e mërkurë, 13 korrik 2011 16:15
Volume 1informing about the Messagespersonal prayeradorationabout this Missioncommitement to JesusGod's LoveBijaIme e dashur, kur ti ma kthen Mua shpinën, më pas do ta kesh të vështirë për tëmë gjetur Mua përsëri. Unë e kuptoj që ti beson se Unë bëj kërkesa të vështirapër ty, por Fjala Ime, për t'iu dhënë botës, është e një urgjence të tillë saqëti duhet të më bindesh Mua ashtu si Unë të kam kërkuar. Mbaje mend, ti edorëzove vullnetin tënd të lirë tek Unë, bija Ime, e cila qe një dhuratë emrekullueshme. Ta nderosh atë dhuratë nuk është e lehtë për ty, sepse ti nëfund të fundit je veçse njeri. Unë tani të bëj thirrje përsëri që ta dëgjoshthirrjen Time dhe të kalosh më shumë kohë në Shoqërinë Time. Unë kam nevojëqë ti ta ndjesh Dashurinë Time, jo vetëm Dashurinë që Unë kam për ty, por atëqë Unë e mbaj për çdo fëmijë të vetëm Timin mbi këtë Tokë.
Unëdëshiroj që ndjekësit e Mi ta përhapin Fjalën Time të paqes dhe harmonisë në tëgjithë botën. Ata duhet të dalin vullnetarë kudo për t’ia kujtuar secilitnevojën për t’i promovuar Mesazhet e Mia të Dashurisë.
Ju lutem kërkojinikëngëtarëve, medias, personaliteteve apo çdonjërit që i dëgjohet dherespektohet zëri, që t'i dëgjojnë thirrjet e Mia. Merreni Kelkun Tim tëDashurisë. Pini prej tij, sepse do t'ju sjellë shpëtimin që dëshironi, jo vetënnë këtë botë, por në jetën tjetër. Ndajeni këtë me vetë ndjekësit tuaj.
Sesi ju e bëni këtë varet nga ju, sepse atyre që i përgjigjen thirrjes Sime dot'iu jepet Dhurata e hireve që nevojiten për ta kryer këtë Punë më të Shenjtë.Fëmijë mbajeni mend këtë. Sa më shumë prej jush të ngrihen tani për ta përhapurFjalën Time Më të Shenjtë dhe t’ia tregojnë gjithkujt të Vërtetën, aq më elehtë do të jetë për fëmijët e Mi të kalojnë përmes Ndëshkimit të Madh, si dhepërmes persekutimit të planifikuar nga Rendi i Ri Botëror.
MesazhiIm për njerëzimin duhet të dëgjohet, të vlerësohet dhe pastaj të veprohet përt'i kujtuar të gjithë se ata duhet të hapin mendjet e tyre për ta pranuarEkzistencën e Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm, të Shenjtë, të Plotfuqishëm,sepse kur ata ta pranojnë, paqja do të mbretërojë përsëri.
Përhir të Sakrificës që Unë bëra për të gjithë ju përmes vdekjes Sime në Kryq,dëgjojeni thirrjen Time dhe bëni çfarëdo që të mundeni për t’ia bërë të diturkujtdo që ju njihni, se Unë Jam duke i komunikuar botës ashtu siç bëri Ati Impërmes profetëve përpara kohës Sime në Tokë. Jini të fortë. Jini trima.Lutuni tek Unë për udhëzim gjatë kryqëzatës suaj në Emrin Tim dhe të Atit Timtë Përjetshëm.
Jezu Krishti
Mbreti i Njerëzimit
Shpëtimtari dhe Shpenguesi