Jesus2Me top graphics
I love you. Never give up. Never feel disillusioned for I walk with you always.

Si të më kërkoni Mua që t'ju ndihmoj të zgjidhni shqetësimet tuaja

e mërkurë, 17 gusht 2011 23:00

Volume 1how to prayprayertactic of satanJesus I trust in youGod's Love

BijaIme fort e dashur, hiret e hedhura mbi ty po të jepen për të të bërë edhe më tëfortë në këtë Punë, duke të dhënë konfidencë të mëtejshme.

Konfidencatek Unë, fëmijë, është shumë e rëndësishme. Po, ajo sjell shumë gëzim në ZemrënTime të Shenjtë kur Unë e ndjej dashurinë tuaj për Mua. Megjithatë, është vetëmkur ju me të vërtetë besoni tek Unë dhe i lëshoni të gjitha shqetësimet tuajaduke m’i dorëzuar ato Mua, për t’u kujdesur për to, që ju mund të ndjeni njëndjesi paqeje të Vërtetë.

Sashumë nga fëmijët e Mi luten për qëllime të veçanta. Unë e dëgjoj çdonjërinprej tyre. Por ju duhet që, kur luteni tek Unë për diçka shumë të rëndësishmepër ju, ta largoni frikën. Frika nuk është nga Unë. Ajo ju jepet nga Satani sinjë mjet për t'ju shqetësuar. A nuk e kuptoni ju këtë? Kur ju keni frikë ngadiçka, që ju e ndjeni se e ka mbërthyer jetën tuaj, sa më shumë të keni frikë,aq më shumë acarohet problemi.

Është vetëm kur ju ndaloni dhe më thoni Mua:

“Jezus, unë t’i dorëzoj Ty të gjitha shqetësimet emia në këtë çështje, në mirëbesim, që problemi tani të jetë i Yti për t’uzgjidhur, sipas Vullnetit Tënd Më të Shenjtë.”

qëmendja juaj mund të jetë në paqe. Kjo është ajo që Unë e quaj konfidencë,fëmijë.

Konfidencatek Unë do të thotë se ju tregoni një besim të madh. Besoni tek Unë. Unë vdiqapër mëkatet tuaja – për çdonjërin prej jush të gjallë sot, edhe në këtë epokë.Përse nuk do të besonit tek Unë?

Unëju dua si asnjë krijesë tjetër mbi këtë Tokë. Askush nuk mund dhe nuk do t'judojë ashtu si Unë ju dua. Kujtojeni këtë, në çdo kohë.

Shkonitani në dashuri dhe paqe. Unë Jam krah jush në mëngjes, gjatë ditës dhe natësvetëm duke pritur për thirrjen tuaj.

Miku dhe Shpëtimtarijuaj i dashur

Mbreti i Mëshirës, Jezu Krishti


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara