e shtunë, 20 dhjetor 2014 16:25
Holy FamilyChristmaslove is answer to hatredfamilyprayer for neighboursGod's LoveBijtë e mi të dashur, Dashuria e Birit timnuk është kurrë më e fuqishme sa është për Krishtlindje.
Në këtë kohë, gjatë festimit të Lindjes sëTij, Ai i vërshon shpirtrat me Dashurinë e Tij. Është në këtë kohë që ju duhetta jetoni Dashurinë që ju është dhënë, natyrshëm, si bijtë e Zotit. Ju duhet taruani Dhuratën e Dashurisë, e cila vjen nga Zoti dhe ta ndani këtë Dhuratë me këdoqë njihni.
Dhurata e Dashurisëintensifikohet për Krishtlindje në shpirtrat e të gjithë fëmijve të Zotit dhe ështënë këtë kohë që ju duhet ta pranoni se dashuria fillon në familje. Biri imlindi në një familje dhe kjo ishte për arsye të mirë. Zoti e shfaqi Veten e Tij– jo si një individ i dërguar në një Mision, me asnjë pranë vetes, por brëndaFamiljes së Shenjtë.
T’i doni familjet tuaja dhe falini keqbërjete kaluara. T’i doni të gjithë, përfshi ata që ju urrejnë. Ju mund ta mposhtniurrejtjen duke treguar dashuri dhe ndërsa kjo mund të jetë e vështirë disa herë,ju do të jeni më të fortë për atë dhe në paqe. Urrejtja është një emocion negativdhe e than shpirtin me një ndjenjë të thellë pakënaqësie. Ajo e gërryen thellësinëe shpirtit deri sa ai vdes. Mos e lejoni urrejtjen t’ju ndaj nga Dhurata eDashurisë, i cili është Hiri më i fuqishëm, sepse ai vjen nga Zoti.
Ta doni njëri tjetrin,ashtu si Zoti e do secilin prej jush këtë Krishtlindje. Lutuni për ata që kanëkryer vepra të liga kundër jush dhe kërkojini Birit tim t’ju çliroj nga barra eurrejtjes.
Dashuria e Zotit në gjithë lavdinë e vet dëshmohetnë familjen që ushqehet në Dashuri. Familje të tilla, mjaft me fat për të ndjerëdashuri për njëri tjetrin, duhet ta përhapin këtë dashuri tek të tjerët që nukkanë dashuri në jetën e tyre. Personi që është rritur në një familje të dashur,dhe që do me një zemër të butë, i prek shpirtrat e të tjerëve. Në këtë mënyrë përhapetDashuria e Zotit – nga brënda gjirit të familjes.
Ishte prej zemrës së njëfamilje të dashur, që Biri im, Jezu Krishti, e filloi Misionin e Tij në tokë përtë shpenguar njeriun nga mëkati. Dhe prandaj, këtë Krishtlindje, unë kërkoj qëju ta doni njëri tjetrin dhe t’i kërkoni Birit tim t’i bekoj të gjitha familjetme hiret për ta dashur më shumë njëri tjetrin.
Dashuria që është e pranishme në një familje mundt’i kapërcej të gjitha pengesat e vëna para saj nga Satanai. Është familja –themeli i Dashurisë së Zotit – që përbuzet nga Satanai. Është familja që ështëshenjestra nga i ligu dhe ai do të bëj gjithçka për ta shkatërruar njësinëfamiljare.
Dashuria dhe bashkësia në një familje ështënjë Dhuratë e madhe nga Qielli dhe ju gjithmonë duhet të përpiqeni për të qëndruartë bashkuar gjatë gjithë kohës.
Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal në anglisht: