Jesus2Me top graphics
I love you and will continue to love you. It is because I love you that I have been accorded this time to bring all of you together.

Mbrojeni Fjalën Time. Flisni Fjalën Time.

e diel, 28 dhjetor 2014 18:30

euthanasianarcissismdictatureGift of The Holy SpirittribulationNoepoliticsgenocidegood as an evilOne World Religionacceptance of sinabortionmurdertactic of satanegoismto clergysinful lawpreparition to persecutionGod's Wordtoday's world

Bija Ime e dashur, dhimbja më e madhe evuajtjeve është ajo, që egziston brënda Ligjeve të kombeve tuaja, të cilat kundërshtojnëLigjet e Zotit në çdo lloj mënyre, si të dukshme dhe të padukshme. Sepse çdo Ligj i Zotit, i thyer nga ata qëdrejtojnë kombet tuaja, tani është  zëvendësuarnga një vrasës i heshtur i shpirtit. Çdo keqbërje do t’ju paraqitet të jetë njëgjë e mirë. Sa më i ndyrë veprimi, aq më shumë do të duartrokitet. Nuk do t’julihet vënd atyre që shpallin të Vërtetën – Fjalën e Vërtetë të Zotit – për tafolur. Zërat e tyre do të shpërfillen për pjesën më të madhe. Por kur ata të dëgjohen,do të dënohen se janë të liq.


Koha ka ardhur me të vërtetë që e Vërteta tëpërmbyset dhe të paraqitet se është një gënjeshtër. Fjala tani do tëkonsiderohet nga pjesa më e madhe të jetë një trillim – një gënjeshtër. Megjithatë,Ligjet e Zotit ëshë vështirë të shpërfillen dhe kështu do të jetë kur ata qëdrejtojnë kombët tuaja do t’ju kërkohet të përgjigjen për veprimet e tyre tëliga, do të deklarojnë se Fjala e Zotit është e gabuar dhe e vjetëruar.

Dinakëria e djallit do tëthotë se, për të siguruar që ligësia e tij të pranohet, çdo veprim dhe detyrëmorale do të deklarohet të jetë e panjerëzishme dhe kundër lirisë publike. Por,për ata që janë të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, prapë do të jenë nëgjëndje të dallojnë mes të drejtës dhe të gabuarës. Kurrë më parë, që nga ditëte Noes, bota nuk ka qënë e mbuluar me kaq mashtrim. Kurrë më parë njeriu nuk kamëkatuar si ai bën tani. Dhe, ashtu si në ditët e Noes, vetë-kënaqësia enjeriut ka arritur kufinj të tillë sa ai beson se e ka fuqinë mbi fatin e tij, derikëtu shkon egoizmi i tij.

Mëkati sot, përkrahet mekënaqësi dhe publikohet të jetë një e drejtë publike dhe prandaj pritet nga juqë ta respektoni atë. Nëse ju nuk tregoni respekt ndaj veprimeve mëkatare atëherëdo ta shikoni se do të jeni fajtor të një krimi. Krimi juaj do të jetë se jumbani Fjalën e Zotit dhe për këtë do të bëheni të vuani.

Sa lehtë gënjehet njeriu nga plani global përtë zhdukur çdo formë të fajit për veprimet mëkatare, të cilat janë duke ushkruajtur në ligjet e vëndeve tuaja. Të gjitha këto gjëra janë parathënë dheshumë shpejt as edhe një vepër keqbërëse përfshi vrasjen, vdekjen e vullnetshmedhe abortin nuk do të konsiderohen të jenë të gabuara. Një kohë do të vij kur genocidinë një shkallë të madhe, do të ndjeki futjen e ligjeve të tilla, të cila do tëjenë krijuar për të bërë ligjore vrasjen e atyre që pësojnë paaftësi dhe kushtetë tjera fizike.

Ligjet djallëzore, të mbrojtura në vëndettuaja, do të çojnë në ligje më të mëdha, të cilat do t’ja u heqin juve gjithëfuqinë. Ju i keni dhënë autoritetin atyre që më mohojnë Mua – të cilët i përbuzinLigjet e Zotit – dhe për shkak të kësaj ata do të tregojnë vepra më të liga, qëdo të shkaktojnë vuajtje të paimagjinueshme. Çfarë mund të duken të jenë ligjete vëndit që promovojnë të drejtat publike dhe njerëzore, do të çojnë në njëformë të diktaturës, e cila do ta bëj të qënurit Kristjan të jetë një fyerje.

Mbrojeni Fjalën Time. Flisni Fjalën Time. Mosbini në grackën e mbështetjes së ndonjë fushate globale për të drejtat publike,e cila është krijuar për ta konvertuar botën në një fe të një bote të re. Shërbëtorëte Mi të shenjtë, Unë ju bëj thirrje ta shpallni Fjalën e Zotit dhe t’i mohoniveprat djallëzore, që kanë mbërthyer pothuajse çdo komb që e mohon Fjalën eZotit.

Është shumë e lehtë për të bërë thirrje për përhapjene të drejtave të njeriut por kërkohet një shërbëtori Im trim për t’u ngriturdhe deklaruar se veprat – që janë të neveritshme për Zotin – janë kundër Meje. Sepse,për ta bërë këtë do të tërhiqte kritikë të madhe dhe do t’ju bënte të papëlqyer.

Kujtoni çfarë Unë ju thashë – njeriu që me tëvërtetë më shërben Mua, me ndershmëri, kurrë nuk do të ketë frikë të flasi të Vërtetëndhe ai kurrë nuk do të kërkoj të bëhet i njohur. Qëllimi i tij i vetëm do tëjetë shpëtimi i shpirtrave.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara