Jesus2Me top graphics
Be strong now. I love you all.

Paganët, të cilët i shmangen të Vërtetës, do të hyjnë në Shtëpinë Time

e shtunë, 15 nëntor 2014 10:22

Volume 5openness of the church buildings to hereticsother religionspaganismOne World Religionoccult ritualsJesus Saviourlove to neighboursmasonryto clergyfalse doctrineApocalypseschismGod's TruthGod's Word

Bija Ime e dashur,le të bëhet e ditur se kushdo që e refuzon Librin e Zbulesës e mohon Fjalën eZotit. E Vërteta përmbahet në të dhe nësedikush heq prej saj, e mohon profecinë e parathënë, apo në një farë mënyreshton në të, do të flaket tutje në shkretëtirë.

E Vërteta

ju çon drejt shpëtimit, dheudha drejt Parajsës së Re ju sjell tek Unë. Është vetëm nëpërmjet Meje, JezuKrishtit, Birit të Njeriut që shpëtimi mund t’i jepet njeriut. Unë Jam Udhadhe Drita. Është vetëm nëpërmjet Meje dhe pranimit tuaj se Kush Unë Jam, që dotë jeni në gjëndje të shikoni Dritën e Zotit. Nuk ka udhë tjetër. Ndiqni çdoudhë tjetër që ju zgjedhni, por asnjëra nuk do t’ju çoj tek Zoti.


Nëse ju jeni përMua ju duhet ta nderoni vëllain dhe motrën tuaj me dashuri, mirësi dhe durim.Ju nuk duhet t’i gjykoni të tjerët për shkak të besimit të tyre fetar. Ju duhett’i doni ata ashtu si Unë i dua ata. Kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i përqafonibesimet e tyre, apo të tregoni nderime për ata, sepse nëse e bëni atëherë ju mëmohoni Mua. Ju nuk mund t’i shërbeni dy zotërive. Ju kurrë nuk duhet të mëfyeni Mua duke treguar besnikëri ndaj zotave të rremë të vendosur para Meje.

Ditën qëju i bëni nderime zotave të rremë nën Çatinë Time do të jetë dita që Unë do tësulmoj Tempullin Tim dhe do të shkatërroj gjithçka brënda tij. Sa i vakët ështëbesimi i disa shërbëtorëve të Mi që përpiqen të krijojnë përshtypje në publikdhe të kërkojnë adhurim. Sa pak respekt tregohet ndaj Meje në Vetë ShtëpinëTime, kur gjithçka që Unë ju dhashë është hedhur mënjanë me indiferencë derikur, gradualisht, asgjë e Imja nuk do të mbetet brënda Kishës Sime.

Ju, ndjekësit e Mitë dashur dhe shërbëtorët e shenjtë që qëndroni besnik ndaj Fjalës, do të keninjë barrë të rëndë. Do t’ju duhet të vuani dhimbjen dhe turpin kur të dëshmonisakrilegjet, herezitë dhe prakikat e kultit. Kur shumë nga këto dhunime tëTrupit Tim të Shenjtë do të fshihen me dinakëri, ata me dijen e vërtetë do tëtronditen, por do të jenë të pafuqishëm, kur të ndodhin këto gjëra. I tillë dotë jetë mashtrimi, që do të kumboj nga çdo e çarë, sa do të duhet një ushtri me2 mijë burra t’i ndaloj këta mashtrues të shkaktojnë dëm.

Këta mashtrues udhëhiqennga ata që nuk vijnë nga Unë. Ata e kanë infiltruar Trupin Tim, përmes mënyravedjallëzore dhe do të jetë dashur një kohë e gjatë para se ata më në fund dheplotësisht e marrin Kishën Time. Së shpejti veprimet e tyre do të shihen përçfarë janë nga ata që janë të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Paganët, të cilët ishmangen të Vërtetës, do të hyjnë në Shtëpinë Time ku do të jenë të mirëpriturme krahë hapur. Juve do t’ju thuhet se duhet të tregoni dashuri për të gjithë fëmijëte Zotit, të heshtni ata që mund t’i kundërshtojnë ata. Fare pak njerëz do të mëmbrojnë Mua, Jezu Krishtin, dhe ata që do të guxojnë t’i kundërshtojnë këtoceremoni blasfemuese, që do të mbahen në të njëjtët altarë të përdorur për tëmbajtur Eukaristinë Time Më Të Shenjtë, do të heshten.

Armiqtë e Mi mundta zënë Shtëpinë Time por jo Kishën Time sepse të gjithë Kristjanët nëpër botëformojnë Kishën Time. Besimtarët, që përbëhen nga ata që do të refuzojnë tamohojnë Fjalën e Zotit dhe ata që kurrë nuk do të pranojnë ndonjë ndërhyrje nëFjalën e Shenjtë të Zotit, do ta mbajnë Kishën Time në tokë. Asgjë nuk do tamposhti atë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara