e shtunë, 25 qershor 2011 1:30
Volume 1emptiness of soultemporary life on earthsoulinforming about the Messagesto those who do not believe in the MessageshumilityConfessionmaterialismabout this MissionGod's LoveGod's Sadnesstoday's worldÇfarë është shpirtijuaj?
Shumënjerëz nuk e dinë se çfarë është shpirti i tyre. Se si ndjehet, apo si tanjohin atë. A është mendja juaj, ndërgjegjja juaj? Përgjigjja është e thjeshtë. Shpirtijuaj jeni ju. Ai është kush ju jeni, ndërgjegjja juaj, besimet tuaja,të kuptuarit tuaj, nëse e përfaqëson të Vërtetën, për çfarë ajo është, apo tëvërtetën për atë që ju doni ta besoni se është. Ai nuk është një pjesë e ndarënga ju, fëmijë të dashur, diçka që i përket një bote tjetër. Ai është ipranishëm brenda çdo qenieje njerëzore.
Përshpirtin tuaj mund të kujdeseni duke ndjekur Mësimet e Mia. Ai mund tëneglizhohet përmes mëkatit, që është shumë i vështirë për t’u shmangur, por qëmund të plotësohet duke u rrëfyer apo duke shprehur pendesë dhe duke filluarpërsëri. Ose ai mund të shkatërrohet. Disa qëllimisht e shkatërrojnë shpirtin etyre duke mëkatuar, për kënaqësitë apo veset e kësaj bote, në dije të plotë përçfarë janë duke bërë. Të tjerët e mohojnë se e kanë një shpirt. Arrogancae tyre i bind se ata i dinë të gjitha. Se jeta fillon dhe mbaron në këtë Tokë.
Dhepastaj janë ata shpirtra të rinj që, edhe pse jo për fajin e tyre, qenë mësuarnga prindërit e tyre në kohë bollëku ku ata nuk kishin nevojë për asgjë nëkuptimin material. Besimi i tyre është i bazuar në fitiminmaterial. Duke u përpjekur për më shumë stimuj, ambiciet e tyrevazhdojnë të rriten derisa, eventualisht, nuk ka më asgjë tjetër për ta që tëmund të përpiqen deri kur vdekja të përballet me ta. Atëherë ata janë tëhumbur. Të habitur. Të hutuar. Me një ndjenjë të thellë, konsumuese tëbrendshme, ata e dinë se diçka është gabim. Shpirti po iu flet atyre, por atanuk dinë se si të përgjigjen. Këta janë ata të cilët ju duhet t’i shpëtoni.
Unëiu bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi ngado që të më ndihmojnë Muat’i shpëtoj të gjithë fëmijët e Mi të gjorë. Unë e di se Jam duke kërkuarpër një vepër të jashtëzakonshme bamirësie nga ana juaj. Kjo është njëpërgjegjësi e madhështore. Por duke iu bindur Vullnetit Tim Më të Shenjtë ju dotë më ndihmoni Mua të shpëtoj shumicën e botës prej mbërthimit të Satanit dheterrorit që ai ushtron.
Shkonipërpara tani, ndjekësit e Mi, të gjithë ju dhe përhapeni Fjalën Time tek njëbotë e munduar, e keq-drejtuar dhe e zhgënjyer. Hiret e Mia do të hidhen mbisecilin prej jush, për edhe një kthim të vetëm në besim – një shpirt që mundt’i shpëtojë tmerrit të Ferrit.
Unëju dua të gjithëve. Unë ju përqafoj, ndjekësit e Mi, fëmijët e Mi të shtrenjtë,kudo. Sa shumë më sillni Mua ngushëllim të përditshëm. Sa shumë më lehtësoniMua. Tani sillmëni Mua më shumë shpirtra.
Shpenguesi juaj Hyjnor
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit, Jezu Krishti