e mërkurë, 8 tetor 2014 20:25
Volume 5to cardinalsto bishopsbetrayal of Jesuspain of the SalvatorCrusade Prayersto priestsbetrayal by the clergyto clergyBija Ime e dashur,sa të ftohta zemrat e njerëzve janë bërë. Sa pak ata duan t’ja dinë për nevojate të tjerëve apo për dhuratën e jetës. Ata i kanë lejuar zemrat e tyre tëprishen sepse nuk e kanë më kapacitetin që dashuria e vërtetë të mbretëroj brëndashpirtrave të tyre. Kur dashuria dobësohet, dhe kur bamirësia për nevojat e njëritjetrit të bëhet e rrallë, atëherë asgjë tjetër veç padrejtësi do të ketë.
Kur dashuria dobësohet, prania e Zotit dobësohet nëjetën tuaj. Për ata që mund të më kenë dashur Mua dikur, dhe që nuk besojnë mëtek Unë, zemrat e tyre do të bëhen të ngurta.
Kur ju i ktheni shpinën dashurisë për njëri tjetrin,ju do të bëheni të shkretë dhe të trazuar. Mungesa juaj e dashurisë do t’ju çojtë pranoni çdo lloj praktike, që është e neveritshme për Mua. Gjithçka që Unëjam, do të shpërfillet nga ju. E gjithë jeta, e dhënë njerëzimit, nga Fuqia eZotit, do të ngacmohet, dhe në shumë raste do të shkatërrohet nga ju. Respektijuaj për Ligjet e Zotit dhe jetën njerëzore nuk do të kenë më kuptim. Interesijuaj ndaj të gjitha gjërave të botës dhe të mirat materiale që ato japin, do t’julënë të pakënaqur.
Kur ju e ngurtësonizemrën tuaj kundrejt Zotit, njerëzimi vuan shumë. Kur fuqia e të ligut e zëvendësondashurinë që bota dikur e kishte për Mua, Jezu Krishtin, dijeni se koha ështëpothuajse afër.
Hiqni dorë ngakokfortësia dhe nga ndjekja e dalldisur e kënaqësive. Mos u përpiqni t’indryshoni Ligjet e Zotit për t’ju përshtatur jetëve tuaja mëkatare. Kërkoni, kërkoni,kërkoni Ndërhyrjen Time me qëllim që Unë t’ju tregoj udhën. Nëse ju nukktheheni drejt udhës së Jetës së Përjetshme, e cila u gdhënd për çdo fëmij tëZotit, atëherë ju kurrë nuk mund të jeni pjesë e Mbretërisë Sime.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: