e enjte, 11 shtator 2014 14:15
Volume 5daily prayerto those who doubt in these Messagesbetrayal of Jesuspersecution of this Missionfight against this MissionJesus I trust in youBija Ime e dashur,shumë vepra të liga kundër njerëzimit, janë gati për t’u lëshuar nga ato sektetë fshehta, për të cilët Unë i paralajmërova ndjekësit e Mi.
Ju duhet të qëndronivigjëlent gjatë gjithë kohës dhe të pyesni gjithçka, që mund të duket epazakontë. Ta kujtoni çfarë Unë ju tregova dhe mbajini sytë të përqëndruar tekUnë gjatë gjithë kohës. Kaloni të paktënnjë orë në ditë në lutje me qëllim që sprova të tilla të mund të pakësohen dhe,në disa raste, të zhduken. Mos kini frikë nga këto ngjarje, sepse ato do të kalojnë shpejt dhe së shpejti Unë do të vij për t’i dhënë fund gjithëvuajtjes.
Ndjekësit e Mi tëdashur, ju lutem t’i kushtoni vëmëndje Paralajmërimeve të Mia. Mos i shpërfillniato. Kur ju jeni të pregatitur për ngjarje të tilla, dhe kur e vendosni gjithëbesimin tuaj në Mëshirën Time, Unë do t’ju sjell ngushëllim dhe do t’ju çlirojnga ankthi juaj. Gjithçka do të jetë mirë por dijeni këtë. Gjatë betejës sëmadhe, ata shpirtra që Unë i bëj thirrje, për të më ndihmuar Mua, do të vuajnë.Secili prej tyre do ta ketë të vështirë të besoj tek Unë, këtë Mision apo ty,bija Ime e dashur. As edhe për një sekondë nuk do të ndaloj mbreti i gënjeshtrave,i ligu, në përpjekjen e tij për ta shkatërruar këtë Misionin Tim. Çdo gënjeshtëre shëmtuar do të përhapet për toi dekurajuar shpirtrat të dëgjojnë Zërin Tim.Shumë do t’i lejojnë dyshimet t’i ndalojnë ata të zbatojnë Udhëzimet e Mia, porasgjë që ata mund të bëjnë, nuk do ta ndaloj Ndërhyrjen e Zotit, Atit të Përjetshëm,për të shpëtuar fëmijët e Tij.
Secili prej jushduhet ta kuptoj, qartë, se jam Unë, Jezusi juaj, Dora Udhëzuese në gjithçka që ështëbërë për të përhapur Fjalën Time dhe për të dhënë Dhuratat, që Qielli i dërgonnë botë, gjatë këtyre kohëve të vështira. Fuqia e njeriut është e fortë kur përdoretpër të përhapur ligësi dhe për të kundërshtuar Fjalën e Zotit. Por fuqia enjeriut, kur Zoti e pajis atë me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, nuk mund të tejkalohet.Mos lejoni që Puna Ime të njolloset; të dëmtohet nga gojëdhënat e liga apothashethemet e turpshme sepse jam Unë, Jezusi juaj, që tradhëtohet jo shpirtratqë Unë kam zgjedhur për të shpallur Fjalën Time të Shenjtë.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: