Jesus2Me top graphics
I love you children. I will be merciful and when you ask Me, through My Son, to soothe your hearts and help you to remain at peace and walk with confidence towards the Gates of My New Paradise, I will answer your call.

Nëna e Shpëtimit: Zoti krijoi një rregull të natyrshëm për njerëzimin

e premte, 5 dhjetor 2014 21:50

Volume 5human creation creation of the universe God the Father, Creatorcreation fo the worldevolutionstormswhy punishments?scienceblasphemychastisement from Godfree willGod's Wrath

Bijtë e mi të dashur, Zoti e krijoi universinnë gjithë përsosmërinë e vet. Pasi kjo vjen nga Zoti, gjithçka ka një rregull tësaktë dhe të natyrshëm sipas Vullnetit të Shenjtë të Zotit.

Ligjet e njeriut dhe ligjet e natyrës u krijuannga Ai I Cili është mbi të gjitha gjërat. Prandaj të gjitha gjërat që duhet tëjenë, duhet të qëndrojnë ashtu si janë. Zoti krijoi një rregull të natyrshëm përnjerëzimin; një vënd për të jetuar; ushqim për të ngrënë dhe Dhuratën evullnetit të lirë. Gjithçka që është e natyrshme vjen nga Zoti. Zoti e krijoi këtërregull me qëllim që njeriu të mund të mbijetonte. Kur njeriu ndërhyn në rregulline natyrshëm të universit – ushqimin që ju hani, ujin që ju pini dhe riprodhimine natyrshëm të rracës njerëzore – atëherë i gjithë ndëshkimi do t’i përkasiZotit.

Sa shumë kanë provuar të ndryshojnë rregulline botës, që u krijua nga Zoti për rracën njerëzore. Ata do të vuajnë për këtë,sepse Zoti do t’i braktisi ata që e kanë shkëmbyer të Vërtetën e Krijimit tëTij me fallcitete. Nëse njeriu vazhdon t’i shërbej interesave të tij vetjake,atëherë Zoti do ta lër atë të degradohet duke e lejuar t’i shkëmbej gjithçka qëështë e natyrshme për gjithçka që është e panatyrshme.

Është për shkak të influencës së Satanait qënjeriu i ka ndryshuar Ligjet e Zotit dhe kjo do të sjelli shkatërrim. Gjithçka,që vjen nga Zoti, nuk konsiderohet të jetë mjaft e mirë dhe njeriu do të përpiqett’i ndryshoj rregullat e natyrës për t’ju përshtatur joshjeve të tij mëkatare. Aido të shkoj deri aty sa të provoj të mohoj Krijimin e universit duke bërëdeklarata të rreme për origjinën e tij. Çdo gjë filloi me Zotin dhe gjithçka dotë përfundoj me Zotin. Të gjitha gjërat e mira do të marrin fund për njeriun qërebelohet kundër Zotit. Kur Ligjet e Krijimit janë manipuluar, një ndëshkim i madhdo të dëshmohet mbi tokë. Ndërsa Zoti është I Duruar, Ai kurrë nuk do ta lejojnjeriun të diktoj se si Ai e drejton Mbretërinë e Tij.

Kur njeriu degradohet nënivele kaq të ulëta dhe nuk e respekton më jetën; trupin e njeriut; vëllezritdhe motrat e tij apo Ligjet e Zotit, stuhi të fuqishme do të dalin, në numër tëmadh, me javë të tëra. Oshëtima e këtyre stuhive do të ndjehet në shumë vënde. Kurju t’i dëshmoni këto, dijeni se Zemërimi i Zotit do të bjerë dhe se njeriu ështëduke u ndëshkuar për blasfemitë e mëdha që ai ka kryer kundër Krijuesit të tij.

Nëna juaj


Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara