Jesus2Me top graphics
I love you. I thank you for the love you show My Son and I bless you.

Hyji Atë: Pa Mua nuk do të kishte asgjë. As univers. As dashuri. As jetë

e diel, 7 dhjetor 2014 16:30

Volume 5God the Father, CreatortemptationGod and his childrenlogichatred of satanpersecutionto unbelieverstactic of satanintelligencepreparition to persecutionfree willGod's LoveGod's KingdomGod's Promise

Bija Ime e dashur, le të mos harroj asnjëprej jush se Kush Unë Jam. Jam Unë, Ati juaj i dashur, Krijuesi i gjithçkaje qëishte në fillim dhe që është në fund. Të gjitha gjërat vijnë nga Unë dhe çdonjeri do të përkulet para Meje nëse ai nuk dëshiron të flaket nga Hierarkia ImeQiellore.

Ju, bijtë e Mi tëdashur, jeni gjithçka që Zemra Ime e dëshiron dhe çdo betejë mbi tokë, që ju dëshmoniështë për shpëtimin e shpirtrave tuaj. Gjithçka që është e keqe është shkaktuarnga Kundërshtari Im, mbreti i gënjeshtrave, joshësi, akuzuesi, armiku Im më i madhsi dhe i fëmijve të Mi. Ai që është kundër Meje është kundër jush. Gjithçka qëmë jep Lavdi Mua, i jep lavdi gjithçkaje që është e Imja. Kjo përfshin BirinTim të vetëm dhe ju, bijtë e Mi të dashur.

Njeriu që i persekuton fëmijët e Mi nuk vjennga Unë. Për çdo vuajtje, dhimbje dhe izolim, që ata prej jush që jeni më tëafert me Mua do t’ju duhet të duroni, dijeni se kjo shkaktohet nga Satanai dhenga hierarkia e ëngjëve të tij të rënë. Dëshira e tyre më e madhe është që t’julargoj nga Unë dhe për shkak të kësaj ju do të vuani.

Për arsyense Unë nuk e marr mbrapsh çfarë Unë e jap, vullnetin tuaj të lirë, do të jetë osetriumfi juaj ose rënia juaj, varet nga cila udhë ju zgjidhni.

Kjo dotë thotë se nëse ju ma ofroni Mua vullnetin tuaj të lirë, për të mirën eshpirtit tuaj dhe shpirtrave të tjerë, ju mund dhe do ta mposhtni armikun tuajmë të madh, djallin. Por nëse ju e lejoni djallin ta infiltroj shpirtin tuaj,ju do t’i prisni të gjitha lidhjet me Mua, sipas vullnetit tuaj të lirë.

Unë nuk mund të ndërhyjme vullnetin tuaj të lirë sepse kjo do të thoshte që Unë do ta kisha thyerPremtimin Tim. Unë nuk mund t’ju detyroj ju të zgjidhni. Unë vetëm mund t’jutregoj udhën, rrugën, drejt shpëtimit të përjetshëm. Pastaj ju duhet tëvendosni se cila është ajo që doni. Të gjitha Dhuratat e Hierarkisë SimeQiellore ju janë dhënë juve falas, nëse vendosni se kjo është jeta që ju dëshironi.Ju lutem, për të mirën tuaj, mos më braktisni Mua për madhështinë dhevezullimet që janë vendosur para jush përmes tundimeve të djajve.

Shumë nga ju jeni tëpasigurtë për Mua apo Kush Unë Jam sepse Satanai, përmes fuqive që ka marrë, juverbon ju ndaj Egzistencës Sime. Ai do t’ju sulmoj haptazi me çdo lloj llogjikenjerëzore dhe intelekt për ta mohuar Hyjninë Time. Unë do të diskutohem haptazime përbuzje por si frikacak dinak që Satanai është, do të thotë se ai kurrë nukdo ta zbuloj veten, sepse kjo do ta dëmtonte qëllimin e tij. Për aq kohë sa junuk besoni në egzistencën e djallit, atëherë nuk ka të ngjarë që ju të besonitek Unë. Por Unë ju paralajmëroj. Besoni çfarë të doni për Mua por mos e mohoniegzistencën e djallit, sepse është përreth jush. Mohojeni të ligun dhe ju do tëmë mohoni Mua, sepse i ligu është e kundërta e gjithçkaje që Unë përfaqësoj. UnëJam Dashuri. Dashuria është e Imja. Ata që duan mund të mos më pranojnë Muapor, pa Mua, nuk do të ketë asgjë. As univers. As dashuri. As jetë.

Mos bëni gabimin të zgjidhni burimin e ligësisëmbi Hyjninë Time. Dita do të agoj së shpejti kur ju ta kuptoni gjithçka që Unëju tregoj. Kur perdja të hiqet nga sytë tuaj ju duhet të vraponi tek Unë. Unë dotë jem duke ju pritur për t’ju përqafuar në Strehën Time dhe që nga ai momentUnë do t’ju fshih lotët, do ta zhduk gjithë vuajtjen dhe do t’ju sjell në Dritëne Mbretërisë Sime përjetësisht.

Unë ju dua fëmijë të dashur. Unë pres me dëshirëpër ditën kur ju të ktheheni në Pushtimin Tim Qiellor.



Ati juaj i dashur

Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara