e hënë, 12 shtator 2011 12:00
Volume 1prayer for those persecutedpersecutionafter the Warningpreparition to persecutionGod's JusticeBijaIme e dashur, shumë shpejt tani bota do të ndalojë dhe periudha pasParalajmërimit do ta ndryshojë mënyrën se si njeriu do ta shikojë botën.Kënaqësitë dhe teprimet materiale nuk do të kënaqin më. Njerëzit nuk do t’itrajtojnë më si zota, idhujt që ata i bëjnë prej njerëzve të famshëm dhepasurisë. As edhe nuk do të jenë më aq të shpejtë për ta dënuar apo për tatrajtuar fqinjin e tyre mizorisht.
Botae re, pas Paralajmërimit, do të jetë një vend ku dashuria për Mua dhe Hyjin Atëdo të nderohet me respekt. Shumë udhëheqës nëpër vende, jo të besimit tëKrishterë, do t’i bëjnë nderime Atit Tim. Ata në vende pushteti, qëkontrollojnë financat e popullit, do të pendohen, në numër të madh. Më shumë tëtjerë do t’i heqin shtresat e tyre të pushtetit dhe do të bashkë-ndajnë mevëllezërit dhe motrat e tyre bukën që vjen nga Hyji Atë. Sepse kjo bukë ështëpër të gjithë dhe është dhënë për t’u ndarë në mënyrë të barabartë.
Shumëgjëra të mira do të zhvillohen si rezultat i Paralajmërimit. Megjithatë, shumëshpirtra nuk do të jenë mjaft të fortë në besimin e tyre. Ata, për fat të keq,do të kthehen prapa në udhët e tyre të vjetra. Të joshur nga premtimet epushtetit, pasurisë, kontrollit dhe dashurisë për vetveten, ata do ta refuzojnëHyjin Atë. Ata do ta njohin të Vërtetën, por kjo prapë nuk do të jetë emjaftueshme për ta. Këta mëkatarë të gjorë e të dobët do të jenë një gjemb nëanën tuaj, fëmijë. Pa lutjet tuaja mëkatet e tyre do të shkaktojnë rrëmujë nënjë botë, që do të jetë përmirësuar gjatë pastrimit të saj të ri.
Lutja,fëmijët e Mi, është kaq e rëndësishme. Ju duhet t’i kërkoni Hyjit Atë që tapranojë kërkesën tuaj për ta shtypur persekutimin, që po planifikohet nga këtanjerëz. Lutja e mjaftueshme mund, dhe do të evitojë, shumë prej tmerrit që këtamëkatarë do të përpiqen të shkaktojnë nëpër botë. Sa shumë prej jush janë tëverbër ndaj planit që po kurdiset prapa shpinave tuaja. Shenjat po zbulohen meshumicë, por ju nuk po arrini t’i dalloni ato.
Fëmijëte Mi, ndërsa besimi juaj rritet lutuni që Shpirti i Shenjtë të mund të përhapettek këta mëkatarë dhe t’ua pushtojë shpirtrat e tyre. Unë, Jezusi juaj i shtrenjtë,ju mbroj, ndjekësit e Mi të dashur. Nën urdhrin Tim Unë ju udhëzoj që tëluteni, jo vetëm për këta shpirtra të rënë, por që persekutimi i burrave, gravedhe fëmijëve të thjeshtë të eliminohet. Nëse këta keqbërës, që do takundërshtojnë Atin Tim, vazhdojnë të terrorizojnë njerëz të pafajshëm përmeskontrolleve të reja që ata do të vënë në zbatim nëpër botë, ata do tëndëshkohen.
Këtyremëkatarëve po iu jepet Mëshira më e madhe e mundshme që nga Kryqëzimi Im. Ataduhet ta përqafojnë Paralajmërimin, sepse kjo është hera e fundit që atyre dot’iu ofrohet mundësia e shpengimit. Përndryshe ata do të përballin një dënim tëtmerrshëm. Ky dënim, që do të sillet nga Dora e Drejtësisë Hyjnore, përmes AtitTim të Përjetshëm, nuk është i dëshirueshëm. Ndërsa nga njëra anë ky Ndëshkim iMadh ka qenë profetizuar, ai mund të zbutet përmes fuqisë së lutjes.
Shpëtimtari juaj idashur
Mbreti i Mëshirës, Jezu Krishti