Jesus2Me top graphics
This is why I reveal to you the Truth of what is to come, so that I can prepare you. It is only because I Love you that I call out to you now.

Hyji Atë: Le të mos jetë asnjë mes jush i paditur për Drejtësinë Time

e mërkurë, 5 nëntor 2014 13:30

Volume 5to those who have sold their souls purificationthe Last Judgementcommitement of your soul to the devilwhy punishments?warning for the clergyacceptance of sinthe Second Comingsin against the Holy Spiritto clergyfalse doctrinechastisement from Godwarning of the HellGod's LoveDivine MercyGod's JusticeGod's WrathGod's Protection

Bija Ime më edashur, më doni Mua dhe dijeni se Unë i dua dhe gëzoj për të gjithë fëmijët eMi. Megjithatë, dijeni gjithashtu se Drejtësia Ime është për t’u patur frikë.Le të mos jetë asnjë mes jush i paditur për Drejtësinë Time, sepse ajo do të lëshohetsi një furtunë e tmerrshme dhe do të përfshij shpirtrat e atyre që e refuzojnëMëshirën Time.

ZemërimiIm është i panjohur për shumë, por dijeni këtë. Nëse një njeri që më njeh Mua,blasfemon kundër Shpirtit të Shenjtë, Unë kurrë nuk do ta fal atë. Asgjë nukmund, apo nuk do ta ndryshoj këtë fakt, sepse një njeri i tillë e ka zgjedhurfatin e vet dhe nuk mund të ketë asnjë zgjidhje. Për atë njeri, që del paraMeje dhe e justifikon marrjen e jetës, ta dij se vetë jeta e tij do të merretnga Unë. Nëse një njeri e shet shpirtin e tij tek Satanai, Unë nuk mund takthej atë, sepse ai bëhet një me të ligun. Kur një njeri, që flet në Emër tëBirit Tim, Jezu Krishtit, i shkatërron shpirtrat e atyre që janë nga Unë, ai dotë flaket tutje nga Unë përjetësisht. T’i trëmbeni tani Zemërimit Tim, sepse Unëdo të ndëshkoj çdo shpirt që nuk i bindet Vullnetit Tim deri në fund.

Ju nuk duhet tëkeni frikë nga Ardhja e Dytë e Birit Tim, sepse kjo është një Dhuratë. Ju nukduhe t’i trëmbeni, as edhe ndonjë vuajtje, që ju duhet të duroni para asajdite, sepse kjo do të jetë jetë-shkurtër. Të keni frikë vetëm për shpirtrat eatyre që Unë nuk mund t’i shpëtoj dhe që nuk do të kenë asnjë dëshirë të shpëtojnëveten e tyre. Ata janë shpirtrat që e dinë se Unë egzistoj por që në të kundërtzgjedhin armikun Tim mbi Mua.

Unë do të ndërhyj nëshumë mënyra për t’i shpëtuar ata që nuk më njohin Mua fare. Unë do t’i zhvesh shpirtrat e atyre që kundërshtojnëçdo Ligj që Unë krijova dhe ata do të durojnë dhimbjen e Ferrit, dhe Purgatoritmbi këtë tokë. Me anë të kësaj, ata do të pastrohen dhe do të jenë mirënjohësndaj Meje që ju tregova atyre këtë Mëshirë tani. Më mirë që ata e durojnë këtëtani sesa të vuajnë përjetësisht të bashkuar me të ligun. Ju kurrë nuk duhet t’ivini në pyetje Mënyrat e Mia, sepse gjithçka që Unë bëj është për të mirën e fëmijvetë Mi, me qëllim që ata të mund të jenë me Mua për një jetë të Lavdisë së Përjetshme.

Ndëshkimi Im, qëduhet të hidhet mbi njeriun, më shkakton Mua dhimbje. Kjo e thyen Zemrën Time,por është e nevojshme. E gjithë kjo dhimbje do të harrohet dhe drita do tashkatërroj errësirën. Errësira nuk do të hedhi më mallkimin e vet të tmerrshëmmbi fëmijët e Mi. Unë ju them këtë sepse jeni duke shkuar drejt një errësire tëtmerrshme përmes mashtrimit të djallit. Nëse Unë nuk ju informoj për pasojat,ju nuk do të keni asnjë të ardhme në Parajsën Time.

Sa shpejt i gjithëkujtimi i Urdhërimeve të Mia është harruar. Sa shpejt njeriu bie nga Hiri kurnuk arrin ta mbaj Fjalën Time.

Ati juaj i dashur

Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara