e mërkurë, 1 tetor 2014 21:15
Volume 5fight against sinsalvation fo sinnersCrucifictionsinprayer for sinnersto clergywarning of the HellJesus' stay on EarthGod's TruthGod's CommandmentsBija Ime e dashur,tradhëtia ndaj Meje, Jezu Krishtit, Biri I Njeriut, është shfrenuar mes atyre qëthonë se më shërbejnë Mua. Madje edhe ata që thonë se janë shërbëtorët e Mibesnikë më kanë braktisur Mua dhe besimi i tyre është veçse një shkëndijë e asajçfarë ishte më parë. Çfarë filloi me një dashuri dhe një dhembshuri për Mua, ështëreduktuar në një grimcë e asaj çfarë ishte më parë dhe kjo është shkaktuar ngashumë gjëra.
Kaq shumë përçmin përKishën Time erdhi për shkak të shpirtrave të rrëzuar brënda saj të cilët ishinçuar në mëkat të rëndë. Shumë shërbëtorë të Mitë të shenjtë të pafajshëm vuajtënpër shkak të mëkateve të të tjerëve, dhe kjo ju solli atyre turp të madh. Mëpas, kur Ligjet e Zotit u hodhën mënjanë dhe nuk përmëndeshin, shumë harruan seUrdhërimet e Zotit duhet të mbahen me çdo kusht. Nëse shërbëtorët e Mi tëshenjtë ndalonin predikimin e të Vërtetës, dhe e hidhnin poshtë rëndësinë e tëfolurit mbi egzistencën e mëkatit, si atëherë fëmijët e Zotit mund të ishin mëtë ditur? Shërbëtorët e Mi të shenjtë e kanë për detyrë morale ta mbajnë Fjalëne Zotit dhe t’i paralajmërojnë fëmijët e Zotit rreth rrezikut të mëkatit. Por këtë,ata kanë vendosur të mos e bëjnë. Shumë kanë frikë të predikojnë të Vërtetënnga frika se persekutohen nga ata të cilët do t’’i fajësojnë për mëkatet e tëtjerëve.
Gjatë kohës Sime në tokë Unë kurrë nuk hezitova tëpredikoj rreth ndëshkimit, që njeriu do të hasi nëse nuk e kërkon faljen eZotit për mëkatet e tij.
Frika e ndëshkimittë Zotit nuk duhet të jetë arsyeja për ta evituar mëkatin por vetëm kështu qëju, mëkatar, mund të shpëtoheni. Mëkati ështëdiçka me të cilën ju duhet të jetoni por ju kurrë nuk duhet ta pranoni atë. Juduhet ta luftoni atë sepse Unë dëshiroj t’i shpëtoj shpirtrat tuaj.
Përsenuk do të dëshiroja Unë t’i shpëtoja shpirtrat tuaj, me çfarëdo kushti? A nukvuajta Unë për ju dhe pësova një vdekje të dhimbshme në Kryq me qëllim që ju tëmund të shpengoheni në Sytë e Zotit? Përse atëherë shërbëtorët e Mi të shenjtënuk predikojnë rreth nevojës absolute për të kërkuar jetën e përjetshme? Nëseju nuk e kërkoni Jetën e Përjetshme, atëherë ju nuk do ta gjeni atë.
Është detyra e tëgjithë atyre që më shërbejnë Mua të ndihmojnë në shpëtimin e njeriut ngamallkimi i përjetshëm.
Ju ose ishërbeni Zotit ose jepeni pas marrëzisë së njerëzve.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: