e shtunë, 17 janar 2015 18:18
Volume 5rejection of Saviourfeardo not be afraidCrucifictionI AmNew Paradiseabout this MissionGod's Lovetruth can cause fear and hatredBija Ime e dashur, jam Unë, Jezusi juaj, Shpëtimtarijuaj që flas.
Sa shumë njerëz që i lexojnë këto mesazhe janëtë frikësuar. Frika sjell me vete një formë urrejtje sepse shumë nuk duan të mënjohin Mua. Frika është e kuptueshme por nuk duhet lejuar ta mjergulloj besimintuaj. Unë ju thërras vetëm që të vini tek Unë. Unë nuk kam asnjë dëshirë t’jushkaktoj dhimbje. Koha juaj në tokë është jetë-shkurtër por koha që ju do tëkaloni me Mua është e përjetshme.
Nëse Unë ju dua përse nuk do t’ju paralajmërojapër pasojat e refuzimit të Mëshirës Sime? Gjithçka që Unë dua dhe dëshiroj ështët’ju sjell të gjithëve ju në Mbretërinë Time. Unë nuk ju tregoj gjëra që nuk përmbahennë Librin Tim të Shenjtë. Jo. Përkundrazi, Unë thjesht ju kujtoj për të Vërtetëndhe për të gjitha gjërat që do të vijnë, me qëllim që ju të vini tek Unë.
Ejani, të vegjëlit e Mi,mos kini frikë nga Dashuria Ime. Mos kini frikë nga Mbretëria Ime sepse ajo ështëe drejta juaj e natyrshme që në lindje. Ishte për këtë që Unë e dhashë Jetën Timenë tokë. Unë kam nevojë për ju ashtu si edhe ju keni nevojë për Mua. Unë Jam ithjeshtë në Dëshirën Time dhe thjesht dëshiroj t’ju përfshij ju në një jetë tëlavdisë së madhe ku ju do të shijoni Jetën e Përjetshme. Përse atëherë e kenifrikë Thirrjen Time? Unë ju dua. Unë kurrë nuk do t’ju lëndoja. I vetmi dëm qëju hasni është nga vetë ju. Unë Jam këtu gjithmonë, duke pritur me dëshirë të madhedashurinë tuaj.
Bota Ime pa fund e tejkalon gjithçka që ju mundtë dëshironit ndonjëherë mbi këtë tokë. Jeta juaj mbi tokë është e zbehtë nëkrahasim me bukurinë e Mbretërisë Sime. Ishte për të bërë të sigurtë që ju tëkeni Jetën e Përjetshme – trashëgiminë që ju takon – që Unë dhashë jetën për mëkatettuaja. Mos e braktisni këtë Sakrificë të madhe sepse ishte me Lavdi të madhe qëUnë u kryqëzova në emrin tuaj.
Mos më refuzoni Mua, herën e dytë.
Jezusi juaj i dashur
Mesazhi origjinal në anglisht: