Jesus2Me top graphics
Do not fear. I Love you all. You are in My Heart. Allow Me to enter yours now, and let Me guide you to My Father's Kingdom.

Rëndësia e Sakramenteve – Martesa dhe Kungimi i Shenjtë i Parë

e mërkurë, 6 korrik 2011 15:30

decline of faithFirst Holy Communionindissolubility of marriageEucharist only on tongueSecond Vatican Councilemptiness of soulno respect for Saviourprayer for the popeSacrament of CommunionApostlesSacrament of MatrimonyBenedict XVIsacramentsHoly Spiritmaterialismmasonryto clergypower of prayertoday's worldEucharist administered only by a priest

BijaIme e dashur, shiko tani ndërsa besimi i fëmijëve të Mi fillon të rritet dhe tëlulëzojë. Ndërsa ka shumë errësirë në botë drita e ndjekësve të Mi bëhet më endritshme çdo ditë për shkak të Flakës së Shpirtit të Shenjtë, e cila kazbritur mbi mbarë botën.

Sot,bija Ime, Unë dëshiroj t'ia kujtoj të gjithë ndjekësve të Mi rëndësinë elutjes për të lehtësuar vuajtjen në botë. Lutjet tuaja tani pondihmojnë për të shmangur shumë katastrofa globale të profetizuara. Lutjaështë lehtësimi më i fuqishëm dhe kur thuhen në emër të të tjerëve, ato do tëdëgjohen.

NdërsaUnë Jam i kënaqur me ata me besim të fortë; Unë Jam akoma i frikësuar për ataqë janë në kundërshtim me Dritën Time Hyjnore, të Vërtetën. Shumë njerëztani enden vërdallë nëpër botë si në një gjendje habie. Asgjë nuk iusjell atyre paqe. Asgjë nuk iu sjell atyre gëzim. Asnjë sasingushëllimesh materiale nuk e lehtëson dhimbjen e tyre. Shpirtrat etyre të zbrazët janë të humbur. Ju lutem të luteni për ata.

BijaIme, ju lutem të luteni për Zëdhënësin Tim, Papa Benediktin, sepse aiështë i rrethuar nga forca Masonike të cilat tani po bëjnë çdopërpjekje për ta hequr atë nga froni. Këto forca të liga janëinfiltruar në Kishën Time që nga Vatikani II dhe i kanë dobësuarMësimet e Mia. Shumë ligje qenë futur të cilat më fyejnë Mua, sidomosprezantimi i Eukaristisë Sime të Shenjtë nga njerëzit laikë. Mungesa erespektit e treguar ndaj Meje dhe Atit Tim të Përjetshëm, përmes ligjeve tëreja të futura për t'iu përshtatur shoqërisë moderne më kanë bërë Mua të qaj mepikëllim.

Eukaristia Më eShenjtë duhet të merret në gjuhë

dhe jo të fëlliqet nga duart e njeriut. Por kjoështë pikërisht çfarë kanë bërë shërbëtorët e Mi të shenjtë. Këto ligje nukqenë sjellë nga Unë në Shpirt. Shërbëtorët e Mi të shenjtë janë çuar drejt njëudhe që nuk përputhet me Mësimet e apostujve të Mi. Sot Sakramentet e Mia nuk merren shumë seriozisht, sidomos ata qëkërkojnë Sakramentet e Martesës dhe Kungimit të Shenjtë të Parë.

Betimii Martesës është shumë serioz, sepse mbajeni mend ai është një Sakrament dheështë i bërë në Praninë e Hyjit Atë, megjithëse për shumë ai është i gjithirreth materializmit dhe lidhjeve të jashtme. Shumë që e marrin Sakramentin eMartesës nuk e njohin rëndësinë e saj më pas. Shumë i thyejnë betimet e tyrekaq lehtë. Përse e bëjnë ata këtë? Përse të shtiren ndaj këtij bashkimi më tëshenjtë vetëm për t'u ndarë shpejt më pas? Kjo është një tallje e njëprej bashkimeve më të rëndësishme të bekuara nga Dora e Atit Tim tëPërjetshëm. Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje Vullnetit të AtitTim që asnjë njeri nuk duhet ta ndajë një bashkim të tillë më pas, e megjithatëshumë njerëz kryejnë divorcin, i cili është një ligj i panjohur prej Atit Tim.Divorci është një mënyrë e lehtë për t'u larguar nga përgjegjësitë tuaja. Tëgjitha martesat janë të bëra në Qiell. Asnjë njeri nuk mund tëshkatërrojë një martesë pa e fyer Atin Tim.

Kungimi i Shenjtë iParë

Marrjae Trupit Tim në Sakramentin e Eukaristisë për herë të parë është një tjetërshembull se si Unë Jam i tallur. Sa shumë prindër nuk i kushtojnë vëmendjerëndësisë së marrjes së Bukës së Jetës nga fëmijët e tyre. Ata janë mëtë preokupuar për atë që sa të veshur mirë janë fëmijët e tyre, sesa përDhuratën e mrekullueshme që ata po marrin. Kjo Dhuratë do t'i çojë ata drejtshpëtimit. Por materializmi, i cili e rrethon ngjarjen, nuk ka aspak të bëjë meshpirtrat e tyre. Për Mua pjesa më e trishtueshme është se këtyre fëmijëve tëvegjël nuk po iu tregohet për Mua. Dashuria që Unë kam për fëmijët e vegjëlështë gjithë-përfshirëse. Kur ata e marrin Eukaristinë e Shenjtë, në njohuri tëplotë për çfarë ata po marrin, atëherë shpirtrat e tyre bëhen të pastër. Sa mëshumë që ata më marrin Mua në këtë mënyrë, aq më i fortë do të jetë besimi ityre.

Mbajenimend, pa Sakramente, besimi juaj bëhet i dobët. Pas njëfarë kohe, nëse shpirtittuaj i mungojnë bekimet e Mia të veçanta, ai bëhet i fjetur. Gjithë besimi tekUnë dhe Ati Im i Përjetshëm zhduket me kohën dhe vetëm ndonjë shkëndijë e vogële njohjes do të flakërijë herë pas here. Kthehuni tek Unë përmes Sakramenteve.Tregoni respekt për Sakramentet ashtu si ju duhet ta bëni dhe ju me të vërtetëdo ta ndjeni Praninë Time përsëri.

First Communion - Elizabeth Nourse

Mbajenimend, Sakramentet janë për një arsye, sepse ato janë ushqimi që ju duhet përjetën e përjetshme të shpirtit. Pa ato shpirti juaj do të vdesë.

Unëju dua të gjithëve. Ju lutem të më përqafoni Mua ashtu si duhet, duke irespektuar Sakramentet që ju janë dhënë si një Dhuratë prej Hyjit Atit tëGjithëpushtetshëm.

Shpëtimtari juaj idashur

Mbreti i Njerëzimit, Jezu Krishti


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara