e diel, 3 korrik 2011 18:30
Volume 1volcanoesdivision amongst ChristiansWarning as an ilusionfalse prophetsthis generationearthquekesfalse propheciesscienceadorationto priestsfight against this MissionOne World GovermentAntichristprayer for sinnersafter the Warningchastisement from Godpower of prayerwarning of the HellThe Cup of Jesus' Sufferingsatan's armyrecognition of prophecies by the ChurchBijaIme e dashur, ti duhet të ecësh përpara, të shohësh përpara drejt dhe tëndjekësh udhëzimet e Mia. Mos u kthe mënjanë kur të jesh e sulmuar nga i liguçdo minutë të ditës. Përqendrohu vetëm tek Unë. Ti duhet të mësosh ta kuptoshse koha e kaluar në shoqërinë Time, sidomos në Adhurim, është thelbësore nësedo që të vazhdosh të jesh në majë të këtij Misioni. Gjatësia e kohës e kaluarnë lutje është gjithashtu e rëndësishme sepse sa më gjatë të qëndrosh nëkomunikim të afërt me Mua, aq më shumë hire do të marrësh. Mos-bërja e kësaj dotë thotë se ti po e lë veten gjerësisht të hapur ndaj sulmeve nga mashtruesi.
BijaIme, Fjala Ime po shpërfillet nga shumë që nuk duan të dëgjojnë. Ka shumë arsyepër këtë. Shumë nga fëmijët e Mi sot i kanë mbyllur sytë ndaj të Vërtetës sëekzistencës së tyre shpirtërore. Ata përqafojnë botën dhe gjithçka qëajo ofron si një zëvendësues për Bukën e Jetës. Shumë gjithashtu bëjnëkujdes ndaj profetëve të rremë, sepse kjo është epoka në të cilën profetët erremë do të dalin në pah kudo. Ky është konfuzioni që Satani dëshiron tëshkaktojë, në mënyrë që lajmëtarët e Mi të vërtetë të kalojnë pa u vënë re. Përshkak të përulësisë së kërkuar nga vizionarët e Mi të zgjedhur, ata nuk mund talartësojnë veten në sytë e botës, sepse kjo nuk është në natyrën e tyre. Vizionarëte rremë do ta shtyjnë veten në sytë e publikut. Fokusi i tyre do të jetë iqendërzuar mbi veten e tyre. Mesazhet e tyre mund të duken të vërteta dhe plotme fjalë të bukura, me përmbajtje nga Bibla e Shenjtë, aty ku t’iu përshtatet,por do të jenë dy aspekte kyçe në mesazhet e tyre që do t'i ekspozojë ata përtë pavërtetat që komunikojnë. I pari është se ata do të jenë në qendër tëmesazheve dhe do ta shijojnë të gjithë vëmendjen që marrin. Pastajpërfundimisht do të jenë vetë mesazhet. Ato do të jenë të ngatërruara, tëvështira për t'u lexuar dhe nuk do të lënë një përshtypje që zgjat në shpirt.Për fat të keq, bija Ime, Kisha tenton t'i shpërfillë lajmëtarët evërtetë, sepse ata duhet të tregojnë përgjegjësi në këto çështje.
Kështu,është shumë më e lehtë për Kishën Time që të mbështesë ato mesazhe, të cilatpërfshijnë pjesë nga Bibla e Shenjtë, për t'i deklaruar ato të jenë të vërteta.Jo aq e lehtë është për ata që ta pranojnë thjeshtësinë e Mësimeve të Mia,sidomos kur sot shumë nga e Vërteta fshihet prapa maskës së tolerancës. Nukpranohet me lehtësi, as përkujtesa për kohët e fundit, kur prej frikësdhe padijes, ata shërbëtorë të shenjtë të Mi refuzojnë ta marrin Kupën Time dhetë veprojnë me përgjegjësi.
Kjoështë koha më e rëndësishme në historinë e botës. Të gjitha shenjat iu janëdhënë vizionarëve të Mi përgjatë shekullit të shkuar, megjithatë ato janëshpërfillur dhe hedhur mënjanë ndërsa ata e zhysin kokën në rërë. Ështëpikërisht në këtë kohë që shërbëtorët e Mi të shenjtë duhet të predikojnërreth rëndësisë së kthimit Tim në Tokë. Ata duhet t'i përgatisinshpirtrat duke iu kujtuar atyre për pasojat nëse nuk e shpengojnë veten sa janëakoma mbi këtë Tokë, sepse ata nuk mund të kërkojnë falje pas vdekjes. Unë ibëj thirrje shërbëtorëve të Mi të shenjtë tani. Përse nuk ia theksoni këtëgrigjës suaj? Përse nuk i diskutoni hapur pasojat për fëmijët e Mi gjatëNdëshkimit të Madh? A nuk e dini se shumë nga fëmijët e Mi do t'ihumbasin shpirtrat e tyre tek antikrishti, i cili është tashmë këtu mbi këtëTokë, gati për të dalë ndërsa pret në prapaskenë? Fëmijët e Mi duhetta kuptojnë se Paralajmërimi, megjithëse është një Vepër madhështore eMëshirës, është vetëm faza e parë në atë që do të jetë një kohë shumë evështirë dhe sfiduese për të gjithë fëmijët e Mi. Sepse pas kësaj, ata mëkatarëtë ngurtë dhe ndjekës të Satanit do ta mohojnë Ekzistencën Time.
Ateistëtdo të thonë se ai ishte një iluzion global. Shkencëtarët do të kërkojnë njëshpjegim logjik, por nuk do të ketë asnjë. Ndërkohë, ndjekësit e Mi do tëndahen më dysh. Me miliona do të jenë konvertuar, por ata do të ngatërrohen ngagënjeshtrat e përhapura nga grupi i lig, organizata vdekjeprurëse botëroreqëllimi i së cilës është të shkatërrojë njerëzit e vegjël për përfitimin e tyrefinanciar.
Fëmijë,nëse mjaft njerëz nuk mund të qëndrojnë në udhën e vërtetë atëherë nukdo të jetë e mundur të lehtësohet ndikimi i ndëshkimit. Sepse atëherëHyji Atë do të ndërhyjë për t’i ndaluar mëkatarët të shkatërrojnë Krijimin eTij dhe fëmijët e Tij. Ai do të lëshojë tërmete në një shkallë të padëshmuarkurrë më parë; vullkane në vendet më të papritura dhe Toka do të lëkundet sinjë anije në ujëra të ashpra me asnjë spirancë për ta mbajtur atë në një vend.
Julutem, fëmijë, lejoni që Paralajmërimi t'ju shpëtojë të gjithëve. Pranojeni sekjo mrekulli do të ndihmojë në shpëtimin e milionave, që përndryshe, do tëkishin qenë humbur. Por sa për ata që nuk dëshirojnë t’i ndryshojnë jetët etyre, ata do të zgjedhin shtëpinë e Satanit. Pa lutje nuk kaasnjë shpresë për ta, sepse do t’i humbasin çelësat e Parajsës së Rembi Tokë. Përkundrazi, ata do të digjen në zjarret e Ferrit. Po tadinin se ku po i çon kjo udhë e ligë a mendoni se do t'i ndryshonin udhët etyre? Fëmijë, ju lutem t'i ndihmoni ata duke iu treguar të Vërtetën. Lutuni përt'i shpëtuar shpirtrat e tyre nëse ata nuk duan të dëgjojnë, sepse kjo është egjitha që ju mund të bëni.
Shpëtimtari juaj idashur
Gjykatësi i Drejtë dhe Mbreti i Mëshirës, Jezu Krishti