e hënë, 25 gusht 2014 19:05
Volume 5to solders of the Remnant Army Glory to Godoffering to Jesuslove to GodforgivenessHoly SpiritJesus I trust in youcommitement to Jesusfree willGod's CommandmentsBija Ime e dashur,kur një person thotë se më do Mua, ai do ta bëj gjithçka sipas Vullnetit Tim tëShenjtë. Ai do të vendosi gjithçka në Duart e Mia të Shenjta dhe do të harrojnevojat dhe dëshirat e tij. Pastaj ai do të më thotë Mua “Jezus gjithçka që unë them dhe bëjështë sipas Vullnetit Tënd të Shenjtë – bëj me mua sipas Vullnetit të Zotit.”
Njeriu që jeton nëMua dhe Unë në atë, do t’i dorëzoj të gjitha sipas asaj që i jep Lavdi Zotit.Ai nuk do të ketë asnjë motiv egoist; asnjë dëshirë të fshehtë për të kënaqurveten dhe do të bëj gjithçka të mundet, në këtë jetë, që të jetë në bashkim tëplotë me Mua. Ai do të ma dorëzoj Mua çdo mendim; çdo lëvizje; çdo hap dheveprim me qëllim që Unë të mund të veproj brënda shpirtit të tij. Ai do tëbesoj tek Unë, plotësisht, dhe ai do ta dij se gjithçka që Unë bëj, gjithçka qëUnë e lejoj dhe gjithçka që Unë e kryej, për të pastruar tokën, do të ketë vetëmnjë qëllim dhe ai është për t’i dhënë Lavdi Zotit.
Vetë njeriu nukmund të më japi Mua një dhuratë të tillë po të mos e lejonte Shpirtin Tim tëShenjtë të banonte brënda tij. Vetëm atëherë, mundet ai të ngrihet në përsosmëri,e cila do ta transformoj atë, dhe kështu zemra dhe shpirti i tij do të ndërthurenme Mua. Atëherë Unë, përmes HyjnisëSime, mund të krijoj mbrekulli të mëdha në atë shpirt i cili, pasi ka besuartek Unë plotësisht, prapë do ta ruaj të drejtën e tij të dhënë nga Zoti – atë tëvullnetit të tij të lirë.
Duke më lejuar Mua,Jezu Krishtin, të banoj brënda jush, do të kërkoj sakrificë të madhe nga anajuaj. Ju duhet të hidhni çdo mendim kryeneç, çdo dobësi dhe çdo grimcë të vetë-keqardhjes.Kur ju vini tek Unë, dhe më kërkoni Mua t’ju udhëheq, atëherë çdo vuajtje, ecila ju përkiste më parë, do të hiqet. Asgjë nuk do t’ju shqetësoj. Ju do tëjeni të paaftë të ndjeni urrejtje për të tjerët, përfshi ata që ju shkaktojnë lëndimdhe hidhërim të madh. Ju do të falni lehtë, nuk do të mbani aspak inat në zemrëntuaj, për çfarëdo lloj situate të vështirë në të cilën ju mund të jeni, dhe judo t’i shikoni gjërat ashtu si i shoh Unë.
Për t’upregatitur për jetën në Mua, ju duhet ta kujtoni veten se gjithçka që është emirë vjen nga Zoti.
Njeriu,me intelektin dhe vendosmërinë e tij, kurrë nuk mund të arrij paqen deri në ditënkur ai e ofron veten tek Zoti, në mëndje, trup dhe shpirt. Duke ma ofruar Mua,Jezu Krishtit, dhuratën e besimit të tij të plotë, Unë do të banoj në atëshpirt dhe ai do të bëhet pjesë e gjithë Lavdisë Sime. Unë do t’i lartësojshpirtra të tillë. Çfarë gëzimi do t’i përshkoj zemrat e tyre! Frika e tëpanjohurës, nuk do t’i shqetësoj më ata. Në këtë mënyrë Unë do ta pregatisbotën për Lavdinë Time të Madhe – Mbretërinë Time të Re të Lavdishme, ku egjithë jeta do të jetohet sipas Vullnetit të Zotit, në tokë ashtu si është nëQiell.
Kur Vullneti Im tëgdhëndet brënda shpirtrave të atyre që e jetojnë jetën sipas çdo dëshire Timen,ata kurrë nuk do të përjetojnë urrejtje në zemrat e tyre, të asnjë lloji më. Sepsekjo do të ishte e pamundur. Unë Jam i paaftë ndaj urrejtjes dhe nëse Unë Jam ilejuar të jetoj në shpirtin tuaj, atëherë asgjë nuk mund të mbetet brënda jush,që nuk vjen nga Unë.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: