publikisht e mohojnë ekzistencën e Ferrit, ndërsa e deklarojnë besimin etyre në Hyjin Atin e Përjetshëm. Ata i çorientojnë fëmijët e Mi kur përdorinjustifikimin se Hyji është Përherë Mëshirëplotë. Duke i bindur fëmijët e Mi setë gjithë do të shkojnë në Qiell, ata pa dashur bëhen përgjegjës për ata qëndjekin doktrinën e tyre të gabuar.
Sataniekziston po ashtu edhe Ferri. Ferri është një vend ku Satani i merr atashpirtra që tregojnë besnikëri ndaj tij mbi Tokë. Këta janë shpirtrat që ishtyjnë mënjanë të gjitha mendimet e Hyjit dhe inkurajojnë pranimin e vepravetë liga në botë. Në disa raste njerëzit mund edhe t’ia shesin shpirtrat e tyreSatanit, në shkëmbim për një jetë pasurie, fame dhe pushteti. Shumë njerëz nëindustrinë e muzikës e kanë bërë këtë ndër vite. Pak konsideratë i jepetmënyrës se si bëhet besnikëria e tyre, shumë shpesh përmes inaugurimeve në gruptë kryera përmes praktikave okulte.
Ngaana tjetër janë ata që jetojnë ato çfarë ata i konsiderojnë të jenë thjeshtjetë të shkujdesura, plot hare, ku ata vazhdimisht kërkojnë vet-kënaqje. Atajanë thjesht disa prej shpirtrave, të cilët, në mbërritjen tek portat e Ferrit,mbesin të tronditur dhe tundin kokat e tyre në mosbesim për fatin që i pretata. Ata nuk arrijnë ta pranojnë se ky terror që ata përballin është përgatiturnga ata vetë. Liria që iu pat dhënë atyre mbi Tokë qe abuzuar në favor të çdo gjëjeqë e fyen Hyjin.
Fëmijëte Mi, ju lutem t’ia shpjegoni tmerrin e Ferrit atyre që janë të verbër ndajekzistencës së Satanit. Nuk ka rëndësi nëse ata qeshin dhe hedhin abuzime mbiju. Është detyra juaj t’i paralajmëroni ata për fatin e tmerrshëm që e pretcilindo shpirt të gjorë që përfundon atje.
Ateistëve,të cilët në shtratin e vdekjes, besojnë se vuajtja e tyre do të përfundojë mefrymën e tyre të fundit, më dëgjoni Mua tani. Për ata prej jush që e mohojnëEkzistencën e Hyjit në këtë Tokë, megjithëse e Vërteta ju ka qenë zbuluar gjatëjetës suaj, vuajtja juaj në zjarret e Ferrit do të jetë vetëm fillimi imallkimit të përjetshëm. Ju, shpirtrat e Mi të gjorë që kryeni mëkat të rëndëpërmes vullnetit tuaj të lirë, po më refuzoni Mua. Përkundrazi, ju po zgjidhniSatanin. Ai ju pret ju pas vdekjes. Unë nuk do të gjendem askund. Sepse, në atëkohë do të jetë tepër vonë për t’ju treguar Mëshirën Time.
Lutuni, lutuni, të gjithë ju, që së bashku ne tëmund t’i shpëtojmë këta shpirtra. Satani nuk duhet lejuar që t’i vjedhëshpirtrat e tyre. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata ndërsa janë akoma gjallë mbiTokë.
Jezusijuaj i dashur