Jesus2Me top graphics
I love you. Never give up. Never feel disillusioned for I walk with you always.

Satani është i pafuqishëm kundrejt ndjekësve të Mi të devotshëm

e hënë, 25 korrik 2011 9:00

suicideinjusticegoal of SatanGift of The Holy Spiritdesireprayer to defeat satancorruptiongreedsatanismprayer for discermentto defeat evilmurdertactic of satanarrogancewarssatan's armyGod's Truth

BijaIme e dashur, është me gëzim të madh që Unë të tregoj përsëri për konvertiminqë po ndodh tani në botë. Ndërsa më shumë mizori po kryhen nga njeriu, përmesinfluencës së Satanit, më shumë nga fëmijët e Mi po fillojnë ta vënë në pyetjenivelin e qëllimeve vrastare tani mbizotëruese në botën tuaj. Ndërsa më shumëligësi ju paraqiten, po ashtu edhe të kuptuarit se Satani, në fakt, ekziston.Për ata që nuk besojnë se ai ekziston atëherë më lejoni Mua t’ju shpjegoj se simund t'i dalloni punët e tij të liga.

Çdoherë që fëmijët e Mi dëshmojnë vrasje, vetëvrasje, luftë, korrupsion tëqeverive dhe të atyre në pushtet, lakmi, arrogancë dhe padrejtësi, ta dinë sekëto veprime janë shfaqje të Satanit. I ligu është bërë i tërbuar tani, për t'ihelmuar mendjet e fëmijëve të Mi. Ai do të bëjë gjithçka të mundet në këtë kohënë histori, kaq i acaruar është zemërimi i tij. Ju, fëmijët e Mi, jenishënjestrat e tij. Ndërsa ai e ka të lehtë t'i infektojë shpirtrat, që e lënëveten të hapur ndaj influencës së tij – ata që vazhdimisht kërkojë vet-lavdimbi Tokë – ai po e gjen gjithmonë e më të vështirë për ta dobësuar shpirtin endjekësve të Mi të devotshëm. Kaq të bekuar janë ata, prej Dhuratës së Shpirtittë Shenjtë, sa ai, Satani, është i pafuqishëm kundrejt tyre.

Përtë gjithë ata që i binden udhëzimit Tim për t’u lutur ata do të bëhen më tëfortë në mendje dhe shpirt.

Pastaj ata nuk do të duan t’ia dinë nëse Satani iusulet me tërbim, sepse mburoja e armaturës së tyre është kaq e fortë. Kjo nukdo të thotë se ai s’do të përdorë çdo metodë për t'ju joshur përmes dëshiravetë mishit. Kjo nuk do të thotë se ai s’do t'ju lëndojë duke pëshpëritur nëveshët e atyre pranë jush dhe të atyre që ju i doni. Qëndroni të palëkundur,ndjekësit e Mi, sepse do të jetë përmes forcës suaj që ai do të shtypetpërgjithmonë. Ai, fëmijët e Mi, do të bëhet i pafuqishëm ndërsa kthimi në besimtë përhapet. Sepse si mundet ai t'ju bëjë të pini nga kupa e tij e ligë eurrejtjes për njerëzimin, kur ju nuk keni etje për të gjitha premtimet boshe tëtij? Sa më të fortë të jeni aq më pak do t'ju shqetësojë ai.

Dijenitani se kur ju dëshmoni trazira globale, është mashtruesi në veprim. Ndjekësite Mi tani e njohin menjëherë ligësinë e Satanit kur punët e tij janë kaqqartësisht të dukshme. Lutuni që vëllezërit dhe motrat tuaja ta jenë gjithashtudëshmitarë të punëve të tij të liga dhe t'i njohin ato për atë çfarëjanë. Është vetëm kur jo-besimtarët më në fund e pranojnë se Sataniekziston, që ata do të kthehen tek Unë për strehim.

Lutunitani për konvertimin global, konvertimin që do të ndodhë, jo thjesht për shkaktë Paralajmërimit, por për shkak të së Vërtetës.

Mësuesi dheShpëtimtari juaj i dashur

Jezu Krishti


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara