Jesus2Me top graphics
I love you and bless you, dear children for your love and compassion for Me, your beloved Saviour.

Nëna e Shpëtimit: Vullneti i Zotit është i pakapërcyeshëm

e hënë, 29 dhjetor 2014 17:30

Volume 5Our Lady as AdvocateJesus the only way of salvationJesus always presentpreparitions to the New Paradisebetrayal of Jesussalvation fo sinnershelp from Jesustactic of satansinful lawwars

Bijtë e mi të dashur mos kini frikë ngaPremtimet e Krishtit sepse ato do të jenë faktori juaj shëlbyes. Biri im, JezuKrishti, është i pranishëm mes jush dhe Ai kurrë nuk do t’ju braktisi apo tëlargohet nga ju. Premtimi i Tij për ta shpëtuar botën do të kryhet, pasi ai ështëVullneti i Atit tim të Përjetshëm.

Ju duhet ta dini se Vullneti i Zotit është i pakapërcyeshëm,dhe pavarësisht se sa të mëdhaja janë pengesat, që janë vënë para jush, Zoti,me anë të Hyjnisë së Tij, do t’i shtypi gjithë armiqtë e Tij. Ju kurrë nukduhet të mendoni se i ligu do të triumfoj sepse kjo është e pamundur. Përmes Dashurisësë madhe të Zotit, ju do të udhëhiqeni drejt Shpëtimit të Përjetshëm dhe asgjënuk do të arrij ta bllokoj udhën tuaj. Kur armiqtë e Birit tim provojnë t’judetyrojnë të pranoni ligjet, të cilat nuk janë nga Zoti, atëherë ju duhet t’irezistoni këtyre. Mund të jetë e vështirë për ju por do t’ju jepet forca tëvazhdoni në udhën tuaj dhe, çdo lloj ndihme nga Qielli do t’ju jepet.

Mësoni ta dalloni punën e të ligut ngaluftrat që ju shihni të dalin ngado; ligjet e ndyra të futura në pothuajse çdoshtet, të cilat e mohojnë Fjalën e Zotit; dhe tradhëtinë ndaj Jezu Krishtit ngaata që thonë se e përfaqësojnë Atë, kur ata rrinë duarkryq dhe nuk bëjnë asjgëpër ta shpallur Fjalën e Tij të Shenjtë. Mësoni gjithashtu ta dalloni urrejtjene treguar ndaj shpirtrave të zgjedhur të Zotit sepse atëherë ju do ta njihnimisionin e vështirë, që ju është dhënë atyre, dhe kështu ata mund ta kujtojnëbotën se Dashuria e Zotit është akoma e gjallë.

Ju gjithashtu duhet t’i jepni falenderimeHyjit Më Të Lartë për Jetën që Ai i dha njerëzimit përmes Birit të Tij të vetëm,Jezu Krishtit. Po të mos ishte për lindjen e Birit tim, dhe Kryqëzimin e Tijnuk do të kishte patur asnjë Besëlidhje të Re për t’ju dhënë jetën e lavdishme,e cila ju pret nëse zgjidhni ta pranoni atë.

Këto janë kohët për t’upregatitur për botën e re, Qiellin e ri dhe tokën e re. Mos e harxhoni kohënkot duke u përpjekur të argumentoni se çfarë është duke ju thënë Biri im tani. Përkundrazi,mësoni ta pranoni të Vërtetën me hirin e mirë. Unë, Nëna juaj e dashur, do t’juudhëzoj drejt Birit tim dhe lutjet tuaja do t’ju forcojnë, në çdo mënyrë, që tëbëheni të denjë për Premtimet e Krishtit.

Nëna juaj e dashur


Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara