Jesus2Me top graphics
I love you all. I embrace you, My followers, My precious children, everywhere. How you bring Me daily comfort. How you console Me. Now bring Me more souls.

Uria shpirtërore e lë shpirtin të zbrazët, të mjerueshëm dhe të humbur

e enjte, 16 tetor 2014 19:10

Volume 5sanctifying graceemptinessjoy in Godsatanismpeace in soulhatredfree willto atheistsGod's Love

Bija Ime e dashur,uria për ushqim që e ushqen trupin është një vuajtje e tmerrshme. Por, uriashpirtërore e lë shpirtin të zbrazët, të mjerueshëm dhe të humbur. Kur njëshpirt e largon veten nga Unë, ai do të endet dhe do të kërkoj çdo lloj përmbushje.Ai do të shkoj deri në fund të botës, duke kërkuar qetësinë dhe lehtësiminshpirtëror, por asgjë nuk mund ta mbushi këtë boshllëk, vetëm Unë. Ai mund të gjejlehtësim të përkohshëm në të gjitha ndjekjet materialiste të argëtimit, porkurrë nuk do të gjej paqen që Unë mund të sjell.

Kur Unë e ushqejshpirtin e një personi me Hirin Tim, ata do të mbushen me Dashurinë dhe PraninëTime. Edhe pse Prania Ime, brënda shpirtit, do të sjelli mbi vete helmin eshpirtrave të liq, që do të bëjnë gjithçka të munden për ta shqetësuar atë,shpirti nuk do t’ja dijë. Dashuria Ime është gjithçka që ju duhet për t’u ndjerëtë kënaqur, dhe Paqja Ime, që ju mbush, nuk është nga kjo botë. Ajo vjen meBekime të mëdha dhe shpirtrat, që e ruajnë këtë paqe, kurrë nuk do ta lënë atëtë iki aq lehtë, kur ta kenë përjetuar.

Kur një person shkon deri aty sa të më mohoj Mua, aipo mashtron vetëm veten e tij. Të më mohoni Mua është vetë zgjedhja juaj. Përseatëherë shfaqni urrejtje për Mua, kur ju nuk besoni se Unë egzistoj?

Unë ju bëj thirrje atyre prej jush, që janë të goditurme beteja shpirtërore, ta dëgjojnë Zërin Tim kur Unë ju thërras tani. Nëse ju mëmohoni Mua, atëherë qëndroni të heshtur. Mos më mohoni Mua dhe pastaj më shaniMua, sepse nëse e bëni këtë, ju kundërshtoni veten tuaj. Ju nuk mund ta urrenidiçka, që nuk egziston. Nëse ju ndjeni urrejte të çdo lloji, a nuk e dini sekjo vjen nga një burim, ashtu si vjen dhe dashuria? Dashuria vjen nga Zoti.Urrejtja vjen nga Satanai. Ditën kur ju ta kuptoni se djalli del dhe infekton, ndërsa përdridhet si njëgjarpër, ju do ta shikoni se ai është një qënie reale. Vetëm atëherë ju do tapranoni përfundimisht egzistencën e djallit. Arsyeja që ai, Satanai, është kaqdinak është se ai nuk ka përfitim të shfaqi veten e tij. Potë ndodhte kjo, ju do ta kishit të pamundur të mos besonit në Zot.

Hapini sytë dheshikojeni të ligun për çfarë është. Dijeni se duke më mohuar Mua, i ligu do t’jupërdori për të ndezur urrejtje kundër atyre që më duan Mua.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara