e premte, 19 gusht 2011 23:00
Volume 1witness of faithinternetbring up childrenhow to spread conversionto parentsparents loveGod and his childrenprayer for conversionmusic industrylove to Godthis generationto the youngsalvation of sinnersDivine Mercy Chapletyoung generationfaith in th worldThe Remnant ArmyGod's LoveGod's TruthBijaIme fort e dashur, Dashuria Ime për të rinjtë, sidomos ata në adoleshencë dhepjekuri të hershme, është shumë e thellë. Ashtu si prindërit e tyre, Unë ndjejdashuri, lumturi, shqetësim dhe ndonjëherë zemërim tek i shikoj ata të rriten.Oh sa thyhet Zemra Ime, kur Unë i dëgjoj të thonë se nuk besojnë në Hyjin, AtinTim të Përjetshëm. Ata, fëmijët e Mi të vegjël, janë kushtëzuar për ta mohuarAtë, me qëllim që të shihen se përshtaten me miqtë e tyre, që të mos dukenndryshe nga ata.
Faktiështë se nuk është më e lehtë për një të ri që ta deklarojë dashurinë e tij përMua, madje edhe kur e pranon Ekzistencën Time. Ky pranim mund t’i sjelli atijturp kur një besim tek Unë, Jezu Krishti apo Ati Im i Përjetshëm, përbuzet nëfavor të të ashtu-quajturës ‘qenie më e lartë’. Çfarë është që i shtyn ata tëkenë kaq turp për Mua? Përse ndjehen se duhet t’i përshtaten një bote tëzbrazët nga shpirt apo nga interesi për shpirtin?
Muzikadhe artet kanë një ndikim të madh mbi këta shpirtra të shtrenjtë, të vegjël tëcilëve nuk iu është treguar mbi të Vërtetën e Qiellit apo të Ferrit. Ata, ashtusi gjithë fëmijët e Mi të tjerë, që ngulmojnë të shmangin çdo përmendje Timen,të Mësimeve të Mia, apo të Ekzistencës së Atit Tim të Përjetshëm, në të njëjtënmënyrë mund të humbasin në shkretëtirë.
Prindër,Unë ju bëj thirrje t’jua tregoni fëmijëve tuaj të Vërtetën e ekzistencës sëtyre mbi këtë Tokë; prej nga erdhën ata si dhe fatin që i pret pas kësaj jete.Është detyra juaj t’i ndihmoni ata që t’i hapin zemrat ndaj Dashurisë Sime. Isillni ata tek Unë me butësi, por përdorni çfarëdo lloj mënyre të mundur për tëndihmuar në shpëtimin e shpirtrave të tyre. Bëjeni këtë prej dashurisë për ata.Ju mund t’i keni shmangur detyrat tuaja këto vite, por tani është koha që tëbëni përmirësime. Duke lutur Mëshirën Hyjnore për shpirtrat e tyre, ju mund t’indihmoni ata. Është më mirë nëse ata ecin drejt Meje me duart e zgjatura tekUnë në këtë jetë, me dëshirën e tyre.
Tërinjve, Unë ju them këtë. Nëse ju besoni tek Unë, mos kini frikë ta pranonikëtë në publik. Mos më mohoni Mua sepse Unë Jam jeta juaj, pa të Cilin nuk kajetë. Kur të tjerët ta shohin se sa i fortë është besimi juaj, ata do të jenëmë të prirur për t’i hapur zemrat e tyre ndaj Meje. Kjo kërkon shumë guxim ngaana juaj, por hiret që ju do të merrni nga Unë do ta tejkalojnë frikën tuaj.Kur ju i tregoni njerëzve se Unë Ekzistoj, kur ju i tregoni atyre respekt dhedashuri dhe i tërhiqni ata drejt vetes, ata do t’ju respektojnë që flisni përMua. Mund të duket e çuditshme që të flisni për Mua nga njëra anë dhe përçështjet e botës nga ana tjetër, por ju do të bëheni më të fortë në besimintuaj kur ta bëni këtë. Jo vetëm që do të përjetoni një pasurim të dashurisë nëzemrën tuaj për Mua, por kjo do të shpëtojë shpirtrat e miqve tuaj.
PërdoreniInternetin për ta përhapur Mesazhin Tim. Flisni për to. Nuk ka rëndësi se kushju tall. Sepse kur ta bëni këtë, shumë, shumë të rinj në botë do të kenë jetëne përjetshme për shkak të kthimit në besim të krijuar si rezultat i kësaj.
Marshonitani, ushtria Ime e re, e shtrenjtë. Është koha për ju tani që të merrniguximin për t’i përhapur Mesazhet e Mia, që po i jepen këtij brezi në botë përt’i kujtuar ata se Kush Jam Unë, përse Unë ju shpëtova të gjithëve ngathellësitë e Ferrit dhe përse Unë tani Jam duke u përpjekur për t’ju shpëtuaredhe një herë.
Kjo është koha që Unë të arrij t’i bashkoj duart tuaja me tëMiat.
Unë ju dua.
Shpëtimtari dhe Mikujuaj i dashur
Jezu Krishti