Jesus2Me top graphics
So many of you are already turning a deaf ear to My pleas to humanity to prepare your souls for this Glorious Era of Peace. Don’t you know that I love you?

Mundimi i Madh po zbutet përmes lutjes

e enjte, 18 gusht 2011 20:45

Volume 1Great Tribulationhumilitylove to neighboursphariseesthe Second Comingdo not judgeprideto clergyGod's LoveGod's Word

Bija Ime, ata ndjekës të Mi, që janë të mësuar në çështjet eShkrimit të Shenjtë, tentojnë të largohen me interpretimet e tyre vetjakenjerëzore, kështu që mësimi që Unë predikova për ta dashur njëri tjetrin ështëharruar me kaq lehtësi. Duajeni njëri tjetrin. Nderoni nënën dhe babanë tuaj.Nderoni Krijuesin tuaj, Hyjin Atë, dhe jetoni ashtu si Unë ju kam thënë nëdashuri dhe frikë ndaj Atit Tim.  

Sashumë njerëz të mësuar, të mbërthyer në analizat e tyre mbi Mësimet e Mia, eharrojnë një gjë. Ajo është, kur Unë të vij përsëri për të Gjykuar. As edhe përnjë moment ata nuk e konsiderojnë se kjo kohë mund të ndodhë fort mirë në jetëne tyre dhe jo në të ardhmen e largët. Përse atëherë ata kërkojnë dhe vazhdojnëtë kërkojnë për kuptime të mëtejshme në Shkrimin e Shenjtë kur e Vërteta ështëkaq e thjeshtë? Përse ata nuk e kujtojnë se dashuria është gjithçka që Unëkërkoj? Dashuri për Mua, Shpëtimtarin tuaj. Dashuri për Hyjin Atë dhe dashuripër njëri tjetrin.

Përata ekspertë intelektualë që deklarojnë të jenë të aftë për t'i analizuarMësimet e Mia dhe pastaj shkojnë deri aty sa të provojnë që të parashikojnë njëdatë se kur Unë do të vij përsëri, Unë iu them këtë. Nëse provoni të besoni seju jeni në gjendje ta kuptoni vitin për kthimin Tim, atëherë ju për fat të keqe keni gabim. Askujt nuk do t'i jepet kjo datë, as edhe engjëjve në Qiell apoNënës Sime të dashur. Por këtë Unëmund ta zbuloj. Mundimi ka filluar disa kohë më parë. Mundimi i Madh do tëfillojë në fund të 2012-ës. Kjo periudhë e tmerrshme po zbutetpërmes lutjeve të ndjekësve të Mi të dashur. Ajo, gjithashtu, do të dobësohetpërmes kthimit në besim të arritur pasi të ndodhë Paralajmërimi. Kjo ngjarjeështë lajm i mirë, fëmijët e Mi. Ajo është për të ndihmuar në zhdukjen eskllavërisë së njeriut ndaj të ligut.

Ekspertëtfetarë shfaqin një arrogancë, që Unë e shoh fyese


Shumë, për fat të keq, do t'i shpërfillin thirrjet e Mia për t'u përgatitur,kaq të mbërthyer janë ata në këtë të ashtu-quajturin debat fetar intelektual,të bazuar në arsyen njerëzore, ku njëri përpiqet t’ia kalojë tjetrit për tëprovuar se ai apo ajo është më i ditur. Këta ekspertë tregojnë një arrogancë,që Unë e shoh fyese. Ata nuk janë më mirë nga sa ishin Farizenjtë. Injoranca etyre e bllokon të Vërtetën kur ajo iu paraqitet para syve të tyre.

FjalaIme po shpërfillet nga shërbëtorët e Mi të shenjtë


Fjala Ime ka rënë në veshë të shurdhër. Fjala Ime po shpërfillet ngashërbëtorët e Mi të shenjtë, ndërsa Unë përpiqem të komunikoj me ta në këtë momentnë histori. Por, pas Paralajmërimit nuk do të ketë asnjë justifikim për ta qëtë mos ngrihen dhe t’i dëgjojnë udhëzimet e Mia. Sepse atëherë ata do t’ishtrijnë duart duke m'u lutur Mua që t'i udhëheq përmes Ndëshkimit të Madh.Sepse kur kjo profeci t'iu shpaloset atyre që e dyshojnë Fjalën Time, përmeskësaj lajmëtareje, Unë ju bëj thirrje atëherë që ta merrni Kupën Time tëShenjtë, të pini prej saj dhe të luftoni për të shpëtuar shpirtra.

Unëju bëj thirrje të gjithë juve, përfshirë atyre ekspertëve të vetë-deklaruar tëshkrimit, që të uleni me përulësi dhe të bëni këtë pyetje. Përse Unë do t'iinkurajoja besimtarët e thjeshtë për t’u përfshirë në një argument mbi kthiminTim në Tokë? Gjithçka që ka rëndësi tani është se Unë po vij. Të jeni të përgatiturnë çdo kohë. Kurrë mos i gjykoni të tjerët në Emrin Tim. Kërkoni dhuratën epërulësisë me çdo kusht sepse ajo do të jetë pasaporta juaj për në Qiell.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara