Jesus2Me top graphics
I love you, children.

Ata kurrë nuk do ta mposhtin Kishën Time

e hënë, 1 shtator 2014 20:05

Volume 5gates of Hell will not prevail in the Church before the Second Coming decline of faithcall to be faithfull to Jesuscall to prayerApostlesCrusade Prayerschanges in the rite of the Holy MassChurch - the Body of ChristOne World ReligionChruch will fallto clergyJesus I trust in you

Bija Ime e dashur,Shpirti Im është shumë i pranishëm në Kishën Time në tokë në këtë kohë, ndërsaarmiqtë e Mi ngrihen egërsisht kundër saj. Ata mund ta godasin Trupin Tim që ështëKisha Ime; ata mund të hedhin fyerje mbi Fjalën e Vërtetë të Zotit; ata mund tëtallen me Udhët e Zotit, por ata kurrë nuk do ta mposhtin Kishën Time. Kisha Ime përbëhet nga ata që e shpallinFjalën e Vërtetë të Zotit dhe që japin Sakramentet tek njerëzit e Zotit, ashtusi u përcaktua nga Apostujt e Mi. Vetëm ata që qëndrojnë Besnikë ndaj Mësimevetë Mia, Fjalës Sime, Trupit Tim dhe Sakrificës së Shenjtë të Meshës, ashtu si uudhëzua nga Unë, mund të thonë që janë nga Kisha Ime. Kisha Ime, ashtu si qëndrontani, do të shtypet – ndërtesat e saj do të rrëzohen dhe do të merren, shërbëtorëte Mi të shenjtë do të flaken në rrugë, ku do t’ju duhet të lypin, dhe praktikae Sakrificës së Meshës së Shenjtë do të hiqet. Prapë, Kisha Ime do të qëndroj epalëkundur, edhe pse ajo do të bëhet një pjesë e mbetur shumë e vogël nga ajo qëishte më parë.

Shpirti I Shenjtë iZotit do ta udhëheqi Kishën Time përmes trazirave që do t’i duhet të hasi, dhekështu e Vërteta do të mbijetoj. Çdoarmik i Imi do të përpiqet ta shkatërroj Kishën Time të Vërtetë. Pastaj ata dota zëvendësojnë atë më një të rreme. Ata do të krijojnë shkrime të reja,sakramente të reja, dhe shumë blasfemi të tjera në Emrin Tim të Shenjtë. Por,Kisha Ime që është Trupi Im dhe ndjekësit e Mi të vërtetë do të qëndrojnë në njënë Bashkim të Shenjtë me Mua. Më pas, kur ajo do të duket të jetë shkatërruar,e djegur në themel, thëngjinjtë e Kishës Sime akoma do të vazhdojnë të jenë tëndezura deri në ditën që Unë të vij përsëri. Në atë ditë, kur Kisha Ime, erilindur dhe e ndriçuar në lavdi të madhe, të jetë ngritur dhe kur e mbarë botae deklaron atë të jetë Kisha e vetme e Vërtetë – Jeruzalemi i Ri – çdo njeri imirë do të pij nga kupa e saj. Gjithçka që ishte në fillim do të jetë në fund.E gjithë jeta e krijuar nga Zoti do të rilindi ashtu si ajo ishte kur Parajsa ukrijua për rracën njerëzore.

Shpirti Im është igjallë dhe ai kurrë nuk mund të vdesi sepse Unë Jam Jeta e Përjetshme –dhuruesi i gjithçkaje që njeriut i nevojitet, për të bërë një jetë ku vdekja nukka asnjë vënd. Gjithmonë besoni në Fuqinë e Zotit kur gjithçka që ju shikoni nëbotë mund të duket e padrejtë, mizore, e gabuar dhe, disa herë, e tmerrshme.Fuqia Ime do ta pushtoj botën dhe Dashuria Ime do t’i bashkoj të gjithë ata medashuri në zemrat e tyre. Unë do ta zhduk gjithë ligësinë dhe kur Durimi Im tëketë mbaruar, Unë do t’i zhduk të gjithë armiqtë e Mi. Unë Jam këtu. Unë nukjam larguar. Unë ju udhëheq tani në këtë udhë me gjëmba drejt Mbretërisë Sime tëLavdishme. Kur ajo ditë të vij, kur Unëtë deklaroj Ardhjen Time të Dytë, të gjithë lotët do të fshihen. I gjithë dëshpërimido të ketë një fund të papritur dhe, në vënd të tij do të jetë dashuria, paqjadhe gëzimi që vetëm Unë, Jezu Krishti, mund ta sjell tek ju.

Ngulmoni tëvegjëlit e Mi. Lutuni, lutuni, lutuni që dashuria të mund të mbijetoj në botëdhe që paqja të sillet tek të gjithë ata të pafajshëm të gjorë që vuajnë, tëcilët janë shpërndarë nëpër botë në vëndet e dërrmuara nga lufta. Të gjithëfëmijët e Zotit më përkasin Mua dhe Unë e dua çdo shpirt, çdo komb dhe çdomëkatar. Unë ju sjell Dhuratën e Fushatës së Lutjeve që duke i recituar ato judo të më ndihmoni Mua të shpëtoj sa më shumë shpirtra të mundem.

Shkoni në paqe dhenë dashuri.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara