Jesus2Me top graphics
I love you all.

Nëna e Shpëtimit: Sa më shumë të luteni, aq më e fortë do të jetë marrëdhënia juaj me Zotin

e hënë, 17 nëntor 2014 19:20

Volume 5personal prayerlove to Godprayer for mercyJesus I trust in youpower of prayerGod's Love

Bijtë e mi tëdashur, për shumicën e njerëzve, lutja nuk është e lehtë. Për ata me besim tëpakët, ajo mund të jetë një detyrë e vështirë dhe shumë nuk e kuptojnë kuptimine lutjes apo përse ajo është e rëndësishme.

Kur ju jeni në njëmarrëdhënie dashurie më një person tjetër, është e rëndësishme të flisni me njëritjetrin. Pa komunikim, marrëdhënia do të hasi pengesa, deri kur gradualishtmarrëdhënia të marri fund. E njëjta gjë është kur komunikoni me Zotin. Ju mundtë mos e shikoni Atë, ta prekni Atë apo ta ndjeni Atë, por kur ju flisni me Atë,Ai do të përgjigjet. I tillë është Misteri I Hyjnisë së Zotit. Me kalimin e kohës,ata që i flasin Zotit, përmes Birit të Tij të dashur, Jezu Krishtit, do tëkrijojnë një lidhje të fortë.

Fëmijë, kur ju e thërrisniBirin tim, me fjalët tuaja, Ai e dëgjon çdo thirrje dëshpërimi dhe çdo kërkesëe bërë drejt Tij. Ndërsa ju vazhdoni të flisni me Birit tim, sipas mënyrëssuaj, pas një farë kohe, ju do ta dini se Ai ju dëgjon. Ata shpirtra që thërrasinpër Mëshirë, si për vetë shpirtrat e tyre apo për shpëtimin e të tjerëve,gjithmonë do të marrin Dhurata të veçanta nga Qielli.

Lutja nuk është e komplikuar. Është aq e thjeshtë sa tëthërrisni dikë që ju e doni. Dhe kur ju e doni një tjetër, ju duhet të jeni tësigurtë se Zoti është i pranishëm sepse Ai është Dashuri.

Kur ju e doni dikë me të vërtetë, ka gjithmonë besim nëzemrën tuaj. Nëse ju e doni Birin tim, ju duhet të keni besim tek Ai. Nëse jubesoni tek Ai, atëherë dijeni se Ai gjithmonë do t’ju presi me dashuri dhe butësi.Ai gëzohet kur ju e thërrisni Atë, sepse Ai do të bëj gjithçka për t’ju sjellëPaqen dhe Qetësinë e Tij.

Ju kurrë nuk duhettë hezitoni të flisni me Birin tim, përmes lutjes. Ai e dëshiron shoqërinë tuajdhe së shpejti ju nuk do të keni asnjë dyshin për sa i përket Egzistencës sëTij. Sa më shumë të luteni, aq më e fortë do të jetë marrëdhënia juaj me Zotin.Ata që janë të bekuar me një dashuri të thellë dhe të qëndrueshme për Birintim, do të kenë paqe të rrënjosur brënda zemrave të tyre sa asnjë vuajtje mbi këtëtokë nuk mund t’i trazoj.

Lutuni çdo ditë.Flisni me Birit tim gjatë punëve tuaja të përditshme. Më thërrisni mua për t’jusjell më pranë Birit tim. Dhe, kur ju dëshironi ta doni Atë më shumë, unë do t’ikërkoj Atij t’ju bekoj. Ta doni Zotin me një marrëdhënie të thellë është njëDhuratë nga Zoti dhe është vetëm përmes lutjes së rregullt që ju do ta fitoniatë.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara