Jesus2Me top graphics
Always remember I love you, no matter how grievously you have sinned.

Kurrë mos i kërcënoni të tjerët në Emrin Tim

e shtunë, 10 shtator 2011 15:30

Volume 1informing about the Messageshumilitytactic of satanlove to neighboursdo not judgeThe Remnant ArmyGod's Commandments

Unëflas me ty sot, bija Ime e dashur, për nevojën që të më bindesh Mua në tëgjitha gjërat. Bija Ime, të gjithë ndjekësit e Mi, për të qenë të denjë përDashurinë dhe përkushtimin Tim, duhet që t’i nderojnë Urdhërimet e Atit Tim.Ndërsa ata mund të lëkunden herë pas here, ata duhet të përpiqen në çdo kohë qëtë ndjekin Rregullën e Dashurisë. Duajeni njëri tjetrin dhe e vendoseni fqinjintuaj para nevojave tuaja. Pastaj çdo gjë tjetër do të shkojë në vend.

Ataqë e quajnë veten ndjekës të Mi, duhet të jenë shumë të kujdesshëm se si ata epërhapin Fjalën Time Më të Shenjtë. Nëse ata bien brenda kurthit të arrogancës,vet-pëlqimit apo kur ata i dënojnë të tjerët në Emrin Tim, ata më fyejnë Muashumë. Kurrë mos i kërcënoni të tjerët me ndëshkimet që ata mund të presin ngaUnë. Kurrë mos i thoni dikujt tjetër se Unë do t’i ndëshkoj ata për shkak se jundjeheni të zemëruar me ta për çfarëdo lloj arsyeje; sepse kur e bëni këtë judo të jeni fajtorë që po më mohoni Mua, sepse ju do të jeni duke e shtrembëruartë Vërtetën për t’ia përshtatur interesave tuaja. Kurrë mos u ndjeni përmbi tëtjerët për faktin se ju keni qenë privilegjuar me të Vërtetën.

Fëmijë,Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi, edhe kur ata gabojnë dhe largohen. Lutuni përta në çdo kohë nëse ju pohoni se jeni një ndjekës i vërtetë i Imi. Me patjetërpredikojeni të Vërtetën. Tregojuni atyre gjithmonë për Dashurinë Time të thellëpër fëmijët e Mi. Por ju nuk duhet kurrë t’i gjykoni ata. Kurrë mos iu thoni tëtjerëve se mëkatet e tyre apo ato që ju i mendoni të jenë mëkate, do tëndëshkohen nga Unë në ndonjë mënyrë të caktuar, sepse ju nuk keni asnjë tëdrejtë për ta bërë këtë.

MesazhiIm sot është i thjeshtë. Kur ju më doni Mua dhe flisni në Emrin Tim ju nukduhet kurrë që ta lartësoni veten për shkak të kësaj. Ju nuk duhet kurrë t’ikërcënoni vëllezërit dhe motrat tuaja apo të hidhni akuza në Emrin Tim.

Mbajenimend, meqenëse ju jeni ndjekësit e Mi, ju do të shënjestroheni nga mashtruesipikërisht për shkak të besimit tuaj. Prandaj ju duhet të jeni të kujdesshëm qëai të mos ju mashtrojë për t’ju bërë që të mëkatoni kundër vëllezërve dhemotrave tuaja.

Juduhet të qëndroni të fortë, fëmijët e Mi. Unë jua jap këtë Mesazh për t’juudhëzuar dhe për t’ju mbajtur në udhën e drejtë për tek Unë.

Jezusi juaj i dashur

Mbreti i Njerëzimit


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara