e mërkurë, 21 janar 2015 20:24
outpouring of the Holy Spirit ban of practising the faithbring up childrenwisdomGod and his childrendeathpersecution of Christianitygood as an evilOne World Religionacceptance of sinsacramentstactic of satanrichnessprayer for neighboursGod's LightGod's TruthBija Ime e dashur, urtësia është një Dhuratëe dhënë njeriut prej fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Për gjithë pasuritë, fuqinëdhe gurët e çmuar e mbledhur mbi tokë, që njeriu mund të fitoj, ai nuk ka asgjënëse nuk zotëron Dhuratën e urtësisë.
Me urtësinë vjen edhe aftësia për të parë tëVërtetën, e cila ju dha rracës njerëzore nga Zoti përmes profetëve. Urtësia, përfat të keq, është një gjë e rrallë në botë sot. Duke u dhënë pas të gjitha gjëravetë krijuara nga njeriu për njeriun, ju nuk do të arrini të shikoni gjithçka që ështëe fshehur poshtë shtresave të aromave zbutëse joshëse që e mbulojnë botën përshkak të ndjekjeve të njeriut ndaj çdo kënaqësie, çdo vepre, çdo fjale dhe frymëzimishpirtëror që nuk vjen nga Zoti.
Njeriu lind në botë lakuriq, i pambrojtur dhevaret nga të tjerët për ta ushqyer dhe veshur atë. Ai lind me një trup dheshpirt dhe ai do të largohet nga bota pa asgjë, përfshi rrobat që e mbulojnë atë.Njeriu mëson nga njeriu por ai duhet të mësoj gjithashtu nga Fjala e Zotit. Çdonjohuri shtesë mund të jetë një bonus i madh por, nëse përdoret me pamaturi,mund të shkaktoj dhimbje të tmerrshme ndaj të tjerëve. Nëse njohuria përdoretme mënçuri ajo mund të përmbushi Planin e Zotit për të ndihmuar dhe ushqyer fëmijëte Tij.
Rraca njerëzore është duke u mashtruar rrethtë Vërtetës. Ky mashtrim i madh e shkreton njohurinë dhe shpirtin human. Mëkatinuk pranohet më por konsiderohet një virtyt. Virtyti përbuzet dhe së shpejti përmëndjae Emrit Tim në publik do të konsiderohet të jetë një krim.
Influenca e djallit e përdredh mëndjen njerëzoredhe e kthen gjithçka përmbys. Djalli është e kundërta e Zotit dhe prandaj, nëseZoti thotë se diçka është e drejtë atëherë ai, i ligu, do t’ju bindi se ajo ështëgabim. E drejta do të konsiderohet të jetë e gabuar dhe një veprim apo fjalë ekeqe do të konsiderohet të jetë e drejtë. Gjithë mëkati, i papranueshëm në Sytëe Zotit do të justifikohet dhe kjo do të përfshij çdo formë ligësie.
Mëkati kurrë nuk do të përmëndetnë kishën për botën e re që do të vij dhe veprimet e kryera nga ata që dëshirojnëta mbajnë Fjalën e Zotit do të bëhen të paligjshme. Dhe prandaj urtësia, njëDhuratë nga Zoti, do të mungoj në shoqërinë tuaj kur rraca njerëzore të mbështesiveprat që janë të papranueshme nga Zoti.
Nëse bota ju thotë se Fjala e Zotit duhet shpërfilluardhe insiston që ju të merrni pjesë në vepra që çojnë në mëkat mortor, atëherëUnë nuk mund t’ju shpëtoj. Njeriu është duke u nxitur të mbështesi çdo ligjdinak që e mohon Fjalën e Zotit dhe armiqë e Mi janë tepër aktivë për tëndryshuar radhën e historisë.
Të gjitha gjërat e mira, që dalin nga besimiKristjan, së shpejti do të zhduken deri kur dita të vij kur ju do të persekutohenipër marrjen e Sakramenteve të Shenjta. Por për çdo vepër të ligë të kryer ngaata që më përbuzin Mua, Zoti do të hedhi Shpirtin e Tij mbi të Vetët për tëkundërvepruar këtë ligësi. Po të mos e bënte Ai këtë, do të kishte fare pakshpresë në shpëtimin e fëmijve të Tij nga mbërthimi i errësirës. Satanai e kashfaqur influencën e tij në çdo cep të botës. Ata që ai josh janë agjentët etij të vullnetshëm dhe kënaqet kur ata kapërcejnë gjithë kundërshtimin nga njerëzite Zotit, me qëllim që ta uli botën në gjunjë. Por Zoti, për arsye të Dashurisësë Tij për ju, do të siguroj që Urtësia, e dhuruar njeriut përmes Fuqisë sëShpirtit të Shenjtë, të bëhet mburoja të cilën shërbëtorët e Tij besnikë do tapërdorin për të larguar njerëzit nga tymi i Satanait.
Drita e Zotit do të ndriçoj mes njerëzve tëTij dhe nën Mbrojtjen e Tij ata do të mbajnë Fjalën e Tij dhe t’i çojnë të tjerëtdrejt Shpirtit të urtësisë. Shpirtrat që me të vërtetë më njohin Mua do të tërhiqendrejt Dhuratës së urtësisë së Zotit sepse ajo do të ndriçoj si djelli dhe do tësjelli ngushëllim tek të gjithë njerëzit e Zotit, të cilët do të përbuzen kur tëshprehin hapur dashurinë e tyre për Zotin.
I ligu nuk mund dhe nuk do ta mposhti Dhuratëne urtësisë, të cilën Zoti shpejt do ta hedhi tek të gjithë ata që e duan Atë.Pastaj asgjë nuk do të qëndroj në Udhën e Zotit ndërsa Ai ecën përpara për tëmbledhur çdo komb në Dashurinë e Tij dhe Krahët e Tij të Sigurtë.
Të gjitha feve, të gjithë shpirtrave, tëgjitha kombeve do t’ju jepet Dhurata e urtësisë. Por, ajo mund të merret vetëmnga ata që me të vërtetë e duan Zotin, sepse vetëm përmes dashurisë së tyre përAtë do të jenë në gjëndje të luten për ata që nuk duan të kenë fare të bëjnë meAtë.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: